Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Tunizi, në marshimin anti-terrorist marrin pjesë Hollande, Kurtulmus dhe Renzi | |
- Presidenti francez, Francois Hollande dhe zëvendës kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus kanë mbërritur sot në Tunizi për t'ju bashkangjitur marshimit anti-terrorist së bashku me zyrtarët vendas dhe të huaj, raporton Anadolu Agency (AA). Ftesës së Qeverisë së Tunizisë për pjesëmarrje në këtë marshim iu përgjigjën edhe presidenti i Polonisë, Bronislaw Komorowski, kryeministri i Italisë, Mattero Renzi dhe kryeministri i Algjerisë, Abdelmalek Sellal. Mijëra qytetarë të Tunizisë janë mbledhur sot në rrugë me rastin e sulmit ndaj muzeut Bardo më 18 mars, kur humbën jetën 20 persona. Kolona e qytetarëve të cilët kanë ardhur nga i gjithë vendi sot në marshimin protestues në muzeun ku sulmi ndodhi do t'i nderojnë viktimat e kësaj ngjarje tragjike. Marshimi i sotëm në Tunizi është propozuar sipas modelit të atij në Paris më 11 janar, kur zyrtarët rajonal dhe botëror pas sulmit në atë qytet dërguan mesazh të përbashkët se e kundërshtojnë terrorizmin.:
| |
|