Hadixheja,
e ndjeu që kishte simpati për Profetin a.s dhe para se të ndërmarrë
ndonjë hap, ajo e provoi besnikërinë dhe moralin e tij. Ajo e dërgoi
shërbëtorin e saj Mejsere t’a shoqërojë Profetin a.s në një udhëtim
tregëtie për në Sham, me qëllim që të zbulojë karakterin e tij. Me t’u
kthyer Mejsere nga tregëtia, Hadixheja e pyeti:”M...ë
trego çfarë ke parë.”
Mejsere i paraqiti një raport të plotë mbi
gjithçka kishte parë tek Profeti a.s gjatë atij udhëtimi.
Kur e
dëgjoi, Hadixheja tha:”Këtë dashuri dhe simpati, do e kurorëzoj me
martesë.”
Ajo ndërmorri hapat e duhur derisa u martua me Profetin
a.s.