Çdokush që është i përfshirë në një aktivitet të caktuar dëshiron të dale i shkëlqyeshëm me qëllim që t`i arrijë qëllimet e tij. Ai, i cili e do pasurinë specializohet në grumbullimin e saj dhe aspiron të mësojë edhe më shumë, metodat e tregtisë së tij. Kanalet televizive satelitore specializohen në tërheqjen e shikuesve, duke shfaqur një llojshmëri të programeve me anë të teknologjisë më të re. ato gjithashtu i trajnojnë prezantuesit e programeve në tërheqjen e shikuesve për programet e tanishme dhe të ardhme. E njëjta mund të thuhet për gazetat, radiot dhe televizonin. E njëjta vlen për ata që i shesin produktet të specializojnë në teknika që janë të nevojshme me qëllim të arritjes së suksesit në fushat e tyre përkatëse.

Përfitimi i zemrave gjithashtu është një art me mënyrat dhe metodat e tij. Të supozojmë se ju keni hyrë në një tubim ku gjendet katërdhjetë burra dhe ju kaloni nga njeri tjetri për t`i tundur duart. I pari i tund duart me ju në mënyrë indiferente dhe thotë ftohtë: “Mirë se edhe; i dyti është i zënë duke folur me personin tjetër dhe kur ju befas e përshëndetni, ai përgjigjet shumë i painteresuar dhe madje as që ju shikon, pastaj vazhdon bashkëbisedimin e tij me personin tjetër; personi i tretë është duke folur në telefon, dhe thjesht e shtrinë dorën për tju përshëndetur, pa thënë asnjë fjalë ose pa treguar respect. Mirëpo, kur shkon te personi i katërt, ai ngritet në këmbë menjëherë, për tju përshendetur.

Kur sytë t`u takohen me sytë e tij, ai të buzëqesh dhe tregon se është i kënaqur që po takohet me ty. Ai i tund duart me ty ngrohtësisht dhe të mirëpret, edhe pse ju nuk njiheni me njëri-tjetrin fare! Ti pastaj i përshëndet të tjerët dhe ulesh. A dyshon se zemra jote do të ketë më së shumti respect për personin e katërt? Pa dyshim se t`i do të kesh respect për të, edhe pse ti nuk e di emrin e tij, pozitën ose profesionin. Përkurndazi kësaj, ai me sukses ta përfiton zemrën, jo me pasuri, status, ose preardhje, por thjesht me shkathtësi interpersonale. Në këtë mënyrë, zemrat nuk përfitohen me force, pasuri, bukuri ose pozitë. Ato përfitohen me një sacrifice më të vogël, megjithatë pak njerëz mund ta bëjnë atë.

Më kujtohet njëri nga studentët e mi në univerzitet, i cili u sëmur mendërisht për shkak të depresionit të thellë. Babi i tij mbante pozitë të lartë në polici dhe më kishte vizituar shpesh në univerzitet duke kërkuar ndihmën time për të birin. E vizitova shtëpinë e tij here pas here, e cila ishte si pallat. Shtëpia e tij gjithnjë ishte plotë musafirë. Mahnitesha se sa shumë e dashur dhe e respektuar ishte kjo familje.

Kaluan vite dhe ky njeri u pensionua. Shkova për vizitë. Hyra në shtëpinë e tij, u mirëprita në dhomën e mysafirëve ku gjendeshin më tepër se pesëdhjetë karrige, por vetëm një person ishte ulur duke e shikuar televizorin dhe një shërbëtore i shërbente çaj ose kafe. Unë qëndrova me të për një kohë. Kur u nisa për shtëpi fillova ta krahasoja situatën e tij kur po punonte, me atë tani që ishte pensionuar. Atëherë çka i kishte terhequr njerëzit për ta dashur dhe për ta vizituar! E kuptova se njeriu nuk i kishte përfituar njerëzit me sjellje, mirësi dhe me trajtimin e mire të të tjerëve. Por, ai i kishte tërhequr me ante të statusit, pozitës dhe faktit se ai kishte lidhje të forta. Kur ai e humbi pozitën, ai gjithashtu e humbi dashurinë që njerëzit e kishin për të. Për rrjedhim, merr mësim nga ky njeri. Vepro me njerëzit me aq shkathtësi, që ata të duan ashti si je dhe për atë që e thua, për buzëqeshjen, butësinë dhe bujarinë tënde. Atyre do t`u pëlqej fakti se ti nuk ndalesh në gabimet e tyre dhe u qëndron pranë në kohët e vështira. Mos e lë zemrat e tyre të ngjiten thjesht për statusin dhe kuletën tënde!

Personi, i cili i siguron familjes vetëm pasuri, ushqim dh epije nuk do të përfitojë me një veprim të tillë më tepër se sa ngopjen e tyre! Personi, i cili e derdh pasurinë e tij për familjen, por i keqtrajton ata nuk ka mundësi t`ua fitoj zemrat; përkundrazi, ia ua fiton vetëm xhepat e tyre.

Për këtë arsye, mos u befaso nëse dëgjon për një njeri të ri, i cili ka një problem dhe për këtë arsye ankohet te shoku, mësuesi ose imami i xhamisë, por nuk ankohet te babai i tij. Kjo ndoshta është për shkak se babai i tij ka dëshiruar t`ia përfitonte zemrën dhe t`i thyente barrierat. Në anën tjetër, mësuesi ose shoku ia ka dale ta fitoi zemrën djaloshit.l

Një pike tjetër e rëndësishme: “A të ka rënë në sy ndonjëherë kur dikush vjen në ndonjë tubim dhe shikon majtas- djathtas për një vend të lire për tu ulur, mirëpo askush ose pas njerëz e thirrin të ulet pranë tyre. Pse?

Ose në një restorant, ku çdonjëri vetshërbehet, pastaj shikon për një vend të lire për t`u ulur, a e ke vërejtur që posa ta mbush pjatën shumë njerëz e ftojnë të hajë afër tyre? Ndërkaq, të tjerët i mbushin pjatat e tyre, por askush nuk tregon asnjë interes për ta, si rezultat ata e hanë ushqimin vetëm?

Pse janë njerëzit kureshtarë që të ulen me një lloj njerëzish, mirëpo jo me llojin tjetër? A nuk është e vërtetë se disa njerëz kanë aftësi për t`i tërhequr zemrat kudo që janë, si të ishin magnet? Sa çudi! Si ia dolën t`i përfitojnë njerëzit, duke përdorur teknika të mençura për t`ua fituar zemrat.

Rezultati….
Aftësia jonë për t`i përfituar zemrat e njerëzve dhe për t`ua fituar dashurinë e tyre na sjell lumturi të madhe në jetë.