Derisa diskutimet për mundësinë e shembjes së portikëve përreth Qabesë nga periudha osmane, në kuadër të zgjerimit të hapësirës përreth shtëpisë së shenjtë, ka kohë që janë duke vazhduar, është mësuar se mbreti saudit Abdullah ka urdhëruar që ato mos të shemben.
Është konstatuar se portikët, prishja e të cilëve filloi pak ditë më parë, janë portikë artificial, që janë vendosur 10 vjet më parë.
Aktivitetet për zgjerimin e hapësirës për tavaf, e cila rrethon Qabenë, kanë filluar nga një kompani turke.
Gjatë incizimit të hapësirës së Mesxhidu-l-Haramit, në kuadër të së cilit gjendet edhe Qabeja, është vërejtur fillimi i shembjes së portikëve në zonën e Sajit.