Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: •...Përgjigja më interesante e sahabëve në pyetjen e Pejgamberit s.a.v.s. ?...!...• Sat 23 Apr 2011 - 14:28 | |
| Përgjigja më interesante e sahabëve në pyetjen e Pejgamberit s.a.v.s.
A dini se cila ishte përgjigja më interesante e sahabëve në pyetjen e Pejgamberit s.a.v.s., që për kuriozitet dhe nxitje ua parashtroi atyre. Një herë Pejgamberi s.a.v.s. kishte parashtruar një pyetje para sahabëve (shokëve të tij) e që ishte: Cila gjë është më e das...hur tek ju?
Ebu Bekri r.a. tha: Gjëja më e dashur te unë është shikimi im në ty , ndeja me ty, dhe shpërndarja e pasurisë për ty!
Omer r.a. tha: Më së shumti e dua të vërtetën, fjalën e vërtetë dhe largimin prej veprave e ndaluara!
Othmani r.a. tha: Unë më së shumti kam dëshirë të shpërndajë ushqim, ta përhap selamin – paqen, dhe faljen e namazit të natës kur të tjerët flenë!
Aliu r.a. tha: Më së shumti dua që ta respektoj mysafirin, agjërimin e Ramazanit gjatë verës, dhe luftën ndaj idhujtarëve me shpatë!
E përgjigjja më e çuditshme ishte ajo e Ebu Dherrit kur tha: E dua urinë, sëmundjen dhe vdekjen!
Pejgamberi a.s. tha. O Ebu Dherr, njerëzit nuk i duan këto gjëra që ti po i përmend, e ç’të shtyu ty ti duash ato?
Ebu Dherri tha: E dua urinë, sepse kur uritem zbutet zemra ime, e dua sëmundjen sepse kur sëmurem pakësohen mëkatet e mia dhe e dua vdekjen, sepse pasi të vdes do ta takoj Zotin tim. | |
|