Ebu Bekri r.a
Ai ishte nga sahabët e zgjedhur nga Profeti s.a.v.s për hixhretin (emigrimin në Medine).Ishte gjithashtu halifeja i parë.Vajza e tij Aisheja r.anha ishte bashkëshortja e Profetit s.a.v.s.
Umer ibn El-Hattabi r.a
Ai ishte kalifi i dytë.Gjatë udhëheqjes së tij Iraku,Siria,Palestina dhe Egjipti u bënë pjesë e halifatit islam.
Uthman ibn Affan r.a
Qe kalifi i tretë.Ai ishte konsideruar si më modesti i sahabëve saqë edhe engjëjt do të turpëroheshin përreth tij.
Ali ibn Ebi Talib r.a
Ai ishte kalifi i katërt i drejtë.U rrit në shtëpinë e Profetit s.a.v.s dhe e pranoi Islamin në moshën 10 vjeçare.
Zejd ibn Harithe r.a
Ai zgjodhi të jetonte me Profetin s.a.v.s mbi babain e tij.Ai qe dërguar si komandant në shumë ekspedita të Profetit s.a.v.s.
Hatixhe bint Huvejlid r.anha
Ajo qe bashkëshortja e parë e Profetit s.a.v.s dhe besimtarja e parë.
Fatime bint Asad r.a
Ajo ishte bashkëshortja e Ebu Talibit dhe e rriti Profetin s.a.v.s pasi gjyshi i tij vdiq.
Safijjeh bint Abdulmuttalib r.anha
Ajo ishte halla e Profetit s.a.v.s dhe e ëma e Zubejr ibn el-Avvam.Ajo e rriti atë si një burrë trim që kurrë nuk ju nënshtrua asnjë krijese të Allahut.
Ebu Ubejde ibn el-Xherrah r.a
Ai ishte i njohur si më të besueshmit e këtij ymmeti dhe qe zgjedhur për t'ju prirë ushtrive islame nga Umer Ibn Hattab r.a.
Ebu Dherr el-Giffari r.a
Ai ishte prej Mekës por shkoi ne Mekë ne kërkim të Profetit s.a.v.s duke u bërë kështu ndër muslimanët e parë.
Zubejr Ibn el-Avvam r.a
Ai ishte personi i parë që e përdori shpatën e tij në mbrojtje të islamit.
Bilal Ibn Rebeah r.a
Ai ishte një skllav afrikan që qe liruar nga Ebu Bekri r.a dhe u bë muezini i parë.
Talha bin Ubejdullah r.a
Qe njohur si shehidi i gjallë për shkak të numrit të plagëve që pati marrë në betejën e Uhudit.
Sad Ibn Ebi Vekas r.a
Ai qe njohur si person që i pranohej duaja(lutja) nga Allahu xh.sh.
Fatime bint el-Hattab r.anha
Ajo ishte motra e Umer ibn Hattabit r.a që e kishte pranuar islamin përpara tij.
Sumejje bint Hajjat r.anha
Ajo qe dëshmorja e parë e Islamit.U vra nga Ebu Xhehli.
Jasir ibn Amir r.a
Ai ishte bashkëshorti i Sumejjes.Ai qe dëshmori(shehidi) i parë mashkull qe dha jetën për Islamin.Edhe ky gjithashtu qe vrarë nga Ebu Xhehli.
Ammar ibn Jasir r.a
Besimi depërtoi në zemrën e tij teksa dëgjoi një pjesë të Kur'anit dhe filloi t'ju flasë prindërve të tij rreth Islamit.
Mus'ab Ibn Umejr r.a
Profeti s.a.v.s e zgjodhi Mus'abin si "ambasador" të tij në Medine të mësonte një grup besimtarësh të cilët kishin ardhur të pranonin Islamin dhe të përgatiteshin në Medine për Hixhretin e Madh.
Ebu Hudhejfeh ibn Utbeh r.a
Ai ishte nga të konvertuarit e parë në Islam që ra shehid në betejën e Jemames.
Hamza ibn Mutal-lib r.a
Ai ishte xhaxhai i Profetit s.a.v.s. Ra shehid në betejën e Uhudit. Qe i njohur si "Luani i Allahut".
Sad ibni Muadh r.a
Arshi u trondit me vdekjen e Sad ibn Muadhit r.a sepse Allahu qe i kënaqur prej tij.
Abdullah ibn Revaha r.a
Ai ishte poeti i cili mbrojti Islamin nëpërmjet fjalëve të tij.Ra shehid në betejën e Mutasë.
Ummu Sulejm r.anha
Ajo e donte aq shumë Profetin s.a.v.s saqë i dhuroi djalin e saj 10 vjeçar,Enesin që ti shërbente atij (s.a.v.s).
Enes ibn Malik r.a
Djali i Ummu Sulejm r.anha,ai i shërbeu Profetit s.a.v.s për 10 vite dhe kurrë nuk hasi në ndonjë fjalë të keqe[qortim] prej tij (s.a.v.s).
El-Berra ibn Malik r.a
Djali tjetër i Ummu Sulejmit r.anha,ai ishte një luftëtar trim përgjegjës për fitoren e Betejës së Jemames.
Abdullah Ibn Selam r.a
Ai ishte një rabin çifut i cili pranoi Islamin.
Selman el-Farisi r.a
Ai ishte një persian i cili udhëtoi në kërkim të së vërtetës.Udhëtimi i tij e solli atë në Medine dhe në Islam.
Ebu Derda r.a
Qe i njohur për aketizmin e tij ndaj kësaj bote dhe dashurinë ndaj namazit të natës.
Ebu Duxhane r.a
Ishte një luftëtar trim të cilit i qe dhënë shpata e Profetit s.a.v.s.
Halid Ibn Velid r.a
Qe i njohur si "Shpata e Allahut" dhe i pamposhtur në beteja.
Amër ibn el-As r.a
Ai ishte nje diplomat i gojës (elokuent) dhe ishte përgjegjës për çlirimin e Egjiptit.
Ebu Sufjan r.a
Ai luftoi kundër Islamit në pjesën më të madhe të jetës së tij.Gjithësesi ai përfundimisht pranoi islamin,dhe prej stërnipave të tij u krijua dinastia e parë islame.
Abdullah ibn Umer r.a
Qe i njohur për famën e tij në transmetimin e haditheve,dhe nga juristët e hershëm të islamit.
Vahshi r.a
Ai ishte skllav i lirë i cili qe përgjegjës për vrasjen e Hamzait r.a,përpara se të bëhej musliman.Gjithësesi, ai gjithashtu vrau edhe profetin e rremë Musejlemenë pasi kishte pranuar islamin.
Uthman ibn Talha r.a
Ai ishte përgjegjës i mbajtjes së çelsave të Qabesë,përgjegjësi e cila ka mbetur te pasardhësit e tij deri sot.
Ikrimah Ibn ebi Hakem r.a
Ai ishte djali i Ebu Xhehlit dhe ra shehid në Betejën e Jermukut.
Safuan Ibn Umejje r.a
Ishte djali i Umejjeh ibn Halef i cili u bë i njohur për torturat ndaj skllavit të tij Bilalit r.a për Islamin e tij.Safuan hyri në islam pas Betejës së Hunejnit.
Suheil ibn Amir r.a
Ai ishte një orator energjik,dhe fillimisht një armik i palëkundur i Islamit.Ai shfaqi një pendesë të madhe duke e pranuar Islamin më vonë,duke e mbrojtur atë në xhihad.
Ebu Hurejre r.a
Ai e pranoi islamin 3 vjet para se Profeti s.a.v.s të ndërronte jetë,por pavarësisht kësaj ka transmetuar më shumë hadithe se sahabët e tjerë.
Muavije Ibn Ebi Sufjan r.a
Ai është mbreti i parë mysliman,dhe themelues i dinastisë Umejade.
Abbas ibn AbdulMutalib r.a
Ai ishte xhaxhai i Profetit s.a.v.s i cili mori përsipër që fisi i ensarëve do ta mbronin Profetin s.a.v.s në Medine,përpara se ai (Abbasi) të bëhej musliman.
Aishe bint Ebi Bekër r.anha
Ajo ishte bashkëshortja më e dashur e Profetit s.a.v.s.Ajo ka transmetuar më shumë hadithe se çdo femër tjetër dhe ishte një dijetare e madhe e Islamit.
Seude bint Zem'ah r.anha
Ajo ishte gruaja e dytë me të cilën Profeti s.a.v.s u martua dhe që e ndihmoi në rritjen e vajzave të tij.
Hafsa bint Umer r.anha
Ajo ishte e bija e Umer ibn el-Hattabit r.a dhe një memorizuese e Kur'anit.
Zejneb bint Xhahsh r.anha
Ajo ishte kushërira e Profetit s.a.v.s dhe u martua me të për shkak të zbritjes së Sures El-Ahzab. Ishte e njohur për bujarinë e saj.
Safijeh bint Hujej r.anha
Ishte e bija e një prijësi çifut dhe një prej pasardhësve të Profetit Harun a.s.
Xhuvejrijjeh bint el-Harith r.a
Qe e njohur per shpenzimin më të madh të kohës së saj me namaz dhe dhikër .
Ummu Habibe bint Ebi Sufjan r.anha
Ajo ishte një prej atyre të cilët emigruan ne Abisini dhe më vonë në Medine.Ishte një ndër bashkëshortet e Profetit s.a.v.s.
Ummu Seleme r.anha
Kur burri i saj vdiq për shkak të plagëve të marra në betejën e Uhudit ajo u pikëllua së tepëmi.Profeti s.a.v.s u martua me të.Ajo ishte e njohur për urtësinë dhe diturinë e saj. Ka transmetuar shumë hadithe të rëndësishme.
Fatime bint Muhammed r.anha
Ajo u kujdes për babanë e saj si një nënë. Ajo do të jetë prijëse e grave në xhennet.
Zejneb r.anha
Ajo ishte vajza e madhe e Profetit s.a.v.s dhe ndërroi jetë gjatë jetës së tij.
Rukijje r.anha
Ajo qe martuar me Uthman bin Affanin r.a dhe ndërroi jetë afërsisht në të njëjtën kohë me Betejën e Bedrit.
Ummu Kulthum r.anha
U martua me Uthman ibn Affanin r.a ,pasi motra e saj ndërroi jetë.
Hasan ibn Ali r.a
Ai ishte nipi më i dashur i Profetit s.a.v.s. Qe përgjegjës për përfundimin e luftës së parë civile dhe unifikimin e ymmetit.
Husejn ibn Ali r.a
Gjithashtu ishte ndër nipërit e dashur te Profetit s.av.s U bë i njohur me kurajon e tij duke i qëndruar deri në fund asaj që besonte. Ra shehid ne Kerbela.
Abdullah ibn Abbas r.a
Ai ishte kushëriri i Profetit s.a.v.s. Kishte një dije të madhe rreth tefsirit(komentimit) të Kur'anit.
Xhaferr ibn Ebi Talib r.a
Ishte kushëriri i Profetit s.a.v.s dhe përfaqësoi emigrantët myslimanë në Abisini në gjyqin e mbretit të Abisinisë.
Usame Ibn Zejd r.a
Ishte i biri i Zejd ibn Harithe dhe Profeti s.a.v.s e caktoi atë si prijës të ushtrisë ndërkohë që ai ishte shumë i ri.
Zejd ibn el-Hattab r.a
Ai ishte vëllai i madh i Umer ibn Hattabit r.a, e pranoi islamin përpara tij dhe ra shehid në betejën e Jemames.
Abdurrahman ibn Auf r.a
Ai ishte ndër muslimanët më të pasur dhe tepër bujar.
Habbab ibn el-Eret r.a
Ai ishte nga muslimanët e parë që i rezistoi torturave më të tmerrshme për hir të Islamit.
Seid ibn Zejd r.a
Ai ishte një ndër ata të cilët ju premtua xhenneti nga Profeti s.a.v.s. Ishte bashkëshort i Fatime bint El-Hattab.
Sun 3 May 2020 - 8:03 nga Admin