Vëllezërit Mysliman që janë grupi më i fort opozitar të Egjiptit
deklaruan se do të marrin pjesë në bisedime me qëllim të tejkalimit të
krizës në vend.
Zëdhënësi i grupit deklaroi se duan të shohin se “sa është i gatshëm regjimi i Mubarakut të pranoj kërkesat e popullit”.
Duke i refuzuar pretendimet se “duan të formojnë një shtet mysliman”,
Vëllezërit Mysliman deklaruan se do të mund të marrin pjesë në një
qeveri të re që do të formohet.
Regjimi i Mubarakut, i cili ndaloj aktivitetet politike të Vëllezërve
Mysliman, për herë të parë në historinë e tij do të ulet në tavolinë me
këtë grup.
Protestat që vazhdojnë me ditë të tëra me sloganet për dorëheqjen e
Mubarakut të miliona protestuesve në të katër anët e vendit, me në krye
sheshin Tahrir të Kajros, në një shkallë arritën qëllimin e tyre.
Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak deklaroi se nuk do të kandidohet në zgjedhjet e shtatorit.
Por, me argumentin se “nëse unë shkoj do të jetohet një kaos” Mubaraku nuk japë dorëheqjen.
Opozita, e cila nuk pranoi këtë gjë, bën përgatitjet për protesta të reja masive.
Liderët e shquar të partisë në pushtet në Egjipt kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre.
Televizioni shtetëror i Egjiptit njoftoi se mes atyre që dhanë dorëheqje gjendet edhe i biri i Hosni Mubarakut, Xhelal Mubarak.
Sekretari i ri i përgjithshëm i partisë u emërua Dr. Hysam Bedrevi.
Bedrevi është një person i afërt me familjen e Mubarakut por njihet si
një reformist shquar.
Me qëllim të takimit me Mubarakun Presidenti i SHBA, Barak Obama si përfaqësues të posaçëm në Kajro dërgoi Frank Wisner-in.
Pas takimit me Mubarakun, Wisner, deklaroi se “Mubarak duhet të jetë
edhe për një kohë në krye të detyrës me qëllim të menaxhimit të procesit
të trazicionit”.
Por, Departamenti amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë nuk qëndroi
prapa fjalëve të Wisner. Departamenti në fjalë deklaroi se “ky është
opinioni personal i Wisner dhe se kjo nuk pasqyron politikën e SHBA”.
Në ndërkohë edhe njëri prej liderëve të opozitës, Muhammed El Baradej
deklaroi që në rast se SHBA japin përkrahen e tyre Presidentit Mubarak
ose zëvendësit të tij Omer Sylejman kjo do të kthej vendin prapa.
Në krahasim me protestat e djeshme dhe pardjeshme në sheshin Tahrir,
ku protestuesit opozitar herë pas here e hodhën vetën nën tanke, sot
jetohet një ditë më e qetë.
Në anën tjetër edhe pse numri i protestuesve është pakësuar një grup i
protestuesve është i vendosur që të mos largohen nga sheshi.
Bankat që me ditë të tëra ishin të mbyllura në Kajro sot filluan me
punë. Egjiptianët që dëshirojnë të tërheqim parat e tyre nga llogaritë
ose të marrin pagat formuan radhë të gjata.
(TRT)