O
robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atyre që i kam
ushqyer Unë. Pra, kërkoni t'ju ushqej dhe Unë do t'ju ushqej!
O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atyre që Unë i kam veshur. Pra, kërkoni veshjen Time dhe Unë do t'ju vesh!
O robërit e Mi! Ju bëni mëkate natë e ditë e Unë i shlyej të gjitha mëkatet. Pr...a, kërkoni nga Unë falje dhe Unë do t'ju fal!
O
robërit e Mi! Ju nuk jeni në gjendje të më dëmtoni edhe sikur të
mundoheni (shumë) për ta bërë një gjë të tillë, por as nuk mundeni të
më bëni mirë edhe nëse përpiqeni (shumë) për një gjë të tillë!
O
robërit e Mi! Sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe
(të parët dhe të fundit) prej xhinëve të mundohen të jenë të devotshëm
si ai që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte
sundimin Tim!
O robërit e Mi! Sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj
e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinëve të mundohen të
jenë të prishur si ai që ka zemrën më të prishur, kjo nuk do ta
mungonte (pakësonte) sundimin Tim!
O robërit e Mi! Sikur të parët
tuaj dhe të fundit tuaj e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej
xhinëve të ngriheni në një vend dhe të më luteni, Unë do t'i përgjigjem
lutjes të çdonjërit prej jush e kjo nuk do ta pakësojë atë që kam Unë,
as aq (ujë) sa mund të marrë gjilpëra prej detit!
O robërit e Mi!
Këto janë veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të
llogaritura e për to Unë do t'ju shpërblej. Pra, ai që gjen mirë, le ta
falënderojë Allahun, ndërsa ai që gjen keq, le të mos fajësojë askënd
pos vetvetes!