Nëse njeriu mendon mbi jetën e vetë mbi Tokë, do të vërej se ai është zotërues, i cili i ka mbizotëruar të gjitha krijesat tjera.
Do të zbuloj se ai nuk ka krijuar asgjë nga këto krijesa me të cilat udhëheq ashtu siç dëshiron. Përkundrazi, me të menduarit e vetë, do të zbuloj se mundësitë e tij me të cilit shërbehet, nuk janë veprat të krijimit të tij.
Kështu , syri me të cilin shikon, dora me të cilën punon, shputat me të cilat lëviz, veshi me të cilin dëgjon, arsyeja me të cilën mendon, organet e ndryshme të cilat kujdesen për jetën e tij edhe ai vetë, të gjitha këto nuk janë vepra të punës së tij. Njeriu nuk e posedon vetën e tij, madje as çfarëdo krijese tjetër me të cilën shërbehet dhe të cilën ai e ka nënshtruar. Si mund atëherë njeriu të udhëheq me diç që as që e posedon?!
Në këtë pyetje nuk do të gjejmë përgjigje tjetër përveç asaj që All-llahu xh.sh., është Krijuesi i njeriut dhe këtyre krijesave, i Cili e ka zgjedhur njeriun që ta kryej funksionin e hilafetit, ia ka nënshtruar krijesat dhe ia ka dhënë aftësitë me të cilat mund të udhëheq me të tjerët.
Urtësia e vendosjes së hilafetit
Urtësia e vendosjes së hilafetit është në atë që Halifeja të mund të bëjë atë që dëshiron aty ku ai sundon. Kështu urtësia e ekzistimit të njeriut në Tokë dhe urtësia e të vendosurit të tij për halife, shprehet në atë që njeriu e bën atë që e dëshiron.
Krijuesi i tij është Allahu, i Cili e krijoi dhe e vendoi për hafife në Tokë. Nënshtrimi i njeriut ndaj Zotit të vet shfaqet dhe demonstrohet përmes adhurimeve dhe mbajtjes së rendit nëpër Tokë.
All-llahu xh.sh., ka thënë :
"Unë nuk i krijova xhinnët dhe njerzit për të tjerët pos që të më adhurojnë. Un nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të ushqejnë ata. All-llahu është furnizuesi i madh , Ai Fuqiploti." (Edh-dhariat 56-58)
Provimi i nënshtrimit
Nëse urtësia e krijimit të njeriut është ibadeti ndaj All-llahut , atëherë kjo jetë nuk është asgjë tjetër, pos provim i nënshtrimit ndaj All-llahut (xh.sh) .
Urtësia e All-llahut kërkon që dynjaja të jetë shtëpia e provimeve të nënshtrimit, ndërsa Ahireti, shtëpia e shpërblimit, që vdekja të jetë shpërngulja nga shtëpia e veprimit , në shtëpinë e shërbimit.
Allahu xh.sh ka thënë :
"I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tëri sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send. Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën , për t'u sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi mëkatfalësi” (El-mulk :1-2)
“Gjithçka që është në toke, ne e bëmë stoli të saj, për ti provuar ata, se cili prej tyre do të jetë me vepër mirë. Ne kemi për të bërë gjithçka që është mbi të dhe pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim)” (El-Kehf;8)
“A mendoj njerëzit të thonë: Ne kemi besuar e të mos vihen në sprovë?Ne i sprovuam ata që ishin para tyre,ashtu që All-llahu xh.sh gjithqysh do ti dalloj ta që e than të vërtetën do ti dalloj edhe gënjeshtarët” (El-Ankebut 2-3)
Dituria e All-llahut xh.sh., është dituri mbi ngjarjet. All-llahu xh.sh di çdo gjë dhe Ai dëshiron që të japim llogari për veprat të cilat i kemi bërë dhe dëshmitarë të të cilave janë të dëgjuarit, të pamurit tonë, Melekët dhe kjo tokë që na bartë.
SPROVIMI ME FATKEQËSI
Mu për ketë është i domosdoshëm provimi halifeve që të del në dritë kush është i madhëruar dhe kush është i jo nënshtruar. Sprovimi i parë është sprovimi me fatkeqësi, varfëri, frikë, uri dhe lloje të tjera të ndryshme të së keqes. Nëse imani i njeriut është i fortë, atëherë ai do të duroj në fatkeqësi dhe këtë do ta bëjë në emër të All-llahut xh.sh., duke u përpjekur që ta dobësoj të keqen dhe padrejtësinë nga vetja e tij.
Këtë do ta bëjnë duke mos e përhapur dhunën, duke mos e lejuar atë që është haram, si dhe duke mos e ndaluar atë që është hallall.
Me këtë do të del në shesh sinqeriteti i imanit të tij, nëse është mynafik (dyfytyrësh) nuk do t’i duroj fatkeqësitë dhe as do të bëjë sabër. Këtë do ta shohësh të pa kënaqur dhe të hidhëruar për shkak të përcaktimit të All-llahut xh.sh, pastaj se si mundohet të lirohet nga ajo që e ka goditur, madje sikur të jete duke bërë dhunë. Kështu do të vijë në shprehje dyfytyrësija e tij dhe mosbesimi. ALL-llahu xh sh ka thënë: “Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta edhe nga frytet, por ti jepu myzhde durimtarëvë. (El-Bekare:155)
Ne , në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi (El-Enbija35)
SPROVIMI NË TË MIRË
All-llahu xh.sh., thotë:
“Dhe ai që shumë e do pasurin.” (El-Adijat28)
Sprovimi në të mirë është më i vështirë se sprovimi me fatkeqësi, ndërsa sinqeriteti i imanit të njeriut vjen në shprehje vetëm atëherë kur gjendja e njeriut lëviz në mes te mirës dhe të keqes.
All-llahu xh.sh., ka thënë:
“Ne, këto ditë i ndërrojmë ( u japim në përdorim mes njerëzve” (Ali Imran, 40)
Sprovimi në të mirë është kur All-llahu xh.sh., robit të vet t’i dhuroj atë që dëshiron nga të mirat e Tij, që do të shoh se a do të largohet ai nga Krijuesi i vetë dhe a do t’ju dorëzohet të mirave, duke u përkushtuar me tërë kujdesin e vet ndaj tyre, e jo ndaj Zotit te vet. Do të sprovohet se a do t’i tejkaloj çdo kufi në tokë dhe a mund të përmbahet në kryerjen e ibadeteve ndaj All-llahut xh.sh., dhe se a do t’i shpenzojë këto të mira në rrugë të All-llahut xh.sh.
Andaj kjo lëvizje e gjendjes së njeriut në mes të së mirës dhe të keqes, është me të vërtetë provë e sinqeritetit të imanit. Allahu xh.sh., ka thënë:
“Sikur ata (idhujtar) t'i përmbaheshin rrugës së drejtë, ne do t'iu lëshonim atyre ujë me bollëk. Për të sprovuar me të ... (El-Xhin, 16-17) Njeriu gjatë tërë jetës së vet gjendet në mes sprovës dhe përmbajtjes, gjithnjë deri sa nuk vdes derisa nuk shpërgulet në shtëpinë e shpërblimit. Sprovimi në të mira me të vërtet është sprovimi më i rëndë. All-llahu Fuqiplotë ka thënë:"Jo, është e vërtet se ai kalon kufijtë. Për shkak se e ndien veten të jo varur.” (El-Alek, 6-7)
Besimtarin e vërtetë nuk e lëkundin sprovimet e vështira, siç nuk e bëjnë mendjemadh sprovimet me të mira. Nëse njerëzit fillojnë të harrojnë atë që u ka ardhur nga Zoti i tyre dhe fillojnë të bëjnë dhunë, All-llahu xh.sh., do t’ju dërgojë çrregullime, në mënyrë që ta përkujtojnë Zotin e tyre dhe të ua tërheqë vërejtjen për mashtrimin e tyre, e që ndoshta ashtu do ti kthehen All-llahut.
All-llahu xh.sh., ka thënë:
“Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje të bereqetit etj.) e për ta përjetuar ata një pjesë të kësaj të keqeje që i bënë, ashtu që tërhiqen (nga e keqja).” (Er-Rum, 41)
Dënimi i pritur pos hapjes të së gjitha dyerve.Duke konsideruar se mund të harohet ajo që është e mirë,ngaAll-llahu xh.sh. duke konsideruar se me të ritet mosbesimi, dënimi i All-llahut xh.sh do të jetë dënim që të humburve t'ua hapë dyertë e tëtërvë dhe që ti dënoj papritur, e ata këtë mos ta vërejn. ka thënë All-llahu xh.sh.
Me që lan pas dore atë më çka u këshilluan ti drejtohen Zotit ne u hapëm derën e çdo gjëjë (begatije) derisa kur u gëzuan për atë që ju kushte dhënë,i kapëm befas ato mbeten të zhgënjyer( el-en`am 44)
Vdekja është shpërngulja në shtëpinë e shpërblimit. Dhe në fund të gjen vdekja. Këtu përfundon jeta e njeriut gjeneratë pas gjenerate. Vdekja nuk është asgjë tjetër përveç se një dalje nga shtëpia e veprimit dhe hyrje në shtëpinë e shpërblimit.
All-llahu xh.sh., thotë:
"Ju patjetër do ditë sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në veten tuaj, madje do të dëgjoni ofendimet e shumta prej atyre që është libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruhuni, ajo është gjëja më vendimtare.'' (Ali Imran186)
Kështu, ne në dynja vijmë lakuriq duke mos poseduar asgjë. Pas kësaj, posedoj, japim, e bile All-llahu xh.sh., na vendos për halife e na jep pushtet deri në momentin e caktuar, por periudha për sprova të mashtrimit dhe mosnënshtrimit është kufizuar. Pas kësaj vjen vdekja dhe All-llahu xh.sh. kthen gjërat , të cilat i ka dhënë në ruajtjen dhe dalin nga dynjaja ashtu siç kemi hyrë në të.
Të gjithë këto ndodhira pasi që të jetë shprehur dallimi mes njeriut të mirë dhe të keq, pasi që të jetë shprehur kush është i mashtruar dhe kush nuk është, kush është besimtarë e kush jobesimtar/munafik, ashtu që çdokush ta gjejë shpërblimin ose dënimin për veprat e veta dhe t`i mbledh frytet e asaj që ka mbjellur.
All-llahu xh.sh., thotë: "Me të vërtet ju na erdhët një nga një (të vetmuar) ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës atë që u patëm dhënë." (El-En`am 94).
Ai i cili ka krijuar njerëzit dhe i ka sjell në këtë botë, të vërtetën ua ka sqaruar përmes të dërguarve, të cilët i ka ndihmuar me mu`xhize, u ka shpjeguar se nuk i ka krijuar kot dhe se nuk ka asnjë vepër, qelizë ose venë në njeriun, e që nuk është krijuar me urtësi dhe se nuk është i krijuar kot. Prandaj nuk ka dyshim se njeriu në tërësi është krijuar në urtësi, dhe se nuk është i krijuar kot. Urtësia është në të vendosurit e tij për halif në Tokë, që njeriu të mund të adhuroj Zotin e vet, të bëjë atë që është ngarkuar, e t’i shmanget asaj që është e ndaluar. Kush do të jetë i nënshtruar ndaj Zotit të vet, e meriton shpërblimin e kush tregon mendjemadhësi dhe nuk nënshtrohet e meriton dënimin. Dynjaja nuk është shtëpi e shpërblimit. Ajo është bota tjetër meqenëse lindja është rruga deri te kjo botë, All-llahu xh.sh., e ka bërë vdekjen rrugë për në botën tjetër (ahiretin), ashtu që njeriu të jetë i dënuar ose i shpërblyer për veprat që i ka bërë. Të gjitha veprat janë të matura, kurse para pak kohe është vërtetuar se nuk mund të ndodhë asnjë tingull, asnjë vepër ,asnjë lëvizje, e që nuk është e shënuar në regjistrin e ekzistimit dhe në librin e ekzistimit. All-llahu xh.sh., thotë: "Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta. Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë, atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre (Ez-Zelzele, 4-6)
All-llahu xh.sh., me drejtësinë dhe me mëshirën e vet i ka dhënë mjaft kohë njeriut në këtë botë. Nëse urtësia e krijimit të njeriut është në ibadet, atëherë kjo jetë nuk është asgjë tjetër përveç sprovim. All-llahu xh.sh., i vë në sprovë robërit e Vet në fatkeqësi që me të të del në shesh sinqeriteti i imanit. Kështu njeriu i sëmurë bën sabër dhe këtë e duron për shkak të besimit në All-llahu xh.sh. Ai i vë njerëzit në sprovë dhe me të mira dhe ky sprovim është më i vështirë se çdo sprovim tjetër. Por besimtarin nuk e pikëllon sprovimi në vështirësi, ashtu si nuk bëhet mendjemadh në luks dhe në të mira. Arrin vdekja, kjo është dalje nga shtëpia e veprimit dhe hyrja në shtëpinë e shpërblimit. Si kemi ardhur në këtë botë individualisht pa asgjë kështu edhe do të shkojmë prej saj. All-llahu xh.sh. thotë: "Me të vërtet ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari, kemi lënë prapa shpinës atë që ua patëm dhënë." (El-En`am, 40)
“I pastër e i lartë është Zoti yt, Zoti i Gjithëfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë. Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarve dhe falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të gjithësisë .” (Es-Safat, 180-182).
"