Vizitor Vizitor
| Titulli: Motra ime e pambuluar. Sat 4 Jul 2009 - 11:16 | |
| Motra ime epambuluar,pse nuk mbulohesh!
Nëse i parashtron këtë pyetje ndonjë femre muslimane... Nëse i parashtron këtë pyetje ndonjë femre muslimane, qëende nuk ka vendos të mbulohet, sigurisht se i ka disa arsye, që i duken se janë të shumta dhe janë të pranueshme, por harron se ato“arsyetime” shpeshherë janë mësime të shejtanit edhe nëse ajo nuk iheton. Andaj në vazhdim do t’i paraqes disa arsyetime ndër më të përmendurat dhe, me ndihmën e Allahut, do të jap përgjigjet adekuate të atyre arsyeve.Arsyetimi i parë:”Ende nuk më është mbushur mendja.”A je e bindur në vërtetësinë e fesë Islame? - Padyshim, e bindur plotësisht.Deklaratën e Dëshmisë, se, s’ka zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut, e konsideron si bindje ndaj Zotit, ndërkaq, deklaratën se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, bindje në besueshmërinë e rrugës së tij lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.Motra ime!Po a je e bindur se mbulesa është kod i veshjes islame përvajzën muslimane në programin hyjnor?Motra ime, ti duhet të nxitosh e të shqyrtosh atë që thotëZoti yt, të Cilin e beson, dhe atë çfarë ka thënë i Dërguari i Allahut, të cilin e pranove, për të qenë prej atyre, për të cilët Allahu i Urtë thotë:”Vërtetë, besimtarët kur thirren të gjykojë mes tyre Allahu dhe i Dërguari i Tij, fjala e tyre padyshim është: dëgjuam dhe u nënshtruam! Këta njëmend janë të shpëtuarit.” (En-Nurë, 51) Motër! Nëse ke pranuar për Zot tëndin, Allahun, e për të Dërguar tëTij, Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, atëherë pse nuk iu bindesh edhe fjalëve të tyre?!!Arsyetimi i dytë:”Jam e bindur se mbulesa është urdhër i Allahut dhe i tëDërguarit të Tij, por nëna ime më pengon, nuk më përkrah, e nuk kam se si t'ia kthej shpinën.”Motra ime!I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:”Nuk respektohet krijesa në gjëra që kundërshtohet Krijuesi.” Respekton prindin? Sa bukur po respekton një ndër urdhrat mëtë rreptë të Zotit tënd, Allahut.A e di moj motër mos harro t'i thuash këtë edhe të ëmës sate, se Allahu e ka ngritur aq lartë pozitën e prindërve, e posaçërisht të nënës, sa që e konsideron dëgjueshmërinë ndaj tyre në një shkallë të afërt me njësimin në adhurim ndaj Tij ”Adhurojeni Allahun, mos i shoqëroni Atij asnjë send dhe jini të mirësjellshëm ndaj prindërve...” (En-Nisa’, 36)O motër! Dëgjueshmëria ndaj prindërve vetëm në një rast nukmund të jetë i pranueshëm e as i arsyeshëm: në mosdëgjueshmëri ndaj Allahut!“Nëse të shtyjnë (prindërit) ty që të më shoqërosh Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti,atëherë mos iu nënshtro atyre dyve...” (Lukman, 15)Por, mos harro motër se, të mos i respektosh prindërit kurkundërshtohet Allahu, nuk do të thotë që të mos jesh e mirësjellshme ndaj tyre! ”... Jeto (qëndro) me ata (prindërit) në këtë jetë si është më së miri...” (Lukman, 15)Motër, si mund të jesh e dëgjueshme ndaj nënës sate ndërsakundërshton Atë që të ka krijuar ty dhe nënën tënde?!!Arsyetimi i tretë:”Mundësitë e mia financiare nuk më mjaftojnë që të vishem membulesë.”Motra ime, vendose dorën në zemër dhe ji e sinqertë, sepseAllahu di në hollësi atë që fshehin zemrat!Nëse je e sinqertë në atë që thua, atëherë mendo pak mëshumë, sepse të jesh e mbuluar do thotë të kursesh prej pasurisë tënde, pasi të duhet vetëm një mbulesë koke dhe një pallto ta vësh në trup, ndërsa kështu si je e pambuluar, të kushton më shumë! Jo vetëm rrobe, por trendi i rrethit "të detyron" t'i ndërrosh bluzat çdo stinë, madje çdo muaj, e "të detyron" të ndërrosh pantallonat e fustanet, madje edhe të vësh stoli e bizhuteri, që të mos "përqeshesh" nga të tjerat.Të themi kështu:Mund të jesh e sinqertë se, të pëlqen të vishesh si vishetrrethi ku gjendesh, por pse lejon që rrethi yt të ushtrojë influencë ndaj teje në diçka që prej asaj (vepre) varet Lumturia e Përhershme?O motër! Të gjitha hijeshitë dhe stolitë e kësaj jete janëtë përkohshme, sado tërheqëse të jenë kurrë nuk mund të krahasohen më bukuritë e jetës tjetër jetës së vërtetë, në të cilën ka çka syri nuk ka parë, veshi nuk ka dëgjuar e as mendja nuk mund të arrijë t'i imagjinojë.Motra ime! Mendo pak, ti je në gjendje t'i përshtatesh rrethit, povallë, pse nuk i lejon vetvetes t'i përshtatet një mënyre jetese, e cila të ruan nga dënimi dhe hidhërimi i Zotit tënd?“... Pyesni dijetarët nëse nuk dini.” (En-Nahl, 43)Mësoje këtë mënyrë jetese, që nëpërmjet saj ta fitoshkënaqësinë dhe shpërblimet e Zotit tënd!Motra ime, kur kërkon zgjidhje me sinqeritet, pa dyshim qëAllahun e ke në ndihmë.“... Kush ka devotshmëri (sinqeritet, respekt) ndaj Allahut,për të bën zgjidhje (hap rrugë) dhe e furnizon atë nga nuk e kujton fare...” (Et-Talak, 2 dhe 3)Për atë motër që dëshiron të jetë "e pranuar" prejshoqërisë dhe rrethit, i themi se, nderi dhe pozita nuk ngritët duke e zbuluar trupin dhe duke i ndërruar ngjyrat e rrobave, por nderi dhe pozita të rëndohet në atë shoqërie rreth duke iu përmbajtur asaj që të ka mësuar Zoti yt dhe i Dërguari i Tij.“Vërtet, tek Allahu më i ndershmi ndër ju është më i devotshmi prej jush.” (El-Huxhuratë, 13)Motra ime në Islam!Për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe Xhenetin e Tij, iavlen të sakrifikosh gjërat më të shtrenjta në sytë e tu! |
|