- Cito :
- “Muhammed a.s, më vjen keq që s’isha bashkëkohësi yt. Njerëzimi vetëm njëherë ka parë një figurë të tillë unikale siç ishe ti dhe më s’do të ketë rastin të shohë të ngjashëm”
Me moton “Muhammed, më vjen keq që s’isha bashkëkohësi yt. Njerëzimi vetëm njëherë ka parë një figurë të tillë unikale siç ishe ti dhe më s’do të ketë rastin të shohë të ngjashëm”, thënie kjo e princit gjerman Oto Von Bismark, OJQ AKEA në Prizren organizoi shpërndarjen e 500 trëndafilëve në sheshin Shadërvan për nder të datëlindjes së Profetit Muhammed a.s.
Ditar Kabashi, nga AKEA, theksoi se me anë të këtij aktiviteti simbolik përkujtohet një personalitet, i cili bëri kthesa të mëdha në historinë e shoqërive njerëzore duke ndjekur qasje integruese e bashkuese dhe duke iu shmangur përjashtimeve dhe tëhuajësimeve.
“Njëri ndër epitetet e Profetit është ‘trëndafili i Medines’ dhe ne sot me anë të trëndafilit dhe thënies së Bismarkut që e ngrit atë në piedestal tregojmë vlerat tona kulturore”- tha ndër tjerash ai.
Ky aktivitet, mbase i thjeshtë po kuptimplotë, u mirëprit nga ana e qytetarëve të pranishëm në qendër të qytetit.