Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: [Shendetesi] Efektet shëruese të Melisës Sat 7 Feb 2015 - 20:12 | |
| Melisa është një bimë me aromë limoni, është një nga bimët e rralla që njëkohësisht është shëruese, me aromë të këndshme, zbukuruese, përdoret si erëz. Ajo ka shumë veti shëruese për shëndetin tonë. Disa nga vetitë e saj shëruese janë: Melisa ka një ndikim të dukshëm në stres, pagjumësi dhe tensionim, e të gjitha studimet e kanë vërtetuar efektin e saj. Është vërtetuar se kjo bimë shton përqendrimin dhe nxit zgjidhje më të mirë gjatë testeve. Po ashtu konsiderohet si antioksidues, që mbron qelizat e trupit nga dëmtimet si pasojë e oksidimeve, ndihmon edhe kundër sëmundjes së Alzheimer-it. Sipas mjekëve dhe hulumtuesve, kjo bimë shëron edhe çrregullimet në tretje siç janë ngërçet dhe urdhja në gojë. Posedon efekte të forta kundër viruseve, shkurton jetëgjatësinë e sëmundjeve. Gjithashtu melisa është një bimë e cila ndihmon te depresioni dhe stresi, pakëson dhimbjet e kokës, dhuron gjumë të rehatshëm, ndihmon te puna e ngadaltë e gjëndrave, zvogëlon temperaturën e lartë, zbut ngërçet gjatë shtatzënisë dhe ciklit menstrual, ndihmon te urdhja si dhe shton kreativitetin dhe përqendrimin. | |
|