Shoqata e Botuesve Shqiptarë është themeluar në vitin 2000 dhe grumbullon numrin më të madh të botuesve shqiptarë në Republikën e Maqedonisë. Në mesin e aktiviteteve të ndryshme që ka realizuar deri tani SHBSH, organizimi i panaireve të librit dhe pjesëmarrja në panaire rajonale dhe ndërkombëtare ka qenë prioritet i saj. Në këtë drejtim, për këto gati 11 (njëmbëdhjetë) vjet të veprimit të vet, SHBSH ka zhvilluar 19 (nëntëmbëdhjetë) panaire të librit në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë këtu edhe Gostivarin.
Në drejtim të vazhdimit të kësaj tradite pozitive, Shoqata e Botuesve Shqiptarë planifikon që edhe sivjet të organizojë panairin e librit shqip “Gostivari 2011”. Ky do të jetë panairi i tretë me radhë që SHBSH realizon në qytetin e Gostivarit, ndërsa pritjet tona janë që aty të marrin pjesë më shumë botues nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
]Me respekt!
Muhamed Murtezi, kryetar i SHBSH-së
Afet Beadini, drejtor i panairit të librit “Gostivari 2011”
kliko per te shikuar reklamen e panairit.
https://www.facebook.com/video/video.php?v=1778094862062
https://www.facebook.com/video/video.php?v=1778094862062
kliko per ti shikuar botimet thesari
https://www.facebook.com/video/video.php?v=1775371913990&comments