Qindra mijëra haxhinjë të ardhshëm, që tashmë ndodhen në Arabinë Saudite për ta kryer pelegrinazhin më të madh vjetor të muslimanëve, kanë falur namazin e xhumasë në oborrin e Qabesë
Një nga Imamët e Qabesë Saleh bin Abdullah bin Hamid gjatë hutbes theksoi se në botën e sotme nuk ka unitet dhe solidaritet, numri i luftërave është në rritje dhe se Islami nuk jetohet në mënyrën e duhur. Ai tha se muslimanët në mbarë botën janë ende të shtypur dhe kanë shumë probleme.
Bin-Hamid përkujtoi se gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore humbën jetën rreth 200 milion njerëz.
"Islami është absolutisht kundër luftës", tha ai duke shtuar se ne duhet të nxjerrim mësim nga jeta e Profetit Muhamed a.s..
Ai rikujtoi edhe ngjarjet në Egjipt dhe Siri dhe u bëri thirrje muslimanëve në unitet dhe bashkim.
Imami gjithashtu bërë thirrje për ndihmë popullit të Egjiptit dhe Sirisë.