Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Turqia do ta mbrojë pasurinë kulturore rreth Qabesë | |
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Amet Davutoglu, tha se vazhdojnë bisedimet me qeverinë e Arabisë Saudite lidhur me portikët përreth Qabesë dhe në ditët në vijim do ta vizitojë Turqinë një delegacion arabo-saudit. Në kuvend Ahmet Davutoglu vlerësoi zhvillimet në lidhje me portikët në Qabe, të cilët janë ndërtuar në periudhën osmane dhe tani diskutohet për shembjen e tyre, njofton “trt”.
Qeverisë së Arabisë Saudite i kemi komunikuar se duhen prodhuar zgjidhje të ndryshme për portikët duke siguruar ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre, u shpreh Davutoglu dhe vijoi:
“Ka probleme me hapësirën e ngushtë përreth Qabesë. Por mbrojtjes së pasurisë tonë kulturore i kushtojmë rëndësi si bebja e syrit. Vazhdojnë negociatat për gjetjen e një formule. Për të biseduar mbi temat estetike dhe teknike do të vijë në Turqi edhe një delegacion nga Arabia Saudite”.
| |
|