Xherir ibën Abdullahi [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “ kush nuk mëshiron nuk
mëshirohet” (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Muhamedi është i dërguar i
Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër
jobesimtarëve, të mëshirshëm ndërmjet vete” (Feth – 29), poashtu thotë:
“ndaj besimtarëve bëhu i përulur dhe i butë” (Hixhër – 88)
Muslimi me një sened tjetër transmeton se Ekra’ ibwn Jabisi e pa
Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke e puthur Hasenin
[radijallahu anhu] dhe tha: unë kam dhjetë fëmij dhe asnjërin prej tyre
nuk e ka puthur. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu:
“ai që nuk mëshiron nuk mëshirohet” Neveviu thotë: dijetarët kanë thënë
se kjo fjalë e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është e
përgjithshme, përfshinë mëshirën ndaj fëmijëve dhe gjëra tjera.
Hadithi i lartëpërmendur na nxit që të jemi të mëshirshëm ndaj
gjithë krijesave, ndaj besimtarit dhe jobesimtarit, ndaj kafshëve që i
zotëron apo kafshëve që nuk i zotëron. Me mëshirë ndaj kafshëve
nënkuptohet edhe dhënia e ushqimit, pijes, të mos ngarkohen tepër dhe
mosrrahja e tyre.
Muslimani obligohet që të jetë i mëshirshëm ndaj vëllezërve të tij
që ta mëshiron Allahu, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka
thënë: “Allahu i mëshiron prej robërve të Tij ata që janë të
mëshirshëm” (Buhariu), gjithashtu thotë: “mëshirë nuk ka vetëm ai që
është i keq” (Ebu Davudi), mëshira është vyrtyt i shoqërisë islame,
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Muhamedi është i dërguar i Allahut,
e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, të
mëshirshëm ndërmjet vete” (Feth – 29), kurse Pejgamberi [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem] thotë: “shembulli i besimtarëve në mëshirën,
dashurinë dhe ndjenjat e tyre reciproke është sikur shembulli i trupit,
nëse një pjesë e tij ankohet tërë trupi e ndien dhimbjen me pagjumësi
dhe temperaturë.” (Muslimi)
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është shumbulltyra ynë
më e mirë, ai ka qënë i mëshirshëm dhe i butë, Enesi [radijallahu anhu]
thotë: “nuk kam parë ndonjë më të mëshirshëm ndaj fëmijëve se
Pejgamberi a.s.” (Muslimi), kjo mëshirë nuk ka qenë e veçantë vetem
ndaj fëmijëve porse i ka përfshirë edhe të rriturit ashtu siç e ka
përshkruar Zoti i tij “ është i ndijshëm dhe i mërshirshëm për
besimtarët” (Teube – 128)
Në një fjalë është thënë: prej shenjave të fisnikërisë është mëshira kurse ashpërsia është shënjë e poshtërsisë.