Sigurisht që nuk mund të ketë një thënie më të rëndësishme dhe më të madhe se se sa: “LA ILAHE IL-LALL-LLAH – Nuk ka asnjë hyjni të denjë për t’u adhuruar përveç All-llahut. Kjo është thënia e deklarimit të besimit në teuhidin (njëshmërinë) e All-llahut, i cili është vija ndarëse ndërmjet imanit (besimit) dhe kufrit (mosbesimit). Ky ishte mesazhi i të gjithë të profetëve të mëparshëm.
All-llahu Vetë e thekson rëndësinë e kësaj thënie në Kur’an duke thënë:
“Atëherë, dije se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut …” (Muhammed 19)
“Ai është All-llahu, nuk ka Zot pos Tij …”
"All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, edhe engjëjt e dijetarët"
(Ali Imran 18)
“Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç tij …” (Hashr 22-23)
Kjo thënie është obligim për një mosbesimtar që të bëhet musliman, dhe kështu që nga momenti që një person e shqipton me besim të plotë, pasuria dhe jeta e tij janë të garantuara në këtë botë. Ajo bëhet obligim për çdo person i cili dëshiron t'a kuptojë fenë islame, t’ia kuptojë meritat, kuptimin, principet, kushtet dhe vëndin që zë kjo fe në jetë.
Përmendja e All-llahut (dhikri) është një nga urdhërat më të rëndësishëm të All-llahut. Këtë urdhër Ai e ka dhënë me anë të shumë ajeteve të Kur’anit, veçanërisht pas obligimeve të tjera shumë të rëndëshishme fetare:
“Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit). E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit, përmendeni All-llahun në vend të shenjtë (Muzdelife), përmendeni Atë, ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur.” (El Bekare 198)
“E kur t'i kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë.” (El Bekare 200)
“Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.”
Rruga më e mirë për të përmendur All-llahun, na përshkruhet e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ku ai thotë: “ … Deklarata më e mire që më është dhënë mua dhe profetërve të tjerë para meje ishte: “ Nuk ka zot të denjë për t’u adhuruar përveç All-llahut, Ai është I Vetëm dhe nuk ka partner. Atij i përket pronësia (e gjithçkaje) dhe Atij i përkasin të gjitha lutjet dhe Ai ka fuqi absolute mbi të gjitha gjërat.”
Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Forma më e mire për të përkujtuar All-llahun është të thuash LA ILAHE IL-LALL-LLAH.”
Të gjitha pikat e mësipërme ndriçuan rëndësinë e shehadetit të cilën do të përpiqemi t’a shpjegojmë më në detaj, në mënyrë që të qartësohet më shumë kuptimi I saj.
Vendi që zë fjala LA ILAHE IL-LALL-LLAH në jetën e muslimanit.
Kjo fjalë përmendet çdo ditë nga ai në:
a. gjatë thirrjes së ezanit.
b. në fillim të namazit.
c. gjatë teshehudit.
d. gjatë kohëve të dhikrit, para e pas namazit, natën vonë dhe herët në mëngjez.
e. Me këtë thënie All-llahu dërgoi të gjithë të dërguarit e Tij.
f. Njerëzit do të pyeten për të dhe për obligimet e saj.
g. Përmendet kur shpatat e muslimanëve lëshohen për në xhihad.
h. Pyetje e parë në varr do të jetë rreth kësaj thënie.
i. Është çelësi për në xhennet.
j. Ajo është për çfarë muslimanët janë urdhëruar të ftojnë, siç thuhet në hadithin e Muadhit radiAll-llahu anhu ku I Dërguari I All-llahut I ka thënë: “Ti do të kesh të bësh me popuj që u është dërguar libri (të krishterë e çifutë) dhe gjëja e pare për t’I thirrur ato është deklarimi LA ILAHE IL-LALL-LLAH …” trs Buhari.
Vlera e shehadetit.
Nga Ebu Said el Khudri transmetohet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Musa alejhi selam tha: O Zot më mëso mua diçka me të cilën unë të të kujtoj Ty dhe me të cilën të të lutem. Ai (All-llahu) tha: Thuaj LA ILAHE IL-LALL-LLAH o Musa. Musa alejhi selam tha: Të gjithë shërbëtorët e Tu e thonë këtë. All-llahu tha: Sikur shtatë qiejt dhe gjithçka ka brënda dhe shtatë tokat të vendosen në njërën anë të peshores dhe LA ILAHE IL-LALL-LLAH në anën tjetër, LA ILAHE IL-LALL-LLAH do të peshonte më rëndë.” Trs Ibn Hibbani dhe Hakimi
I Dërguari I All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dhikri më i mirë është LA ILAHE IL-LALL-LLAH.”
Gjithashtu ka thënë: “Një person nga ummeti im do thirret pët t’u gjykuar në prezencën e të gjitha krijesave Ditën e Gjykimit. Nëntëdhjetë e nëntë kujtime të veprave të tija do të shpalosen, secila e shtirirë aq larg sa ç’mund të kapë rrezja e shikimit pastaj ai do të pyetet: “A e mohon ndonjë prej prej këtyre veprave?” dhe ai do të përgjigjet: “Jo o Zoti im.” Ai do të pyetet: “A ke ndonjë justifikim apo ndonjë vepër të mire?” Njeriu do të thotë: jo. Atij do t’i thuhet : “Po ti ke vepra të mira, jo në sasi të mëdha. Pastaj atij do t’i tregohet një cope letër ku do të jetë e shkruar LA ILAHE IL-LALL-LLAH MUAHAMMED RESULALL-LLAH. Ai do të thotë: “O All-llah! Çfarë letrash dhe kujtimesh janë këto?” Do t’i thuhet atij: “Asnjë padrejtësi nuk do t’ju bëhet.” Nëntëdhjetë e nëntë kujtimet do të vendosen në njërën anë të peshores dhe letra në anën tjetër. Letra pastaj do të peshojë më shumë se kujtimet (veprat e këqija).” Trs Tirmidhiu dhe Hakimi.
Vlerat të shehadetit, janë përmbledhur nga Ibn Rexhebi si mëposhtë:
- - Të thuash atë para vdekjes do të pasojë pranimin në xhennet.
- - Është vendstrehim nga zjarri i xhehenemit.
- - Është shkaku për një musliman që të falet (mëshirohet).
- - Është vepra më e mire e veprave të mira.
- - Fshin gjynahet.
- - Kapërcen të gjitha pengesat në mënyrë që të pranohet nga All-llahu, të PlotFuqishmit.
- - Është një një thënie, thënësi i së cilës do të pranohet nga All-llahu
- - Është thënia më e mirë që na kanë lënë ndonjë here profetët.
- - Është celebrimi më i mire i lutjeve të lutësit.
- - Është vepra më e mire dhe ajo shumëfishohet në shmë vepra të mira.
- - Është mbrojtje prej shejtanit.
- - Është mbrojtje nga errësira e varrit.
- - Tetë dyert e xhennetit do të jenë të lejuara për thënësine saj
- - Njerëzit të cilët e thonë atë, sigurisht që do të dalin nga zjarri I xhehenemit edhe n.q.s kanë rënë në të për shkak të kryerjes jo të plotë të obligimeve.