Panairi ndërkombëtar i librit Prishtina 2011 do të organizohet për gjashtë ditë me radh në sallën e kuqe mbi pallatin e rinisë dhe do të ofroj një shumëllojshmëri të botimeve vendore, rajonale dhe botërore. Ky panair u inicua nga Unioni i Botuesëve të Kosovës (UBK).
Panairi ndërkombëtar i librit Prishtina 2011, është një aktivitet që në vete ngërthen mundësi të shumta të promovimit të librit dhe dijes në Kosovë. Për dallim prej organizimit të panaireve të librit ndër vitet e kaluara dhe rezultateve të treguara, që nuk kanë qenë të munguara, këtë vit organizimi i panairit do të jap mundësin e prezentimit një spektri të gjërë të industrisë së publikimeve, dhe po ashtu do të përfshij një sërë befasish.
Në këtë panair do të mundësohet një hapësirë e veçantë për vendosje të një stende që do të jetë më shërbim direkt nga botuesit pjesëmarrës të panairit që në mënyrë vullnetare të dhurojnë libra për biblotekat nga Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.
Konfirmimi i pjesëmarrjes nga i gjithë spektri botues nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Gjermania, Anglia si dhe pranimi pozitiv i ftesës (me mundësi pjesëmarrjeje) nga botuesit e Kroacisë, Greqisë, dhe Austrisë ofron vlera të veçanta dhe krenari për botuesin dhe shkrimtarin Kosovarë që do të ketë mundësin e zgjerimit të bashkpunimeve të ndryshme në fusha të ndryshme. Kjo ngjarje do të gjeneroj edhe më shumë shitje për sektorin e turizmit në Kosovë duke marrë parasyshë promovimin e drejtëpërdrejtë që i bëhet Kosoves.