Treni i parë nga Spanja që kushtoi miliarda rijal është projekti hekurudhor i Haramain-it që do të arrijnë në Xheddah në muajin dhjetor, sipas kryetarit të Organizatës së Hekurudhave Saudite.
Duke folur për mediat lokale nga Spanja, Muhammed Al-Suvaiket tha se kompania prodhuese spanjolle pothuajse e ka përfunduar Trenin Haramain, i cili do të operojë në mes Mekës dhe Medinës.
Treni i parë përbëhet nga 13 vagonë të udhëtarëve. Ai do të mbërrijë në Portin Islam të Xheddas deri në fund të muajit dhjetor, ka thënë Muhammed Al-Suvaiket.
Ai tha se 3.000 punëtorë janë të punësuar aktualisht në projekt, me sauditët përbëjnë 70 për qind të numrit të përgjithshëm.
Hekurudha 450-km. e gjatë kalon nëpër Xheddah, Aeroportin Ndërkombëtar, Mbreti Abdulaziz dhe Mbretit Abdullah dhe në qytetin Rabigh. Ai do të mbartë më shumë se 20 milionë udhëtarë në vit, duke përfshirë edhe haxhinjët.
Treni do të ketë pesë stacione, me stacionin kryesor në Mekë, me salla të veçanta për mbërritje dhe nisje, një xhami ku mund të falin namazin 600 besimtarë, 10 platforma për trenat, një sallë pritjeje për pasagjerët e rëndësishëm, VIP-a, dhe parkingun për 500 makina.