Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Prishtina me disa xhami prej borës | |
Bora e këtyre ditëve shkaktoi vështirësi në komunkacion dhe qarkullimin e qytetarëve në qytet dhe në zonat me të thella malore. Po ashtu problem i ngohjes u aktualizua sërish. Mirëpo në një situatë të tillë kryeqyteti doli me dicka interesante.
Bora e shumtë qe shkak i një nisme qytetare jo të rëndomtë për qytetarët e Prishtinës. Nga dita e premte deri në ditën e diele, ad-hok u lajmërua një nismë rinore mes të rinjve të Prishtinës në rrjetin social facebook për ndërtimin e xhamive nga bora dhe për zgjedhjen e xhamisë më të mirë.
Ky lloj konkursi rezultoi disa xhami të tilla të ndërtuara nga bora në Prishtinë dhe rrethinë, me c’rast nga 8 xhami të ndërtuara u zgjodhën 3 xhamitë më të mira, të vlerësuara për nuancat artistike që bartnin ato. Përzgjedhja në fjalë është bërë nga artistë dhe dizajnerë që angazhoi “këshilli organizativ” i kësaj nisme.
Xhamive të vlerësuara për tri vendet e para iu ndanë edhe shpërblime nga ana e nismëtarëve të këtij konkursi, dhe atë shpërblimi i parë i takoi Grupit ne Bregun e Diellit në vlerë prej 100 Euro, shpërblimi i dytë Grupit ne lagjen Fusha e Pajtimit në vlerë prej 50 Euro, dhe i treti Xhamise ne Barileve me nga nje pice per te gjithe anetaret e grupit nga piceria City.
Vlerësuesit cmuan lart kreativitetin dhe botën artistike që refletkojnë këto punime dhe, sic tha njëri nga ta, Bashkim Mehani, ishe e vështirë të bësh dallimin mes tyre e të përzgjedhësh më të mirën, ngase të gjitha ishin për t’u vlerësuar lart.
S’do mend se kjo nismë mund të bart edhe mesazhin që është përfolur sa e sa herë në kryeqytet për ndërtimin e një xhamie më të madhe për të mundësuar dhe lehtësuar kryerjen e ritualeve fetare nga qytetërt e besimit islam, ndonëse kjo nuk u theksua nga nismëtarët.
Vlen të përmendet se ishte për t’u vlerësuar edhe kureshtja e qytetarëve për të parë nga afër këtë ndrëtim të xhamive në miniaturë, duke bërë edhe foto në afërsi të tyre ./mesazhi/ | |
|