Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: [Temë e Ramazanit] Tre llojet e agjërimit ,të fshehtat e agjërimit dhe kushtet e tij. Wed 9 Jul 2014 - 18:38 | |
| [Only admins are allowed to see this image]Të fshehtat e agjërimit dhe kushtet e tij kryesore “Sa të shumtë janë ata që agjërojnë, por që ende nuk janë duke agjëruar”.
Nga: Said Haua
Mendoni sikur ekzistojnë tre shkallë agjërimi: agjërim i zakonshëm, agjërim i veçantë dhe agjërim tejet i veçantë. 1. Agjërim i zakonshëm, do të thotë largim nga ushqimi, pija dhe marrëdhëniet seksuale. 2. Agjërim i veçantë, do të thotë ruajtja e veshëve, syve, gjuhës, duarve dhe këmbëve si dhe gjithë pjesëve të tjera, larg prej mëkatit. 3. Agjërimi tejet i veçantë, do të thotë agjërim i zemrës prej shqetësimeve të pavlera dhe mendimeve tokësore, në mospërfillje të plotë ndaj çdo gjëje, përveç Allahut më të Lartit. Agjërimi tejet i veçantë shfuqizohet, kur mendohet për interesa të tjerë dhe jo për kënaqjen e Allahut të Lartësuar. [Kjo do të thotë, se kur dikush ka parasysh interesat e dikujt tjetër përveç Allahun të Lartësuar, atëherë ai e humbet shkallën e agjërimit tejet të veçantë, i cili është shkalla më e lartë e agjërimit] Profeti (a.s), pararendësit e drejtë (selefët) dhe njerëzit më afër Allahut të Plotfuqishëm kanë kryer agjërim tejet të veçantë. Agjërimi është një shkallë që kërkon, ushtrim maksimal si dhe përqendrim tek asgjë tjetër përveç Allahut të Gjithëfuqishëm, duke ndjekur, zemrën dhe shpirtin, e cila është ajo çka nënkuptohet në fjalët e Allahut më të Lartit: “Ata (mohuesit) nuk e njohën Allahun sa duhet kur thanë; "Allahu nuk i shpalli gjë asnjë njeriu!" Thuaj: "Kush e zbriti librin, me të cilin erdhi Musai e që ishte dritë e udhërrëfyes për njerëz, e të cilin ju e bëni të shpërndarë në letra, që disa i prezantoni, kurse shumicën e fshihni. Dhe u mësuat çka nuk e dinit ju as prindërit tuaj? Thuaj: (e zbriti) Allahu". Mandej lëri ata që luajnë në atë kotësinë e tyre”. (Kuran 6:91) Për sa i përket agjërimit të veçantë, është ai lloj agjërimi që kryejnë njerëzit e drejtë. Për kryerjen e tij, kërkohen gjashtë hapa.
Së pari: ulja e shikimit dhe mos vështrimi me epsh tek gjinia tjetër, pasi kjo e huton njeriun prej përkujtimit të Allahut më të Lartit. Profeti (a.s). ka thënë: “Një vështrim me epsh tek gjinia tjetër është si një shigjetë me helm prej shigjetës së djallit. Kështu, ai që e shmang atë, duke iu frikësuar Allahut të Plotfuqishëm, Allahu i Lartësuar do t’i sigurojë atij besim të atillë, ëmbëlsinë e të cilës e ndjen në zemrën e tij”.
Së dyti:, ruajtja e gjuhës prej gjepurave, gënjeshtrës, mashtrimit, gjërave të turpshme, etj. Mos shqiptimi i asgjëje të panevojshme, por duke vazhduar vetëm me përmendjen e Allahun të Lartësuar (dhikr) dhe këndim Kurani. Ky është agjërim i gjuhës. Profeti (a.s). ka thënë: “Agjërimi është një mburojë (nga veprat e këqija). Në këtë mënyrë personi që agjëron duhet të shmangi marrëdhëniet seksuale me gruan e tij dhe nuk duhet të sillet në mënyrë idiote dhe të pakujdesshme, edhe nëse dikush e lufton apo abuzon me të, ai duhet t’i thotë atij dy herë, “unë jam agjërueshëm.” Bishr ibn Harith, një prej të parëve të drejtë, e cituar nga Sufjani, po ashtu edhe ky një pararendës i drejtë, duke thënë: “Përgojimi e prish agjërimin”. Po ashtu transmetohet se Muxhahid, dijetar i njohur prej të parëve, ka thënë: “Dy gjëra e prishin agjërimin: përgojimi dhe gënjeshtra”. Së treti:, mbyllja e veshëve, ndaj çdo gjëje të qortueshme, pasi gjithçka që është e qortueshme për tu thënë është po ashtu e qortueshme për ta dëgjuar. Në përshkrimin e hebrenjve të këqinj, Allahu i Madhërishëm e ka barazuar të dëgjuarit e të pavërtetës, si të kërkuar dobi tek e ndaluara. Ai i Lartësuari thotë: “Janë ata që i përgjigjen të pavërtetës dhe hanë shumë haramin (ryshfetin)...” (Kuran 5:42) I Larti gjithashtu thotë: “E pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare)”. (Kuran 5:63) Në këtë mënyrë, ai që dëgjon të folurit e keq është njësoj si ai që e shqipton atë; të dyja veprat janë të qortueshme. Allahu i Lartësuar thotë: “Juve u është shpallur në librin (Kur'anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kurani i Allahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndryshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t'i tubojë tradhtarët dhe jobesimtarët që të gjithë në xhehenem.” (Kuran 4:140) Së katërti:, ruajtja e gjithë gjymtyrëve dhe organeve larg prej asaj që është e qortueshme si dhe shmangien totale të çeljes së agjërimit me ushqim të ndaluar. Ai i cili e çel agjërimin me ushqim të ndaluar është njësoj si të ndërtosh një pallat dhe pastaj ta shkatërrosh të tërë zonën, (ku është ndërtuar pallati). Bërja e gjërave të paligjshme rrënon veprat e mira. Profeti (a.s) ka thënë: “Ka shumë prej agjëruesve të cilët nuk përfitojnë asgjë prej agjërimit, përveç urisë dhe etjes”. Ekzistojnë tre pikëpamje në lidhje me shpjegimin se çfarë i referohet ky hadith. Thuhet se ky hadith i referohet atyre, që e çelin agjërimin me ushqim të ndaluar. Po ashtu thuhet se tregon për ata që largohen prej ushqimit të lejuar gjatë ditës me agjërim, ndërkohë që e shfuqizojnë atë me ngrënien e mishit të shokëve të tyre myslimanë, përmes shpifjeve ndaj tyre. Gjithashtu thuhet se ka lidhje me ata që në përgjithësi nuk i ruajnë organet, prej mëkatit.
Së pesti, shmangie nga mbingopja me çeljen e aiftarit. Allahu i Madhërishmi e urren teprimin në ngrënie, edhe nëse ushqimi është i lejuar. Si mund të përmbushet qëllimi i agjërimit, d.mth. stërvitja e vetes për të mposhtur joshjet dhe dëshirat bazë të mishit, ndërkohë që e çelim agjërimin me ngrënien të tepruar, duke e zëvendësuar gjithë përmbajtjen e ditës? Për më tepër, shumë njerëz janë mësuar të hanë gjatë muajit të Ramazanit, një sasi ushqimi që është e barabartë me atë çka mund të hanë për disa muaj së bashku. Qëllimi i agjërimit është arritja e devocionit përmes stërvitjes së vetes për t’i rezistuar joshjeve dhe dëshirave kryesore. Nëse largohemi nga ngrënia gjatë gjithë ditës dhe me çeljen e iftarit vrapojmë çmendurisht për tek ushqimi, ndikimi i urgjent i dëshirave do të rritet, si rrjedhim shkatërron synimin e agjërimit. Synimi kryesor i agjërimit është dobësimi i ndikimit të dëshirave, të cilat djalli i përdor për të joshur njeriun për të bërë të këqija. Mjetet e drejtpërdrejta që ndihmojnë në arritjen e objektivit të tillë është ngrënia e ushqimit të pakët me çeljen e iftarit, apo e thënë ndryshe të ngrënit e sasisë që jemi mësuar të hamë zakonisht për darkë, kur nuk agjërojmë. Gjithashtu është një prej kërkesave të veçanta të agjërimit, që të mos flihet shumë gjatë ditës kur agjërojmë, kështu që të ndihet uria dhe etja, si dhe të provohet dobësimi i ndikimit të dëshirave. Kur hasim kërkesa të tilla, atëherë do të jemi të pajisur me ndjenja të tilla shpirtërore që e bëjnë të lehtë, ndjen e më tepër të veprave të adhurimit dhe dhikrit gjatë natës. Ndoshta të vepruarit në këtë mënyrë, e mban larg shejtanin dhe Allahu i Plotfuqishmi deklaron pjesën e të padukshmes. Kjo ndodh në natën e Lejletul Kadrit (Natës së Fuqisë), për të cilën Allahu thotë: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit .E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj”! (Kuran, 97:1-3) Një privilegj i tillë mund të arrihet pas kontrollit të mposhtjes së oreksit për ushqim si dhe rezistimit të të gjitha dëshirave bazë, duke i kushtuar vëmendje vetëm asaj që e kënaq Allahun e Madhërishëm. Çelësi për të arritur gjithë këtë është shmangia e ngrënies së tepruar.
Së gjashti:, pas çeljes së iftarit duhet të shqetësohemi, nëse Allahu i Plotfuqishëm na e ka pranuar apo jo agjërimin. Duhet të shqetësohemi nëse Allahu do të na shpërblejë për agjërimin e sinqertë dhe kështu do të na tërheqë më afër Tij, apo do të na e përshkruajë agjërimin si të kotë dhe si rrjedhim largim prej vetes së Tij të Lartësuar. Kështu duhet të jetë rasti i besimtarëve pas kryerjes së ndonjë vepre adhurimi. Transmetohet se një herë Hasan El Basri, një dijetar i njohur i devotshëm, i ra rruga të takonte një grup njerëzish gjatë Ramazanit që po qeshnin dhe po e kalonin kohën me zbavitje. Duke i parë ata në një gjendje të tillë, ai ka thënë: “Allahu i Lartësuari e bëri muajin e Ramazanit një lëmë veprimi për krijesa e Tij në mënyrë që ato të konkurrojnë mes njëri-tjetrit sinqerisht në adhurimin e Zotit të Plotfuqishëm. Një grup duke vepruar kështu do të fitojë kënaqësinë e Allahut, ndërsa shumë të tjerë që i largohen kësaj do të humbasin kënaqësinë e Tij. Në të vërtetë, unë çuditem me ata që e marrin lehtësisht dhe e kënaqin veten në një kohë, në të cilën njerëzit supozohet të jenë ose fitimtarë ose humbësa në vëzhgimin e Allahut të Plotfuqishëm”. Ebu Derda (r.a) ka thënë, se një vepër adhurimi e kryer nga i devotshmi dhe personat e devotshëm është shumë herë më e mirë se një stivë me vepra të kryera nga personat që ekspozohen. Disa dijetarë do t`i përshkruanin njerëzit që nuk përmbushin kërkesat e sinqerta të agjërimit si : “Sa të shumtë janë ata që agjërojnë, por që ende nuk janë duke agjëruar”.
Për ta mbyllur, Profeti (a.s). ka thënë: “Agjërimi (i Ramazanit) është një e vërtetë që u është atribuuar juve, kështu që jini të kujdesshëm ta mbani (dhe kryeni) të vërtetën tuaj”. /AO/
| |
|