Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju!
U takuam me Shejhun në një hotel të Mekës së nderuar. Patëm shkuar ta bënim Umren. Filluam të bisedonim për shumë të krishterë që kohëve të fundit janë duke e pranuar Islamin. Çdo njeri prej nesh fliste atë që e dinte apo kishte lexuar prej ngjarjeve të tilla.
Ajo qe vlen për t’u përmendur në këtë kontest është se ky shejh na tregoi një tregim shumë interesant. Ishte takuar me një imam të Tarablus-it në Libi dhe e kishte njoftuar për tregimin ne vijim:
Isha duke u përgatitur për ta falur namazin e sabahut kur jam mu afrua një njeri dhe me tha: Dua të bëhem musliman!
I thashë :Ti..Po kush je ti,nga je ti,si,çfarë,kur…
Dua ta pranoj Islamin,a mund të më ndihmosh-ia ktheu njeriu.
I thashë: Në rregull. Thuaji dy shehadetet Eshhedu En La Ilahe Il-La Allah Ve Eshhedu Enne Muhammedun Resulullah ( Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj dhe deklaroj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut), pastaj ia mësova formën e pastrimit dhe i thashë : Shko pastrohu! Pasi qe te pastrohesh dhe te marrësh abdes,eja qe te falesh me ne. I thashë: Unë do te pres!
U fal namazi. U kthye imami por nuk e pa njeriun dot. Pasi u bën gati për të shkuar imami shikonte ta gjente njeriun kur ja në të dalë një djalosh e lajmëroi se një njeri i zi kishte rënë i vdekur në vendin e marrjes së abdesit. Kur shkoi imami pa se vërtetë ai ishte dhe kishte mbetur në vend i vdekur.
O Zoti ynë! Sa vdekje e mire… O Zoti ynë! Sa vdekje e mire…
Ky njeri i zi ishte i krishterë dhe punonte afër xhamisë. Ky tregim është i vërtetë dhe ka ndodhur ne vitin 1974. Xhenazen e tij e kishin përcjellë shumë vëllezër muslimanë.