13.8 mijë haxhinjë kinez nga 26 provinca të ndryshme në Kinë marrin pjesë në haxhin e sivjetmë
Kreu i delegacionit kinez për
dhe nënkryetar i Bashkësisë Islame, Hong Changyou, ka lajmëruar për mbërritjen e sigurt të 13.8 mijë haxhinjve kinez në Mekë, të Arabisë Saudite
Changyou tha se këtë vit haxhinjtë kinez janë ndarë në nëntë grupe, në nëntë hotel pranë Xhamisë së Madhe në Mekë, dhomat janë të rehatshme dhe të pastra, ndërsa transporti shumë i përshtatshëm.
Ai shtoi se në delegacionin kinez merr pjesë edhe stafi mjekësor dhe profesional i cili kujdeset për shëndetin dhe sigurinë e haxhinjve .
Kina ka një popullsi prej më shumë se 20 milion muslimanë, me pothuajse 35.000 xhami dhe 40.000 imamë.