Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Taner Jëlldëz realizoi një vizitë zyrtare në kryeqytetin Kabul të Afganistanit. Në takimet e ndryshme që realizoi në Kabul Ministri Jëlldëz tha se populli afgan për Turqinë është shumë herë më i shtrenjtë se pasuritë nëntokësore të këtij vendi. Takimin e parë në Kabul Taner Jëlldëz e pati me Ministrin e Minierave të Afganistanit, Vahidullah Shehrani. “Ne Afganistanin nuk e shikojmë si një vend të çfarëdoshëm. Këtu është shtëpia jonë dhe një vend ku ndodhen vëllezërit tanë. Këtu duam të jemi prezent edhe si sektor publik me Korporatën e Hidrokarbueve (TPAO), edhe si sektor privat, duam të marrim pjesë në shumë punë”, u shpreh Ministri Jëlldëz. Kurse Ministri i Minierave të Afganistanit, Vahidullah Shehrani në fjalën e tij theksoi se disa kompani turke kanë fituar tendera për nxjerrjen e gazit natyror. “Kemi rënë dakord që TPAO të eksplorojë dhe nxjerrë naftë në kufirin Afganistan-Taxhikistan. Përkrahjen dhe prezencën e Turqisë duam ta kemi pranë në çdo fushë,” shtoi ai. Pastaj ministri Jëlldëz u prit në takim nga ndihmëspresidenti Kerim Halili. Në takim Halili tha se Turqia ka bërë shërbime të rëndësishme dhe jetike në Afganistan, në veçanti këta 10 vitet e fundit. Ministri Jëlldëz pas kontakteve zyrtare bëri hapjen e ekspozitës së organizuar në Babyr në emër të miqësisë turko-afgane. Vizitorët ndoqën me interes të madh punimet e mjeshtërve turq e afganë.[justify]