islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Surja Kehf EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Surja Kehf EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Surja Kehf EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Surja Kehf EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Surja Kehf EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Surja Kehf EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Surja Kehf EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Surja Kehf EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Surja Kehf EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Surja Kehf EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Surja Kehf EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Surja Kehf EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Surja Kehf EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Surja Kehf EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Surja Kehf EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Surja Kehf EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Surja Kehf EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Surja Kehf EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Surja Kehf EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Surja Kehf EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Surja Kehf EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Surja Kehf EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Surja Kehf EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Surja Kehf EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Surja Kehf EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Surja Kehf EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Surja Kehf EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Surja Kehf EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Surja Kehf EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Surja Kehf EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Surja Kehf EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Surja Kehf EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Surja Kehf EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Surja Kehf EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Surja Kehf EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Surja Kehf EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Surja Kehf EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Surja Kehf EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Surja Kehf EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Surja Kehf EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
37 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 37 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Surja Kehf Empty96%Surja Kehf Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Surja Kehf Empty0%Surja Kehf Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Surja Kehf Empty0%Surja Kehf Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Surja Kehf Empty0%Surja Kehf Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Surja Kehf Empty1%Surja Kehf Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Surja Kehf Empty2%Surja Kehf Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Surja Kehf

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Bona
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Bona


Numri i postimeve : 980
Data e regjistrimit : 27/04/2010
Mosha : 36
Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!

Surja Kehf Empty
MesazhTitulli: Surja Kehf   Surja Kehf EmptyFri 28 May 2010 - 11:19

Surja Kehf


Surja Kehf është një ndër suret më të dashura dhe më të lexuara nga muslimanët. Ajo përmban katër histori të ndryshme, atë të banorëve të shpellës, dy pronarëve të dy vreshtave, historinë e Musait a.s me Hidrin dhe atë të Dhul Karnejnit. Pas çdo historie, përmenden disa komente të shkurtra në tre katër ajete.

Banorët e shpellës.

Historia e parë që përmendet në këtë sure, është ajo e banorëve të shpellës. Ata ishin disa të rinj që i përkisnin moshës tetëmbëdhjetë-nëntëmbëdhjetë vjeçare.

"Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre dhe Ne i forcuam në rrugën e drejtë." (Kehf, 13)



Besimi i këtyre të rinjve.

"Ne i forcuam zemrat e tyre, kur u ngritën e thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Ne nuk do t’i lutemi asnjë zoti tjetër, përveç Tij, sepse atëherë do të thoshim një gënjeshtër të madhe." (Kehf, 14)

Sipas dijetarëve muslimanë, ata ishin të rinj të krishterë dhe adhuronin një Zot të vetëm, ndërkohë që shoqëria ku jetonin ishin idhujtarë dhe paganë. Edhe vetë udhëheqësi dhe mbreti i vendit ku jetonin, ishte idhujtar dhe i dhunshëm. Duke qenë se jeta e tyre rrezikohej në atë shoqëri, Zoti i frymëzoi të strehoheshin në një shpellë.

"Kur ju t’i lini ata dhe gjithçka që adhurojnë në vend të Allahut, gjeni strehë në shpellë: Zoti juaj do t’ju mbulojë me mëshirën e Tij dhe do t’ju përgatisë mënyrën nga e cila do të keni dobi”. (Kehf, 16)



Fillimi i një mrekullie

Ky vendim dhe inspirim për t'u fshehur në shpellë, është fillimi i një mrekullie që do të ndodhë më vonë. Numri i tyre nuk dihet, por sipas hamendësive mund të ketë qenë mes pesë dhe tetë të rinj.

Me të hyrë në shpellë, ata i zuri gjumi, një gjumë i thellë, gjë të cilën e përshkruan Zoti dhe në Kuran:

"Ti (o Muhamed) do ta kishe parë Diellin kur lindte, se si anohej nga e djathta e shpellës së tyre dhe, kur perëndonte, ata i linte në anën e majtë, ndërkohë që ata gjendeshin në mesin e saj. Për atë që Ai e lë në humbje, ti, me siguri, nuk do të mund t’i gjesh mbrojtës që ta udhëzojë. Dhe (po të kishe qenë atje), do të mendoje se ata ishin zgjuar, por ata ishin në gjumë. Ne i rrotullonim ata herë në krah të djathtë e herë në të majtë, kurse qeni i tyre rrinte shtrirë me dy këmbët e para në hyrje të shpellës. Sikur t’i kishe parë, ti do të ikje nga ata dhe do të të kaplonte frika." (Kehf, 17-18)

Mbi numrin e tyre ka disa mendime, gjë të cilën e përmend edhe Zoti në Kuran, por pa dhënë një numër të saktë.

Do të thonë: “Ata ishin tre veta e qeni i tyre ishte i katërti”.

"Disa do të thonë: “Ata ishin pesë veta e qeni i tyre ishte i gjashti”, duke hamendësuar për atë që është e fshehtë; kurse të tjerë do të thonë: “Ata ishin shtatë veta e qeni i tyre ishte i teti”. Thuaj (o Muhamed): “Zoti im e di më mirë numrin e tyre. Vetëm pak veta dinë diçka rreth tyre”. Dhe mos polemizo rreth tyre, përveçse në mënyrë të përciptë dhe për ata mos pyet askënd!" (Kehf, 22)

Pasi qëndruan treqind e ca vite, djelmoshat e rinj u zgjuan nga ky gjum i thellë dhe zbuluan se njerëzit tashmë kishin përqafuar besimin e drejtë.



Dy pronarët e vreshtave.

Historia e këtyre dy pronarëve përmendet në suren Kehf. Thotë Zoti i madhëruar në këtë sure:

"Dhe jepu atyre si shembull ndodhinë e dy njerëzve. Njërit prej tyre Ne i kishim dhënë dy kopshte vreshtash, që i kishim rrethuar me hurma, e midis tyre kishim bërë fusha drithi. Të dy kopshtet jepnin frutet e veta, pa u munguar asgjë dhe bëmë që midis tyre të rridhte një lumë." (Kehf, 32-33)

Një pasuri e tillë kaq e madhe, e bëri këtë pronar mendjemadh dhe kryeneç, duke i tejkaluar kufinjtë. Këtë e përmend Zoti në ajetin pasues ku thotë:

"Ai pati prodhim të bollshëm dhe i tha shokut të vet, duke biseduar me të: “Unë kam më shumë pasuri se ti dhe kam rreth më të fortë!” Pastaj hyri në kopshtin e vet dhe, duke qenë i padrejtë me vetveten, tha: “Unë nuk mendoj se kjo do të shkatërrohet ndonjëherë dhe nuk mendoj se do të arrijë ndonjëherë Ora (e Kiametit). Por, edhe nëse do të më kthejnë te Zoti im, sigurisht që do të gjej një vend më të mirë se ky (kopësht)!" (Kehf, 34-36)

Kurse qëndrimi i shokut të tij ishte kritikues dhe këshillues:

"Shoku i tij i tha, duke biseduar me të: “A e mohon ti Atë, i Cili të ka krijuar nga dheu, pastaj nga pika e farës dhe të bëri më në fund njeri të plotë?! Sa për mua, unë besoj se Allahu është Zoti im dhe Zotit tim unë nuk i shoqëroj askënd (në adhurim). Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: “Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut.” Nëse ti sheh se unë kam më pak pasuri dhe pasardhës, dije se Zoti im, mund të më japë diçka më të mirë se kopshti yt, ndërsa në kopshtin tënd mund të dërgojë një shkatërrim nga qielli e të gdhijë rrafsh pa asgjë, ose, të bëjë që uji i tij (kopshtit), të humbasë në thellësi e të mos mund ta gjesh kurrë më”.

(Kehf, 37-41)

Duke parë kryeneçësinë dhe mendjemadhësinë e të parit, Zoti e ndëshkoi duke ia shkatërruar kopështin dhe vreshtin.

"Dhe pasuria e tij (e mohuesit) u shkatërrua, kurse ai i rrihte duart për gjithçka që kishte shpenzuar në të (pronën e vet) – e që tashmë ishte shkretuar nga rrënjët dhe thërriste: “Ah! Sikur të mos i kisha shoqëruar Zotit tim askënd!” Kështu, ai nuk pati kurrfarë rrethi që ta ndihmonte kundër Allahut dhe as që ishte në gjendje të mbronte vetveten." (Kehf, 42-43)



Musai a.s dhe Hidri.

Një nga çifutët e pyeti profetin Musa a.s një ditë:"Kush është njeriu më i ditur mbi tokë?"

Musai a.s i tha:"Unë." Kjo, pasi ai ishte profet dhe i dërguar nga Zoti. E kush tjetër mund të ishte më i ditur se një profet dhe i dërguar nga Zoti?

Megjithatë, Zoti e frymëzoi se është një person tjetër edhe më i ditur se Musai dhe ai quhej Hidr.

Duke dashur të mësojë nga dijet dhe përvoja e tij, Musai a.s u nis bashkë me shërbëtorin e tij të takojë Hidrin. Aq shumë ecën dhe u lodhën, saqë vetë Musai a.s thotë:

"sepse jemi lodhur nga ky udhëtimi ynë”. (Kehf, 62)

Musai a.s do të mësonte nga Hidri si të reagonte dhe si t'a pranonte caktimin e Zotit ashtu si të vinte. Shumë ndodhi nuk mund të shpjegohen dhe komentohen nga mendja e njeriut. Zoti i kishte dhënë aftësi Hidrit, që t'i komentojë dhe shpjegojë edhe ngjarjet më të rënda. Kjo, me qëllim që të mësojë profetin Musa a.s dhe bashkë me të edhe besimtarët e tjerë të mëvonshëm.

Kur u takua me Hidrin dhe i kërkoi t'a shoqërojë me qëllim që të mësojë prej tij, të dy u nisën për udhëtim. Udhëtimin e parë e filluan në det. Me të hypur në anije, Hidri hapi një vrimë në anije, gjë e cila desh shkaktoi mbytjen e saj dhe të ekuipazhit. Hidri i tregoi se nëse nuk do e kishte shpuar këtë anije, mbreti i atij vendi do e kishte konfiskuar, duke i lënë pronarët e saj me gisht në gojë dhe pa mjete për të fituar rizkun.

"Dhe kështu, u nisën. Kur hipën në një anije, ai (Hidri) hapi një vrimë poshtë. (Musai) tha: “Mos vallë, e hape vrimën për t’i mbytur udhëtarët e saj? Me të vërtetë, ke bërë punë të shumë të keqe”. (Kehf, 71)

Kështu, ne nuk e kuptojmë qëllimin e shumë ndodhive të ndryshme. Shpesh herë njeriu mërzitet dhe dëshpërohet për gjëmat dhe fatkeqësitë që i bien. Me historinë e Hidrit dhe Musait a.s, Zoti na tregon që edhe fatkeqësitë janë në dobi të njeriut, pasi shmangin fatkeqësi akoma më të mëdha.

Historia e Musait a.s me Hidrin bëhet më e komplikuar kur ky i fundit vret një fëmijë të vogël, në pamje të parë pa asnjë arsye.

"Dhe që të dy vazhduan të ecin, derisa takuan një djalosh, të cilin ai (Hidri) e vrau. Tha (Musai): “Përse vrave një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd?! Vërtet që ke bërë një punë të tmerrshme”! (Kehf, 74)

Kur Musai a.s sheh Hidrin të ndërtojë një mur në një fshat banorët e të cilit refuzuan t'i ushqejnë, ndërhyri sërish duke i kërkuar sqarime. Hidri pasi e sqaroi për veprimet e mëparshme, i tregoi dhe shkakun pse po e rindërton murin e prishur.

"E, sa i përket murit, ai u takonte dy djelmoshave jetimë në qytet dhe, nën të gjendej një thesar i tyre. Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë, prandaj Zoti yt dëshiroi që ata të arrinin moshën e pjekurisë e ta nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt. Unë këtë nuk e kam bërë sipas gjykimit tim. Ky është shpjegimi i asaj, për të cilën ti s’munde të duroje!" (Kehf, 82)



Dhul Karnejni.

Ai ishte një nga mbretërit dhe perandorët e fuqishëm dhe posedonte njohuri dhe teknologji të lartë. Ai udhëtonte shumë, nga lindja në perëndim, nga jugu në veri. Në çdo udhëtim njihej me popuj dhe raca të ndryshme, të cilët i ftonte në rrugën e Zotit dhe njëkohësisht u ofronte ndihmë për problemet që kishin. Ai i ofroi ndihmën e tij një populli, të cilët jetonin në agresionin dhe sulmet e një-pasnjëshme të Jexhuxh Maxhuxhëve. Ai ndërtoi një mur mbrojtës i cili i ndante Jexhuxh Maxhuxhët dhe nuk i lejonte të sulmojnë dhe të bëjnë shkatërrime në mesin e këtij populli. Ky mur vazhdon akoma i ngritur gjer në ditët tona.



Mirësitë e sures Kehf.

Thotë Profeti a.s:"Kush e lexon suren Kehf ditën e xhuma, Zoti i jep një dritë e cila e ndriçon nga këmbët deri në kupën e qiellit."

Në një hadith tjetër, Profeti a.s thotë:"Kushdo prej jush që e arrin Dexhallin dhe i lexon ajetet e para të sures Kehf, ato do e mbrojnë nga Dexhalli."

"Kush lexon ajetet e fundit të sures Kehf, do jetë i mbrojtur nga Dexhalli."



Lidhjet mes historive.

Vallë a kanë lidhje me njëra-tjetrën këto histori që përmenden në suren Kehf? Çfarë lidhjesh ka kjo sure me Dexhallin? Cila është e përbashkëta me historive, vetë sures Kehf dhe Dexhallit?

E përbashkëta mes këtyre katër historive është se ato përmbajnë katër fitne (sprova) të cilat i hasim në jetën e përditshme.

Sprova e parë është ajo e fesë, ku dikush mund të dalë nga feja, adhurimi i Zotit dhe përkushtimi ndaj Tij. Sprovën e fesë e gjejmë të konkretizuar tek djelmoshat e rinj të cilët u izoluan për qindra vite në shpellë.

Sprova e dytë është ajo e pasurisë, të cilën e gjejmë të konkretizuar tek padroni i vreshtit. Ai u mashtrua nga pasuria që kishte dhe u largua nga rruga e Zotit.

Sprova e tretë është ajo e diturisë. Shumë njerëz mund të përftojnë dije të shumta, por që nuk janë të dobishme, fillon i pëlqen vetja, e largon nga rruga e Zotit etj...

Sprova e katërt dhe e fundit është ajo e pushtetit, të cilën e shohim të mishëruar në historinë e Dhul Karnejnit.

Faktori stimulues i këtyre katër sprovave, përmendet direkt pas dy historive të para. Ai është pikërisht shejtani i mallkuar. Historinë e tij me Ademin a.s, Zoti e përmend shkurtimisht vetëm pasi ka përmendur dy historitë e para.

Pasi Zoti përmend mashtrimin e shejtanit që i bëri Ademit a.s, u drejtohet njerëzve:

"Atëherë, a do t’a merrnit atë dhe pasardhësit e tij për mbrojtës në vendin Tim, edhe pse ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar që është ky për keqbërësit!" (Kehf, 50)

Për këtë, Profeti a.s thotë në hadithin që e përmendëm dhe më lart që kush e lexon këtë sure do të mbrohet nga tundimet dhe provokimet e Dexhallit. Kjo, pasi Dexhalli do i përdorë të katër sprovat dhe fitnet që lartpërmendëm. Ai do u kërkojë njerëzve që t'a adhurojnë dhe t'a besojnë si Zotin e vërtetë. Ai do u thotë njerëzve:"Nëse unë t'a ringjall babanë dhe nënën, a do më besosh?"

Kështu, njerëzit e besojnë si Zotin e vërtetë.

Ai do u ofrojë njerëzve pasuri të shumta, do bëjë të bjerë shiu në disa toka dhe do e ndalojë nga tokat e tjera.

Ai ka njohuri të shumta dhe ka pushtet që përfshin gjithë tokën, përveç Mekes dhe Medines, të cilat mbrohen nga melekët.

Për shkak të tundimit dhe joshjes së madhe të Dexhallit, Profeti a.s thotë:"Që kur Zoti ka krijuar tokën e deri Ditën e Kijametit, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë fitne më të vështirë se ajo e Dexhallit."

Pikërisht për këtë, Profeti a.s na porosit që t'a lexojmë çdo javë ditën e xhuma, suren Kehf. Nëse arrin të shpëtosh nga katër sprovat e lartpërmendura, do të dish t'i ruhesh edhe sprovës së Dexhallit.

Prandaj, boshti i sures Kehf është si të shpëtosh dhe të mbrohesh nga sprovat dhe fitnet.

Pas çdo historie që përmendet në këtë sure, Zoti vjen me tre-katër ajete, të cilat përmbledhin historinë dhe sjellin thelbin e saj. Këto ajete, kryesisht përmendin metodat dhe mjetet për t'u mbrojtur nga provat.

Allahu i madhëruar e ka bërë Kuranin famëlartë faktorin kryesor të ruajtjes nga sprovat e kësaj bote dhe faktorin kryesor të shpëtimit në botën tjetër.



Si të shpëtosh nga sprovat në fe?

Kur u përmend historia e djemve të cilët u izoluan në shpellë për të ruajtur besimin e pastër, në fund të historisë përmenden disa ajete udhëzuese për këtë synim dhe objektiv.

Një faktor kryesor për të ruajtur besimin dhe përkushtimin në rrugën e fesë, është shoqëria e mirë. Thotë Zoti pas historisë së banorëve të shpellës:

"Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete. Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave të veta, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta." (Kehf, 28)

Një faktor tjetër që përmendet për t'u mbrojtur nga sprovat në fe, është edhe përkujtimi i botës tjetër. Thotë Zoti në ajetin e mëpasshëm:

"Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë” Ne kemi përgatitur për mohuesit keqbërës një zjarr, që do t’i rrethojë nga të gjitha anët (si çadra). Nëse do të kërkojnë ndihmë, do t’u jepet një ujë si xehja e shkrirë, që do t’ua përcëllojë fytyrat. Sa pije e tmerrshme

është ajo e sa strehim i keq është ai (zjarri)!" (Kehf, 29)

Nëse kërkon të mos sprovohesh në fenë dhe besimin tënd, shoqërohu me njerëz dhe shokë të mirë dhe kujto sa më shpesh botën dhe jetën tjetër.



Si të ruhesh nga tundimi i pasurisë?

Kjo përmendet direkt pas historisë së pronarit të vreshtës, i cili u ndëshkua ngaqë u dha pas pasurisë dhe harroi Zotin. Që të ruhesh dhe të shpëtosh nga tundimi i pasurisë, ti o vëlla dhe oj motër duhet t'a njihni realitetin e kësaj bote.

"Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli; bimësia në tokë përzihet me të, por pastaj bëhet si bar i thatë të cilin e shpërndan era. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!" (Kehf, 45)

Ajetet pasues flasin mbi momente dhe fragmente nga bota tjetër.

"Dhe Libri (i veprave të tyre) do t’u vihet përpara, e do t’i shohësh gjynahqarët se si do të tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e shënuar atë”. Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë punuar. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt." (Kehf, 49)



Si të ruhemi nga sprova e dijes?

Nëse Zoti të ka dhënë dije, t'i ka lehtësuar rrugët për t'a përftuar atë dhe tashmë ke grada të larta shkencore, ji modest.

Edhe pse ishte profet dhe kishte dije të thella, edhe pse ai fliste direkt me Allahun e madhëruar, Musai a.s tregohej modest përballë Hidrit. Kjo duket qartë në fjalët që i thotë:

"(Musai) tha: “Do të më gjesh të durueshëm, në dashtë Allahu e nuk do të të kundërshtoj për asgjë.” (Kehf, 69)

Kurrë mos u mburr se ke studiuar në filan universitet, se ke filan gradë, se ke bërë kaq studime, se i ke përfunduar studimet me rezultatet më të larta etj...



Si të ruhemi nga sprova e pushtetit?

Menjëherë pasi përmendet historia e Dhul Karnejnit, ajetet pasuese janë:

"Thuaj: “A doni t’ju lajmëroj për ata që, më së shumti, humbasin nga punët e veta, për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bënin vepra të mira?” Këta janë ata, që nuk kanë besuar në shpalljet e Zotit të tyre dhe në takimin me Të. Punët e tyre do të fshihen, andaj Ne nuk do të vëmë kurrfarë peshe për ta (për veprat e tyre), në Ditën e Kiametit." (Kehf, 103-105)

Për gjithçka sa përmendëm, surja Kehf zë një vend të rëndësishëm dhe ka vlera që nuk i ka sure tjetër.



Ajetet e fundit.

Po të shohim me kujdes, do të vërejmë që ajetet e fundit të sures Kehf, flasin mbi ruajtjen nga të gjithë fitnet dhe sprovat e kësaj bote.

"Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” (Kehf, 110)

Nëse kërkon të ruhesh nga të gjithë llojet e sprovave dhe fitneve, vepro punë të mira dhe shoqëroji ato me sinqeritet të plotë.

Dijetarët muslimanë thonë: Kushtet e pranimit të një vepre janë dy: I pari të jetë vepër e mirë dhe i dyti të veprohet me sinqeritet dhe vetëm për hatër të Zotit.



Surja Kehf, sure e energjive.

Përveç sa përmendëm, kushdo që e lexon suren Kehf me vëmendje, do të vërejë se aty gjenden shumë energji dhe lëvizje. Shprehjet dhe fjalitë që flasin mbi një fakt të tillë janë të shumta. Prej tyre po përmendim:

Kur ju t’i lini ata dhe gjithçka që adhurojnë në vend të Allahut, gjeni strehë në shpellë." (Kehf, 16)

"Nuk do të pushoj së ecuri, derisa të arrij në vendin ku takohen dy detet edhe nëse do të më duhet të udhëtoj për shumë kohë.” (Kehf, 60)

"Andaj u kthyen nëpër gjurmët e veta." (Kehf, 64)

"Kur arriti në vendin e perëndimit të Diellit." (Kehf, 86)

"Pastaj ndoqi një rrugë tjetër." (Kehf, 89)

"Kur arriti në vendin e lindjes së Diellit." (Kehf, 90)

"Pastaj mori një rrugë tjetër. Derisa, kur arriti në mes dy malesh." (Kehf, 92-93)

Të gjithë këto ajete që flasin mbi energjinë, lëvizjen dhe punën, sikur përcjellin një mesazh të rëndësishëm: Nëse kërkon të mbrohesh nga fitnet dhe sprovat, puno dhe merru me aktivitet të dobishëm. Fitnet dhe sprovat janë të pafund për një që nuk punon.

Edhe pse Dhul Karnejni e kishte të mundur që murin që do të frenonte Jexhuxh Maxhuxhët t'a ndërtonte vetë, ai u kërkoi edhe banorëve t'a ndihmojnë.

"por më ndihmoni mua me krahë!" (Kehf, 95)

E veçantë tjetër është se këtë sure, Profeti a.s na këshillon t'a lexojmë sidomos ditën e xhuma, ditë e cila është pushim. Kjo, me qëllim që të na kujtojë vlerën e punës dhe aktivitetit të dobishëm.

Një karakteristikë tjetër e kësaj sureje është se si në ajetin e parë të saj ashtu dhe në të fundit, përmendet Kurani.

"Çdo lavd dhe falënderim i përket Allahut, i Cili i shpalli robit të Vet (Muhamedit) një Libër të dëlirë nga çdo shtrembërim." (Kehf, 1)

"Thuaj: “Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, sigurisht që ai do të shterej, para se të soseshin fjalët e Zotit tim, edhe sikur Ne të sillnim si ndihmë edhe një det tjetër si ai.” (Kehf, 109)

Ajo që të ndihmon për t'u mbrojtur nga sprovat dhe fitnet, është edhe zbatimi dhe vënia në jetë e ligjeve dhe udhëzimeve që gjenden në Kuranin famëlartë.

Ftesa në rrugën e Zotit duket qartë në të gjithë suren. Që në fillim, shohim një grup të rinjsh të cilët e ftojnë mbretin pagan të besojë një Zot të vetëm. Më pas shohim dikë që fton shokun dhe kolegun e tij. Në historinë e Musait a.s me Hidrin, shohim mësuesin që mëson dhe edukon nxënësin e tij.

Kurse në historinë e Dhul Karnejnit shohim një udhëheqës luftarak, që mëson dhe këshillon popullin dhe vartësit e tij. Kështu, shohim që surja Kehf, përmban të gjithë shtresat të cilat janë objekti për t'u ftuar në rrugën e Zotit.

Nëse kërkon të mbrohesh nga sprovat dhe fitnet, atëherë ftoji të tjerët në udhën e Zotit.

Kjo sure, përmban edhe shumë çështje që kanë të bëjmë me gajbin, të fshehtën dhe misterin. Kështu, periudha që djelmoshat e rinj qëndruan shpellë është e panjohur saktësisht, numri i tyre i saktë nuk dihet, gjumi i tyre ëshë mister, historia e Jexhuxhëve dhe Maxhuxhëve është mister, Hidri dhe sjelljet e tij ishin gajb për Musanë.

Me përmendjen e gjërave të tilla, sikur Zoti na thotë: Në këtë botë, ndodhin shumë gjëra të cilat ju o njerëz nuk i kuptoni dot. Prandaj mos u mbështetni në forcën dhe dijet tuaja, por mbështetuni në forcën, dijet dhe pushtetin e Allahut të madhëruar.

Nëse kërkon që të mbrohesh nga sprovat, dorëzoja çështjen tënde Zotit dhe mbështetju Atij në gjithçka, sidomos në ato gjëra të cilat nuk i kupton dhe shpjegon dot.



Emri i sures.

Me të dëgjuar emrin shpellë (Kehf), njeriut i vete mendja tek errësira, frika dhe misteri. Megjithatë, Zoti i frymëzonte të rinjtë besimtarë që:

"gjeni strehë në shpellë: Zoti juaj do t’ju mbulojë me mëshirën e Tij dhe do t’ju përgatisë mënyrën nga e cila do të keni dobi”. (Kehf, 16)

Për t'u mbrojtur nga sprovat në fe, duhet të ndërmarrësh hapa të tillë, të cilët në aparencë të duken të frikshëm dhe të rrezikshëm. Në këtë rast, strehimi dhe fshehja në shpellë, simbolizon dorëzimin e plotë ndaj urdhërave të Zotit.

Sado që e ke të vështirë t'i kuptosh si ecin gjërat në këtë botë, dorëzoju plotësisht vullnetit të Zotit.

Djelmoshët e rinj, Zoti i pajisi me dritë dhe siguri, pikërisht nga vendi dhe simboli i errësirës dhe frikës. Prej këtu, e mori kjo sure edhe emrin Kehf.

Në fund, paqja e Zotit qoftë mbi ju!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jetomeislam.albanianforum.net/
 
Surja Kehf
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kater ngjarjet nga surja Kehf
» Zë i butë & i ëmbël nga Dimashqiah | Surja Ja-Sin (77-83) |【HD】
» Mishary Alafasy-Surja Mulk(me titrim shqip)
» Kendim i bukur ne namazin e taravive
» [Tregim islam] Tregim i dobishëm: Surja si mehr

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Kur`ani :: Kur`an-
Kërce tek: