Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Xhami prej bore në Shkup, atraksion për vizitorët | |
- Cito :
- Derisa për disa ka krijuar vështirësi të mëdha, për disa të tjerë reshjet e dendura të borës janë shndërruar në argëtim.
Derisa për disa ka krijuar vështirësi të mëdha, për disa të tjerë reshjet e dendura të borës janë shndërruar në argëtim. Dhjetëra banorë të lagjes Seravë të Shkupit ndërtuan xhami nga bora duke bërë që të tërheqin një numër të madhe të vizitorëve.
Ridvan Hirda ishte njëri nga nismëtarët i cili me borë filloi ndërtimin e këtij objekti të improvizuar fetar. Ai tha se xhamia prej borës nuk është identike por e ngjashme me xhaminë Burmali që dikur qëndronte në sheshin e qytetit. “Këtë xhami e kemi ndërtuar prej orës 20 të shtunën deri në mëngjes, ashtu që jam arritëm qëllimit tonë final dhe kemi pas dje mbi katër-pesë mijë vizitorë që kanë ardhur janë fotografu. Projekt final nuk kemi pas, por kemi pas prej mendje diçka, por i përngjan pak Burmali Xhamisë, vetëm ajo ka pas një minare mos gabofsha, kjo i ka dy, po ishalla do zoti sa ma shpejtë e bëjmë edhe atje ku e ka vendin Burmali”, u shpreh Ridvan Hirda, organizator.
Ridvan Hirda tha se shumë vizitorë kishin shprehur dëshirën e tyre të dhurojnë të holla për zbukurimin e xhamisë së improvizuar. Por, sipas tij organizatorët kanë vendosur që të gjitha mjetet e grumbulluar të shkojnë për të sëmurin Xhevat Avdullahu nga Shkupi, gjendja e të cilit të shtunën u transmetua në Alsat.
“Neve na lindi ideja që këto të holla që janë tubuar diku për katër-pesë orë ti dedikojmë te familja e Xhevat Avdullahut që ju e dhatë më herët në emisionin e juaj, sadopak një ndihmë e vogël për vëllezërit tanë mysliman. Kjo filloi si atrakcion, d.m.th. përfundimi I saj është si lloj humaniteti…do të fillojmë të grumbullojmë ende të holla derisa të ekziston kjo xhami dhe e lus popullatën tonë që kush sa mundet për at familje të kontribuojë”, tha Ridvan Hirda, organizator.
Organizatorët thonë xhamia e improvizuar prej borës është e para e këtij lloji që është ndërtuar në Shkup ose Maqedoni. Ata urojnë që edhe viteve tjera të ndërtojnë xhami të këtilla, ndoshta edhe më të mëdha. /Alsat-M/ | |
|
Thu 16 Feb 2012 - 10:22 nga musamuhamed