Vizitor Vizitor
| Titulli: Vlera e sahabëve Wed 28 Apr 2010 - 0:25 | |
| “Sahab” quhet ai njeri që është takuar me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe i ka besuar atij. Sahabët, apo shokët e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, janë njerëzit më të mirë pas Pejgamberëve, ata janë nxënësit e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe mësuesit e mbarë muslimanëve. Pej...gamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na ka urdhëruar që t’i pasojmë ata nëse duam të jemi të udhëzuar drejtë dhe të mbrohemi nga devijimi. Prandaj, do t’i themi disa fjalë në lidhje me shokët e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e me këtë inshallah do t’i arrijmë dy gjëra: 1. Njoftimi për së afërmi më këta njerëz dhe me vlerën e tyre, si dhe sqarimi i pozitës së tyre tek muslimanët, sepse ata janë selefi (paraardhësit) tanë. 2. Kundërshtimi i sekteve të humbura dhe të devijuara të cilat i shajnë sahabët e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, siç janë shijat, të cilët i mallkojnë dy sahabët më të mëdhenj Ebu Bekrin dhe Omerin, radijallahu anhu. Për ta Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “All-llahu e mallkoftë atë që mallkon sahabët e mi.” [hasen, Taberaniu]. Dijetarët kanë thënë: “Ata që i shajnë shokët e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ata në të vërtetë e shajnë Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, sepse njeriu rrin me atë që është i ngjashëm me të.” Siç është fjala e popullit: “Më trego me kënd rrin të të tregoj çfar njeriu je.”
Në shumë ajete Kuranore dhe në shumë hadithe të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, lavdërohen sahabët.
All-llahu thotë se është i kënaqur me ta, kurse Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë se ata janë gjenerata më e mirë dhe i mallkon ata që i mallkojnë shokët e tij. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.” [Teube: 100]. Poashtu në një ajet tjetër All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në ), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.” [Fet’h: 29]. Dijetari i njohur Abdul-muhsin el-Abbad, hafidhehull-llah, thotë: “Ajeti i lartpërmendur flet për të drejtat e sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Aty u tha që me anë të tyre u shtohet mllefi (jobesimtarëve), e ky është paralajmërim shumë i rreptë dhe kërcënim shumë i ashpër ndaj atij që është i pakënaqur prej shokëve të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, apo që ka urrejtje për ta në zemrën e tij qoftë edhe një grimcë.” Ndërsa në surën Hashr, All-llahu i Madhërishëm thotë: “(Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit. Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar. Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!” [Hashr: 8-10]. Dijetari Abdulmuhsin el-Abbad thotë: “Në tre ajetet e lartpërmendura nga surja el-Hashr shikojmë qartë se ajeti i parë flet për muhaxhirët kurse i dyti për ensarët, e i treti për ata të cilët i pasuan ata më pas, duke kërkuar falje për ta dhe duke kërkuar nga Allahu që të mos vendos në zemrat e tyre as edhe grimcën më të vogël të urrejtjes kundrejt tyre. Pas këtyre tre palëve që përmendëm, nuk ekziston veçse dezertim dhe shthurje dhe rënie në litarët e shejtanit të mallkuar.” Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, e më pas ata që vijojnë dhe më pas ata që vijojnë". [Buhariu dhe Muslimi]. Pra, gjenerata më e mirë është ajo e sahabëve, pastaj ajo e tabiinëve, pastaj ajo e tabi-tabiinëve. Ibën Abbasi, radijallahu anhu, ka thënë: “Mos i fyeni shokët e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, sepse ndenja e tyre një pjesë kohe me të është më e mirë se puna juaj dyzet vjet.” Kurse në transmetimin e Uekiut ka ardhur: “ثshtë më e mirë se puna e ndonjërit prej jush gjatë gjithë jetës.”
Seid ibën Zejd, radijallahu anhu, një nga dhjetë personat e përgëzuar me Xhennet ka thënë: “Pasha Allahun, një qëndrim i njërit prej tyre me të dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në të cilin i pluhrosej fytyra është më e mirë se puna e ndonjërit prej jush edhe nëse mbijeton sa mosha e Nuhut, alejhis-selam”
Poashtu Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na ka treguar se rruga e shpëtimit është pasimi i sahabëve.
Transmetohet nga Ebu Nexhih, Irbad ibëni Sarije, radijallahu anhu, i cili thotë: I Dërguari i All-llahut na e mbajti një këshillë të prekshme prej së cilës u dridhën zemrat dhe lotuan sytë. Thamë: O i Dërguar i All-llahut sikur të ishte kjo këshillë lamtumirëse, andaj na lë porosi? Tha: “Ju porosis t'i druani All-llahut, ta dëgjoni dhe t'i nënshroheni edhe nëse përpiqet t'u mashtrojë njeri. Ai që prej jush do të jetojë (më gjatë) do të shohë kundërshtime të shumta. Andaj ju përmbajuni sunnetit tim dhe sunnetit të hulefai rashidinëve të cilët u udhëzojnë ngase janë të udhëzuar. Shtrëngone atë (sunnetin) me dhëmballat tuaja e (mos e lëshoni). Ruanu nga shpikja e gjërave (në fe) ngase çdo shpikje është lajthitje.” [Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, hasen sahih]. Poashtu në një hadith tjetër na tregoi se në rrugën e drejtë janë ata që do të jenë në atë që ka qenë ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe sahabët e tij.
Sahabët të gjithë janë të ndershëm dhe të drejtë Hatib Bagdadiu në librin e tij “el Kifaje” thotë: “اdo hadith që e ka zinxhirin e tij të lidhur nga transmetuesi deri te Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nuk është obligim puna me të, derisa të dihet se personat që e transmetojnë janë që të gjithë të drejtë e të ndershëm. Gjithashtu duhen parë biografitë e tyre, përveç sahabit i cili e adreson hadithin tek i dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, sepse drejtësia dhe nderi i tij janë të padiskutueshme, e Allahu këto cilësi i ka përmendur në Kur’anin e Tij fisnik.”
Sahabët nuk janë të gjithë të një grade
Sahabët më të mirë janë Hulefai Rashidinët edhe atë sipas renditjes, më i mirë është Ebu Bekri pastaj Omeri pastaj Othmani pastaj Aliu, radijAll-llahu anhum. Pastaj vijnë të tjerët nga dhjetë të përgëzuarit me Xhennet, pastaj vijnë luftëtarët e Bedrit, pastaj ata që e kanë bërë marrëveshjen Bej'atur-Ridvan. Ata që luftuan dhe u përpoqën para se të çlirohet Mekka janë më të mirë se ata që luftuan dhe u përpoqën pas çlirimit të saj.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Nuk është i barabartë ai prej jush që sakrifikoi para çlirimit dhe luftoi, këta janë në pozita më të larta se ata që sakrifikuan dhe luftuan më pas.” [Hadid: 10]. Abdullah Ibën Omeri, radijallahu anhu, thotë: “I thonim të Dërguarit të All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kur ishte gjallë: “Më i miri i këtij populli pas të Dërguarit të All-llahut është Ebu Bekri, pastaj Omeri, pastaj Othmani dhe pastaj Aliu. Kur i Dërguari i All-llahut dëgjonte për këtë nuk e mohonte.” [Transmeton Buhariu me tekst të ngjashëm pa e përmend Aliun, radijallahu anhu, poashtu edhe Ebu Davudi]. Ky është një argument i qartë për rënditjen e sahabëve sipas gradës. Në një transmetim të saktë Aliu, radijallahu anhu, ka thënë: “Më i miri prej këtij ummeti pas të Dërguarit të All-llahut është Ebu Bekri, pastaj Omeri dhe po të doja do t’iu përmendja të tretin.” [Imam Ahmedi].
“Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!” |
|