islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Aishe bintu Ebu Bekr EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Aishe bintu Ebu Bekr EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
176 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 176 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Aishe bintu Ebu Bekr Empty96%Aishe bintu Ebu Bekr Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Aishe bintu Ebu Bekr Empty0%Aishe bintu Ebu Bekr Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Aishe bintu Ebu Bekr Empty0%Aishe bintu Ebu Bekr Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Aishe bintu Ebu Bekr Empty0%Aishe bintu Ebu Bekr Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Aishe bintu Ebu Bekr Empty1%Aishe bintu Ebu Bekr Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Aishe bintu Ebu Bekr Empty2%Aishe bintu Ebu Bekr Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Aishe bintu Ebu Bekr

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Aishe bintu Ebu Bekr Empty
MesazhTitulli: Aishe bintu Ebu Bekr   Aishe bintu Ebu Bekr EmptyThu 12 Nov 2009 - 0:18

Aishe bintu Ebu Bekr 1



Aisheja është vajza e Ebu Bekrit r.a, mikut më të ngushtë të Profetit a.s. Është vajza e atij që shoqëroi Profetin a.s gjatë migrimit për në Medine. Është vajza e atij që e ndihmoi dhe përkrahu Profetin a.s me gjithçka.Thotë Profeti a.s lidhur me Ebu Bekrin:"Asnjë ndihmë me vlerë monetare nuk më ka bërë dobi, siç më ka bërë dobi ajo e Ebu Bekrit."Kur i dëgjoi këto fjalë Ebu Bekri, i tha me lotë në sy:"Pasuria dhe jeta ime janë tuajat o i dërguar i Allahut."

Aisheja është personi që ka transmetuar më shumë hadithe nga Profeti a.s. Për pafajësinë e saj për akuzat që iu bënë, është shpallur Kuran që lexohet deri në Ditën e Kijametit. Është Aisheja ajo që transmetoi shumë dije për tek brezat e ardhshme, pasi gëzonte dije të thella në çështje të ndryshme fetare. Njihte shumë mirë tefsirin e Kuranit, fikhun, poezitë arabe etj...Nëna e Aishes quhej Umu Ruman, e cila ishte grua e dytë e Ebu Bekrit. Që para se të pranojë islamin, Ebu Bekri ishte martuar me dy gra. Gruaja e parë quhej Katile dhe me të kishte dy fëmijë, Esmanë dhe Abdullahu. Gruaja e dytë quhej Umu Ruman, me të cilën i lindi Aisheja dhe Abdurrahmani.Umu Ruman pranoi islamin dhe emigroi bashkë me muslimanët e tjerë në Medine. Ajo vdiq dhe u varros në Medine, pasi përfunduan akuzat për çështje nderi në adresë të Aishes.Ditën që u varros Umu Ruman, Profeti a.s zbriti në varrin e saj dhe tha:"O Zot! Ti e di ç'ka hequr Umu Ruman për të mbrojtur fenë Tënde dhe të dërguarin Tënd."Vëllai i Aishes Abdurrahmani, e ka pranuar islamin shumë vonë. Udhëzimi është vetëm në dorën e Zotit. Ishte gruaja e Ebu Bekrit, Katile, e cila refuzonte të pranojë islamin. Për këtë, Ebu Bekri e divorcoi. Po ashtu, refuzonte të pranojë islamin edhe djali i tij Abdurrahmani. Madje, ai luftoi kundër muslimanëve në betejën e Bedrit dhe të Uhudit. Ai përqafoi islamin vetëm pas marrëveshjes së Hudejbijes.Aisheja lindi në vitin e pestë të profetësisë, d.m.th kur Profeti a.s ishte dyzet e pesë vjeç. Profeti a.s u fejua me të kur ishte shtatë vjeçe dhe u martua pasi kishte mbushur nëntë vjeç. Kur vdiq Profeti a.s ajo ishte tetëmbëdhjetë vjeçe. Një e re e devotshme Historia e Aishes, përfaqëson historinë e një vajze të re, të devotshme, të moralshme dhe që e donte jetën. Duke iu qasur jetës së Aishes, ne do të shohim që nuk ka asnjë kontradiktë mes dëshirave rinore për të shëtitur dhe dëfryer me hallall dhe mes lidhjeve me Zotin dhe devotshmërinë.I gjithë kontributi i saj për konsolidimin e jurisprudencës islame, fillon pas moshës tetëmbëdhjetë vjeçare, pas vdekjes së Profetit a.s. Ajo vazhdoi mësimdhënien dhe transmetimin e haditheve të Profetit a.s, për dyzet e shtatë vite me radhë derisa ndërroi jetë. Kur vdiq, ajo ishte gjashtëdhjetë e gjashtë vjeç. Dita kur vdiq ishte 17 Ramazan, në vitin 57 hixhri. Martesa e Aishes me Profetin a.s Haule bintu Hakim, gruaja e Uthman ibnu Madh'un-it, vajti tek i dërguari i Zotit a.s, të cilin e gjeti të mërzitur. Ajo i tha:"O i dërguar i Zotit, përse nuk martohesh?!"Tregon ajo vetë:"Profeti a.s heshti për një kohë të gjatë, pastaj i shpërthyen lotët dhe më tha:"E ku të gjej grua si Hadixheja?!"Tregon Haule:"Aq shumë më prekën këto fjalë, saqë thashë me vete:"Ah sikur mos i kisha folur fare! Megjithatë, e pyeta sërish:"Po kush do të kujdeset për shtëpinë dhe fëmijët e tu o i dërguar i Zotit?"Pasi u qetësua pak, më tha:"Kë më propozon ti atëherë?"Unë i thashë:"Kam një vajzë beqare dhe një të ve."Profeti a.s më pyeti:"Kush janë ato?"Unë iu përgjigja:"Vajza është Aisheja, e bija e Ebu Bekrit. Kurse e veja, është Seude bintu Zem'a ibnu Kajs. Burri i saj Sekran ibnu Amr i ka vdekur dhe ka mbetur pa njeri."Profeti a.s tha:"Atëherë fillo me Seude bintu Zem'a. Shko dhe tregoji që unë dua të kërkoj dorën e saj."Pasi Profeti a.s u martua me Sude bintu Zem'a, Haule bintu Hakim shkon tek shtëpia e Ebu Bekrit dhe pasi takohet me gruan e tij Umu Ruman, i thotë:"Besoj se kjo është dita më e bukur e jetës tuaj."Umu Ruman e pyeti:"Po përse?"Haule i tha:"Më ka dërguara Profeti a.s për të kërkuar dorën e Aishes për martesë."Duke qenë se Ebu Bekri nuk gjendej në shtëpi, Umu Ruman i tha:"Prit sa të vëmë në dijeni edhe Ebu Bekrin.Kur u kthye Ebu Bekri dhe i treguan, u përgjigj:"Më lini të mendohem pak, pasi nuk mund të jap përgjigje tani."Si është e mundur që Ebu Bekri të mos gëzohet nga një kërkesë e tillë? Si është e mundur që ai kërkon të mendohet?E gjitha kjo, pasi një jomusliman, Mutam ibnu Adij, i kishte kërkuar dorën e Aishes për të birin Xhubejr ibnu Mutam ibnu Adij. Përgjigja e Ebu Bekrit kishte qenë:"Nuk ka asnjë problem."Kështu, Ebu Bekri nuk mund t'a pranonte kërkesën e Profetit a.s, pa u shkëputur fillimisht nga personi i parë.Muslimanët karakterizoheshin nga morale të tillë, që para katërmbëdhjetë shekujsh. Vetëm ky rast, është i majftueshëm për të treguar madhështinë e kësaj feje. Ku janë ata njerëz sot që e mbajnë premtimin dhe fjalën e dhënë? A vazhdon t'a ketë po atë peshë besa dhe fjala e dhënë?Ti o musliman duhet të jesh i ndërgjegjshëm për fjalët që nxjerr nga goja. Ti ke përgjegjësi si para Zotit ashtu dhe para njerëzve për fjalën që jep dhe premtimet që bën. Ti o student konsiderohesh gjynahqar para Zotit nëse kopjon në provim. Kompjimi në provim, është hapi i parë drejt burracakërisë.Kur Ebu Bekri dëgjoi mbi dëshirën e Profetit a.s për t'u martuar me vajzën e tij, padyshim që u gëzua. Mirëpo ai nuk mund t'a shkelte fjalën që i kishte dhënë Mutam ibnu Adij, edhe pse ishte jomusliman. Asokohe, nuk ishte ndaluar akoma martesa mes një muslimaneje dhe një jomuslimani. Teksa flasim për këtë rast, më vijnë ndër mend disa të rinj muslimanë të cilët në perëndim shkelin ligjet, shkruajnë në sediljet e autobuzit, nuk blejnë bileta në metro etj... me pretendimin se ata janë qafirë dhe e meritojnë.Një nga karakteristikat e muslimanit është se nuk ka sjellje dhe morale të dyfishta. Moralet islame janë unike si me muslimanët ashtu dhe me jomuslimanët, madje edhe me armiqtë.Moralin dhe etikën e luftës bota nuk i ka njohur veçse pas luftës së dytë botërore. Profeti a.s kur niste ushtritë në luftë, i këshillonte:"Mos vrisni asnjë fëmijë, asnjë grua, asnjë të moshuar, mos digjni të mbjellat, mos shkatërroni shtëpitë, pos prisni palmat, mos shkatërroni manastiret. Do të hasni burra të cilët janë të angazhuar vetëm me adhurim në manastire, prandaj nuk duhet t'ju afroheni! Mos i sulmoni(armiqtë) natën, me qëllim që të mos tmerroni gratë dhe fëmijët."Si është e mundur që një fe me parime dhe morale të tillë të akuzohet për terrorizëm dhe gjakderdhje?! Ebu Bekri në shtëpinë e Mutam ibnu Adij I gjendur në këtë situatë, Ebu Bekri vajti në shtëpinë e Mutam ibnu Adij. Me të hyrë brenda, gruaja e Mutam ibnu Adij i tha:"Ti dëshiron të na marrësh djalin dhe t'a bësh si vetja duke e bërë musliman?! Për Zotin diçka e tillë nuk ka për të ndodhur."Ebu Bekri që shquhej për maturi, iu afrua Mutam ibnu Adij dhe i tha:"Këto fjalë ishin të gruas tënde o Mutam. Po ti, çfarë thua?"Mutam ibnu Adij u përgjigj:"Nuk do u hiqja asnjë presje fjalëve të saj."Ebu Bekri e pyeti:"Domethënë, fejesa është e prishur!"Mutam ibnu Adij u përgjigj:"Po."Atëherë, Ebu Bekri u largua i lehtësuar. Ai i kishte qëndruar besnik fjalës dhe besës së dhënë. Ishin vetë prindërit e djalit ata që e prishin fejesën.Ata njerëz të cilët abuzojnë me martesën, duke u martuar për qëllime jofisnike dhe duke u divorcuar po për të tilla shkaqe, nuk mund të kenë një jetë të lumtur. Edhe fëmijët që lindin nga këto çifte nuk do të jenë të mbarë.Jeta bashkëshortore dhe familjare e lumtur, bazohet në një martesë të shëndoshë.Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:"Cili është më i mirë, ai që themelet e godinës së vet i vë në përkushtimin ndaj Allahut dhe në kënaqësinë e Tij apo ai që themelet e godinës së tij i vë në bregun e gërryer dhe që rrokulliset me të në zjarrin e Xhehenemit?!" (Teube, 108)Këtë ajet, kije parasysh në çdo moment të jetës, kije parasysh gjatë provimeve, kur të zgjedhësh shokun/shoqen e jetës, si do i edukosh fëmijët etj...Pasi e zgjidhi problemin me Mutam ibnu Adij, Ebu Bekri vajti tek Haule bintu Hakim dhe i tha:"Shko tek i dërguari i Zotit dhe i thuaj që kur të dëshirojë të vijë të fejohet me Aishen."Kështu, Profeti a.s u fejua me vajzën e mikut të tij. Mosha e re e Aishes. Siç e përmendëm dhe më lart, Aisheja ishte shtatë vjeçe kur u fejua me Profetin a.s dhe kur u martua ishte nëntë vjeçe.Sot, shumë perëndimorë dhe në veçanti orientalistët e akuzojnë Profetin a.s se është martuar me një fëmijë. Sa herë që muslimanët përballen me akuza të tilla, ulin kokën, skuqen në fytyrë dhe nuk dinë si të përgjigjen.Me qëllim që askush të mos ndihet në siklet për një fakt të tillë, do të rendisim arsyet e mëposhtme mbi ligjshmërinë e martesës së Profetit a.s me Aishen në atë moshë të re. 1 – Në vendet e nxehta, është e ditur që vajzat mbushin moshën e pubertetit që në moshë të re. Veçse mbushin moshën e pubertetit në moshë të re, ato edhe plaken më parë. Ndërkohë që në vendet e ftohta, si ato skandinavet, vajzat mbushin moshën e pubertetit pas shtatëmbëdhjetë vite nga lindja.Kështu, Aisheja në moshën që u martua me Profetin a.s, konsiderohej grua. 2 – Duke u martuar me shumë gra mosha e të cilave ishte e ndryshme nga njëra-tjetra, ne mësojmë mënyrën si sillej Profeti a.s me secilën grua e cila përfaqësonte një brez të caktuar. 3 – Ambjenti dhe kultura ishte e tillë që e lejonte martesën me vajza të reja në moshë. Prandaj, është gabim të gjykosh për këtë martesë para njëmijë e katërqind vitesh nga këndvështrimi modern.Nuk ishte vetëm Profeti a.s ai që u martua me një vajzë të re në moshë siç ishte Aisheja. Ajo që e vërteton këtë, është se Aisheja ishte pranë fejesës me një person tjetër, para Profetit a.s. Në një moshë të re, u martua dhe Hafsa bintu Umer. Kur u martua, ajo ishte vetëm dymbëdhjetë vjeçe. Gjyshi i Profetit a.s, u martua ditën që u martua djali i tij dhe babai i Profetit a.s. Gruaja e tij, ishte në një moshë me atë të djalit të tij, Abdullahut. Diçka e tillë ishte e pranueshme dhe e njohur mes arabëve të asaj kohe. Madje, kjo ishte e pranueshme jo vetëm tek arabët, por edhe tek hebrenjtë. Lideri i hebrenjve, Hujej ibnul Ahtab, kur martoi vajzën e tij, Safijen, me një hebre tjetër, ajo ishte vetëm njëmbëdhjetë vjeçe. Pra, martesa të këtij lloji, ishin të lidhura ngushtë me vendin, traditat dhe zakonet.Një fakt tjetër që e tregon se martesa të tilla ishin normale në atë kohë, është se kur Haule bintu Hakim vajti dhe kërkoi dorën e Aishes, as nëna e saj dhe as babai, Ebu Bekri, nuk shfaqën habi ose të shpreheshin se është e vogël. Vetë kurejshët dhe armiqtë e Profetit a.s, nuk e akuzuan se është martuar me një fëmijë. Ata e akuzonin si të çmendur edhe pse nuk ishte i tillë, e akuzonin si magjistar, edhe pse e dinin se nuk është i tillë, e akuzonin si përçarës, edhe pse e dinin se nuk është i tillë, e akuzonin për fallxhor edhe pse e dinin se nuk ishte i tillë. Nëse martesa e Profetit a.s me Aishen do të ishte diçka e papranueshme për shoqërinë e asaj kohe, do e kishin akuzuar mekasit për këtë.Veç kësaj, vetë Aisheja ndihej mirë me këtë martesë dhe kurrë nuk ka shfaqur shenja pakënaqësie.Akuza të tillë për martesën e Profetit a.s me Aishen, janë dëgjuar vetëm para gjashtëdhjetë viteve. Vetëm një shekullin e njëzetë është folur mbi këtë martesë të Profetit a.s. Asnjë nga librat e mëparshëm nuk e kanë kritikuar Profetin a.s për martesën me Aishen e re.Veç sa përmendëm, duhet të mos harrojmë se traditat dhe zakonet ndryshojnë. Para njëzet vitesh, vajzat në Egjypt martoheshin në moshën 18-20 vjeçare. Vetëm pas njëzet vitesh, mosha e martesës është rritur në 25-30. Nëse ky ndryshim është vetëm brenda njëzet vitesh, ç'mund të themi pas një mijë e katërqind vitesh?Lidhur me martesën e Profetit a.s me Aishen, një orientalist anglez, thotë:"Aisheja ishte një vajzë e pjekur dhe e zhvilluar, siç zhvilloheshin vajzat arabe të asaj kohe. Një zhvillim fizik kaq i madh në rini, i bënte ato të plaken më shpejt... Kjo martesë, i ka angazhuar shumë historianë, të cilët e kanë parë dhe studiuar nga këndvështrimi modern dhe bashkëkohor në të cilin jetojnë. Ata kanë harruar se një martesë e tillë, ka qenë dhe është aziatike. Ata nuk e dinë se një traditë e tillë, vazhdon të ekzistojnë në Europën lindore gjer në ditët tona. Ashtu siç ka qenë diçka normale në Spanjë dhe Portugali, për shumë vite. Madje, martesa të tilla ndodhin edhe sot në disa zona malore të SH.B.A-ve."Në perëndim, janë normale lidhjet dhe martesat mes mes vajzave tetëmbëdhjetë vjeçare dhe burrave pesëdhjetë vjeçarë. Përse nuk shihet edhe kjo si diçka negative?Prandaj, theksojmë se për çështje të tilla duhet t'i referohemi traditës dhe zakoneve. Përderisa traditat nuk bien ndesh me dispozitat islame, ato respektohen. Nëse tradita dhe normat e një shoqërie moderne respektojnë faktorin moshë, atëherë kjo merr vlerë dhe në legjislacionin islam. Nëse tradita dhe opinioni modern nuk e pranojnë martesën e një vajze nëntë vjeçare, edhe islami dhe sheriati e respekton diçka të tillë, edhe nëse vajza ka mbushur moshën e pubertetit. Përse u martua Profeti a.s me Aishen? Siç thamë dhe më lart, tradita dhe opinioni i asaj kohe e lejonte martesën e një vajzeje nëntë vjeçare. Pyetja që shtrohet: A kishte ndonjë arsye Profeti a.s që të martohej me një vajzë kaq të re në moshë? Përse nuk u mjaftua me vejushat? Shkaqet mund t'i përmbledhim në: 1 – Kur u martua Profeti a.s me Aishen, në vitin e dytë hixhri, ishte fillimi i formimit të Sheriatit Islam. Aisheja do të kontribojë në përcjelljen dhe transmetimin e shumë ligjeve dhe thënieve profetike. Është Aisheja ajo që ka transmetuar shumë detaje dhe hollësi nga jeta e Profetit a.s.Shumë detaje nga mënyra e kryerjes së obligimeve fetare, janë transmetuar pikërisht nga Aisheja. Me qëllim që gjithë këto detaje të mbaheshin mend, duhej që personi që shoqëronte Profetin a.s të ishte një e re në moshë. Duke qenë e re në moshë, Aisheja jo vetëm që do të mbante mend shumë gjëra, por kishte edhe guximin për të pyetur shumë. Ishte ajo që e pyeti Profetin a.s se cila është lutja më e përshtatshme natën e kadrit. Dhe Profeti a.s iu përgjigj:"O Zot! Ti je falës, e pëlqen faljen prandaj më fal mua!"Këtë dua e përsërisin dhe recitojnë muslimanët – sidomos natën e kadrit - që nga ajo kohë deri në Ditën e Kijametit.Një herë tjetër, teksa Profeti a.s lexonte ajetin:"dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë.." (Muminun, 60)Aisheja ndërhyri dhe e pyeti:"O i dërguar i Allahut! Mos janë ata që vjedhin dhe bëjnë tradhti bashkëshortore njerëz të tillë?"Profeti a.s iu përgjigj:"Jo, o bija e Ebu Bekrit. Këta janë njerëz që falen, agjërojnë, japin zekat dhe zemrat i kanë plot frikë se mos nuk ua ka pranuar Zoti."Një koment të tillë të këtij ajeti, ne e kemi nder nga natyra kureshtare e Aishes.Kur një grua erdhi ta pyeste Profetin se si të pastrohej nga gjaku (mestruacionet), ai i tha: “Pastrohesh duke hequr gjakun me të larë”.Ajo e pyeti përsëri se si ta bënte diçka të tillë, ngaqë nuk dinte. Profeti a.s u skuq dhe i tha:"Subhanalla! Duke hequr gjakun me të larë."Atëherë ndërhyri Aisheja, e cila e mori për dore këtë grua dhe ia mësoi praktikisht.Një ditë, Aisheja e pyeti Profetin a.s:"O i dërguar i Allahut! A do ketë momente kur njeriu nuk e kujton familjen e tij Ditën e Kijametit?"Profeti a.s iu përgjigj:"Po o bija e Ebu Bekrit! Në tre momente, asnjërit prej nesh nuk do i bie ndërmend për familjen e tij: Kur të kaojmë urën e Siratit, gjatë peshimit të veprave dhe kur të fluturojnë regjistrat e veprave."Misionin e Aishes, nuk mund t'a përmbushte askush tjetër më mirë. Ajo plotësonte të gjithë kushtet për të qenë hallka lidhëse mes traditës profetike dhe brezave të ardhshëm. Ajo ka transmetuar detaje të shumta nga jeta bashkëshortore e Profetit a.s, gjë të cilën nuk mund t'a bënte askush tjetër. Është Aisheja ajo që rrëfen si e trajtonte Profeti a.s bashkëshorten gjatë të përmuajshmeve. Thotë Aisheja:"Kur isha me të përmuashmet dhe pija ujë, Profeti a.s e merrte gotën e ujit dhe pinte nga vendi ku kisha pirë unë." 2 – Aisheja do të jetojë gjatë pas vdekjes së Profetit a.s. Kështu, asaj do i jepet mundësia të transmetojë gjithçka që ka parë dhe ka dëgjuar nga Profeti a.s. Thotë Zoti në Kuran:"Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë." (Hixhr, 9)Tek ata që kontribuan fuqishëm për t'a ruajtur shpalljen hyjnore, hyn dhe Aisheja, Zoti qoftë i kënaqur me të. Siç thamë dhe më lart, ajo jetoi pas Profetit a.s dyzet e shtatë vite. Atë që kishte mësuar nga Profeti a.s nga mosha nëntë vjeçare gjer në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, ua transmetoi muslimanëve gjatë dyzet e shtatë viteve të ardhshme, pas vdekjes së Profetit a.s.Ky është qëllimi dhe shkaku se përse ajo nuk lindi dhe fëmijë, me qëllim që të mos merrej me asgjë tjetër.Zoti e bëri Aishen të dashur tek Profeti a.s, me qëllim që t'i tregojë dhe t'i hapet më shumë se kujtdo tjetër. Ajo që do të ruante fenë dhe do ua transmetonte atë brezave të ardhshme, do të ishte pikërisht një grua. A e kupton tani sa e rëndësishme je oj motër? A e kupton sa vlerë ke tek Zoti? 3 – Zoti deshi që katër halifët që do të vinin pas Profetit a.s, të kishin lidhje krushqie, me qëllim që t'a mbronin islamin me pasion. Dy halifët e parë, Ebu Bekri dhe Umeri, i kishin dhënë vajzat Profetit a.s, kurse dy të fundit, Uthmani dhe Aliu, ishin martuar me vajzat e Profetit a.s. Këta të katër, e udhëhoqën umetin musliman në tridhjetë vitet e para pas vdekjes së Profetit a.s.Martesat e Profetit a.s duhet t'i shohim nga dy këndvështrime: Muhamedi a.s si burrë dhe Muhamedi a.s si profet dhe i dërguar i Zotit. Muhamedi a.s burrë, është martuar vetëm një herë, me Hadixhen. Të gjithë martesat e tjera janë bërë si Profet dhe i dërguar i Zotit. 4 – Profeti a.s u martua me Aishen, pasi vetë Zoti i madhëruar e kishte urdhëruar për këtë. Pasi ishte martuar me Aishen, Profeti a.s i tha një ditë:"A e din o Aishe? Para se të martohem me ty, të pata parë në ëndërr tre netë rrjesht. Më vinte Xhibrili a.s me diçka të mbuluar me mëndafsh. Sa herë që e zbuloja, më shfaqeshe ti. Pastaj më thoshte:"Kjo do të jetë gruaja jote në dynja dhe ahiret."Kjo bëhej me qëllim që të përmbushej premtimi hyjnor në Kuran:"Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë." (Hixhr, 9) A e ndjen o vëlla dhe oj motër se Aisheja është nëna jote? A e përjeton ajetin ku Zoti i madhëruar thotë:"I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëritjetrin; gratë e tij janë nënat e tyre." (Ahzab, 6)A u ke vënë vajzave tua emrat e nënave të besimtarëve? Apo të duken emra të vjetër dhe që u ka kaluar koha? A ka nder më të madh se t'i vësh emrin vajzës tënde Hadixhe apo Aishe?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Aishe bintu Ebu Bekr
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Gruaja dhe familja :: Tregime mbi as-habet r.anha-
Kërce tek: