Çka kemi përfituar nga Ramazani
Çka përfituam nga Ramazani?!
1- Ramazani është shkollë e durimit. A e mësuam durimin?
2- Ramazani është shkollë e bujarisë, mirësisë, bamirësisë dhe përkujdesit familijar. A i kemi përvehtësuar këto gjëra?
3- Ramazani është muaj i flijimit, luftës dhe fitoreve. A i përjetojmë këto komponente?
4- Ramazani muaj i Kur'anit dhe namazit të natës. E i kemi realizuar si duhet keto adhurime?
5- Ramazani dhe vëllezëria dhe dashuria. Ku jane këto dukuri në jetën tonë?
6- Ramazani dhe falja e lirimi nga zjari. Mbetemi me shpres se do te fitojme kete dhuratë!
7- Ramazani dhe pendimi dhe devotshmëria. Vallë, kemi arritur devotshmërinë dhe kemi realizuar pendimin?
8- Ramazan, muaj i sinqeritetit dhe vërtetësisë. Sa jemi të sinqertë dhe të vërtetë?!
1- Ramazani është shkollë e durimit. A e mësuam durimin?
Në gjuhën araba fjala sabër domethënë: të mbyllush dhe të ngujosh.
Ragib El-Esfahani thotë: “Sabër është të ndalesh në ngushticë”. (shiko: “El-Mufredat”, fq. 474).
Është emërtuar agjërimi sabër sepse është një lloji tij.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
قال تعالى: {وَٱسْتَعِينُواْ بِٱلصَّبْرِ وَٱلصَّلَوٰةِ} [البقرة:45].
“Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)”. (El-Bekare: 45).
Ibn Xherir ka thënë se qëllimi në këtë ajet është agjërimi, sepse agjërimi është një pjesë e domethënies së durimit. (Tefsiri i Taberiut, 1/ 259).
Ramazani dhe durimi
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((شهر الصبر وثلاثة أيام من كل شهر صوم الدهر)).
“Agjërimi i muajit të sabrit dhe tre ditëve nga çdo muaj është sikurse agjërimi i tërë vitit”. (Nesaiu, Sahih).
Sujutiu thotë: “Muaji i durimit është muaji i Ramazanit, kurse origjina e durimit është: ngurrimi, andaj agjërimi është emërtuar durim, sepse njeriu gjatë këtij muajit ngurron nga ushqimi, pija dhe martesa”. (Sherhu sunenin-Nesai, 4/ 218).
Ramazani është shkollë për ta mësuar durimin
Ibn Rexheb Hanbeliu [rahimehull-llah] ka thënë:
“Lloji më i mirë i durimit është agjërimi. Sepse i përmbledh që të tre llojet e durimit; është durim në zbatimin e urdhërave të All-llahut, është durim në largimin nga ndalesat e All-llahut. Pasiqë ky njeri i lë gjërat e këndshme për te edhe pse shpirti ndoshta anon kah to. Andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((كل عمل ابن آدم له إلا الصيام، فإنه لي، وأنا أجزي به، إنه ترك شهوته وطعامه وشرابه من أجلي)).
“Çdo vepër e birit të Ademit është për te, përveç agjërimit, i cili është për Mua edhe unë shpërblej për te. Ai ka lërë epshin, ushqimin dhe pijen për Mua”. (Buhariu dhe Muslimi).
Në agjërim gjindet edhe lloji i tretë i durimit, durimi në caktime të dhimbshme, të cilat i përjeton besimtari, siç është uria dhe etja. Andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e emërtonte muajin e agjërimit, muaj të durimit”. (Xhamiul-Ulumi vel-hikemi, 1/ 26).
Llojet e sabrit
Ibn Kajim El-Xhevziu [rahimehull-llah] thotë:
"الصبر باعتبار متعلقه ثلاثة أقسام: صبر على الأوامر والطاعات حتى يؤديها، وصبرٌ عن المناهي والمخالفات حتى لا يقع فيها، وصبر على الأقدار والأقضية حتى لا يتسخطها".
“Sabri është tre lloje: durim në zbatimin e urdhërave të All-llahut derisa t’i kryen ato, durim në largimin nga ndalesat derisa të mos bjer në to dhe durim në përcaktime, që mos ta mllefosin”. (Medarixhus-Salikin, 2/ 165).
2- Ramazani, është muaj i bujarisë, bamirësisë, mirësisë dhe kujdesit për farefisin.
عن ابن عباس رضي الله عنهما قال: كان رسول الله صلى الله عليه وسلم أجود الناس، وكان أجود ما يكون في رمضان حين يلقاه جبريل، وكان يلقاه في كل ليلة من رمضان فيدارسه القرآن، فلَرَسول الله صلى الله عليه وسلم أجود بالخير من الريح المرسلة.
Ibn abbasi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenë njeriu më bujar, e edhe më bujar ishte gjatë Ramazanit, kur takohej me xhibrilin [alejhis-selam]. Ai takohej me te çdo natë të Ramazanit dhe së bashku mësonin Kur'anin. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte edhe më bujar se era e bereqetshme. (Buhariu dhe Muslimi).
Ibn Haxheri [rahimehull-llah] thotë:
“Mësimi i Kur'anit e ripërtërinë pasurimin e shpirtit, kurse pasuria e shpirtit është shkak i bujarisë. Bujaria në sherijat është: ti japish atë që duhet atij që duhet, andaj edhe është më e gjërë se sa sadakaja. Pastaj Ramazani është sezonë e mirësive, pasiqë dhuntitë e All-llahut ndaj robërve të Tij janë më të mëdha se sa në kohërat tjera, e Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dëshironte të përcjell ligjet e Zotit që i ka përcaktuar mbi besimtarët. Me grumbullimin e vlerës së kohës, elementeve të zbritura (Kur'anit), zbritësit (Xhibrili) dhe mësimit, shkaktohet shtimi i bujarisë. All-llahu e di më së miri”. (Fet’hul-Bari, 1/ 31).
Hapësirat e bujarisë, bamirësisë, mirësisë dhe përkujdesit familjar:
1- Dhënia iftar agjëruesit.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((من فطّر صائماً كان له مثل أجره غير أنه لا ينقص من أجر الصائم شيئاً)).
“Kush i jep iftar një agjëruesit, ka shpërblimin e tij, duke mos iu pakësuar asgjë nga shpërblimi i agjëruesit”. (Tirmidhiu, sahih).
2- Bamirësia ndaj prindërve dhe përkujdesi familjar.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] ka thënë:
جاء رجلٌ إلى رسول الله صلى الله عليه وسلم فقال: من أحق الناس بحسن صحابتي؟ قال: ((أمك))، قال: ثم من؟ قال: ((ثم أمك))، قال: ثم من؟ قال: ((ثم أمك))، قال: ثم من؟ قال: ((ثم أبوك)).
Erdhi një njeri te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e i tha: Për cilin njeri duhet të kujdesem më shumë? Tha: për nënën tënde! E pastaj? Tha: për nënën tënde! E pastaj? Tha: për nënën tënde! E pastaj? Tha: pastaj për babin tënd!”. (Buhariu dhe Muslimi).
Enesi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((من سره أن يبسط عليه رزقه، أو ينسأ في أثره فليصل رحمه)).
“Kush dëshiron t’i zgjerohet rizku dhe ti shtohet ymri le të përkujdeset për farefisin”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ata ibn Ebi Rebah [rahimehull-llah] thotë:
"لدرهم أضعه في قرابتي أحب إلي من ألفٍ أضعها في فاقة. قال له قائل: يا أبا محمد، وإن كان قرابتي مثلي في الغنى، قال: وإن كان أغني منك".
“Të jap një dirhem ta jap te farefisi im është më e dashur se të jap një mijë dirhem të njerëzit e varfur. Njëri i tha: edhe në qoftë se është sa unë i pasur? Tha: edhe në qoftë se është ma i pasur se ti”. (Mekarimul-Ahlak, fq. 62).
3- Sadakaja dhe shpenzimi në rrugë të Zotit.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((كل سلامى من الناس عليه صدقة، كل يوم تطلع فيه الشمس، تعدل بين الاثنين صدقة، وتعين الرجل في دابته فتحمله عليها، أو ترفع له عليها متاعه صدقة، والكلمة الطيبة صدقة، وكل خطوة تمشيها إلى الصلاة صدقة، وتميط الأذى عن الطريق صدقة)).
Për çdo nyje që e ka njeriu në trupin e tij, duhet të jep sadaka. Mirëpo për çdo ditë që del dielli nëse i pajton dy njerëz, edhe kjo është sadaka. Nëse i ndihmon njeriut që ta ngarkon devenë e tij ose ia ngritë ndonjë mall atij me devenë e tij është sadaka. Fjala e mirë është sadaka. Çdo hap që e ecë drejt namazit është sadaka dhe largimi i pengeave nga rrugët është sadaka”. (Buhariu dhe Muslimi).
3- Ramazani është muaj i flijimeve, luftës dhe fitores.
Në këtë muaj më së miri del në shesh lufta e njeriut me epshin e tij, me djallin e tij, me vetvetën. Në këtë muaj betja më e madhe të cilën e fiton njeriu është ngadhnjimi ndaj vetvetes, epshit dhe djallit të tij.
Të flijon mirëqenien, komoditetin, rehatinë për hirë të vëllezërve të tij, për hirë të kauzës së tij, për të interesit të përgjithsëm të muslimanëve të këtyre vendeve.
Nga kjo vetëdije fillon procesi i fitores dhe ngadhnjimit tonë të përgjithshëm.
Do t’ju përkujtom se në këtë muaj kanë ndodhur disa beteja dhe disa fitore.
a) Beteja e Bedrit.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
{وَمَا أَنزَلْنَا عَلَىٰ عَبْدِنَا يَوْمَ ٱلْفُرْقَانِ يَوْمَ ٱلْتَقَى ٱلْجَمْعَانِ} [الأنفال:41].
“… dhe atë (Kur'anin) që ia zbritëm robit Tonë (Muhammedit) ditën e furkanit (ditën e Bedrit, kur u dallua e vërteta nga e shtrembëra), ditën e konfrontimit të dy grupeve. All-llahu është i fuqishëm për çdo gjë”. (El-Enfal: 41).
Urve ibn Zubejri duke e komentuar këtë ajet thotë:
Në këtë ditë All-llahu e ndau të vërtetën nga e kota. Ky rast është beteja e parë e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse udhëheqësi i idhujtarëve ishte Utbe ibn rebia. Ata u takuan ditën e xhuma. Shokët e Muhammedit [alejhis-selam] ishin tre qind e ca njerëz, kurse ushtria idhujtare numëronte mes nëtëqindëve dhe njëmijëve. Në këtë ditë All-llahu u shkaktoi disfatë idhujtarëve dhe u vranë më shumë se shtatëdhjet, e shumë prej tyre u robëruan”. (Taneraniu, 10/ 9).
B) Çlirimi i Mekës.
Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatë Ramazanit doli nga Medinje, kurse me vehte kishte dhjetë mijë ushtar. Pas tetë vjet e gjysmë që kishin emigruar në Medinë. Ai së bashku me muslimanët që ishin me ta, shkuan për në Mekë. Ai agjëronte edhe muslimanët agjëronin. Kur arriti në një burim që ishte mes Asfanit dhe Kudejdit, e ngrënën të gjith iftarin. (Buhariu).
Poashtu tregon në një transmetim tjetër se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e bëri betejën e çlirimit të Mekës në Ramazan. (Buhariu).
c) Beteja e Ajnul-Xhalut.
Kjo betejë ishte mes muslimanëve dhe mongolëve nën udhëheqjen e Holakos. Kjo luftë ndodhi me 25 Ramazan të vitit 658, në të cilën luftë muslimanët korrën fitre të madhe. (shik detajet e kësaj beteje në “El-Bidaje ven-Nihaje”, 17/ 403).
d) Beteja e Shekhebit.
Kjo betejë ka ndodhur në ditën e shtunë, në ditën e parë të Ramazanit, gjatë vitit 702 dhe vazhdoi deri në ditën e ardshme. Kjo betejë ishte mes muslimanëve dhe tatarëve. Në këtë betëj ka marur pjesë edhe Shejhul-Islam, Ibn Tejmiu. E në këtë betejë korrën fitore muslimanët.
Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë:
Ibn Tejmiu e nxiste sulltanin në luftë dhe e përgëzonte me fitore. Ai filloi të betohet duke thënë se sigurisht me lejen e All-llahut do të fitojmë. Ai u dha fetva njerëzve që mos të agjërojnë gjatë betejës, poashtu edhe ai nuk agjëroi. Lëvizte nga një epror te tjetri dhe mirte nga ushqimi i tyre, për tua bërë me dije që të hanë, me qëllim që të bëhen më të fuqishëm në këtë luftë kundër armikut dhe të gjithë e ndërprenë agjërimin dhe ngrënën ushqim. (El-Bidaje ven-Nihaje, 18/ 26).
4- Ramazani muaj i Kur'anit dhe namazit të natës.
Lidhja mes Kur'anit dhe Ramazanit del qartë nga ky ajet, ku All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
{شَهْرُ رَمَضَانَ ٱلَّذِى أُنزِلَ فِيهِ ٱلْقُرْآنُ هُدًى لّلنَّاسِ وَبَيِّنَـٰتٍ مِّنَ ٱلْهُدَىٰ وَٱلْفُرْقَانِ} [البقرة:185].
“Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)”. (El-Bekare: 185).
Edhe nga tregimi i Ibn abbasit [radijall-llahu anhu]:
عن ابن عباس رضي الله عنهما قال: كان رسول الله صلى الله عليه وسلم أجود الناس، وكان أجود ما يكون في رمضان حين يلقاه جبريل، وكان يلقاه في كل ليلة من رمضان فيدارسه القرآن، فلَرَسول الله صلى الله عليه وسلم أجود بالخير من الريح المرسلة.
Ibn abbasi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenë njeriu më bujar, e edhe më bujar ishte gjatë Ramazanit, kur takohej me xhibrilin [alejhis-selam]. Ai takohej me te çdo natë të Ramazanit dhe së bashku mësonin Kur'anin. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte edhe më bujar se era e bereqetshme. (Buhariu dhe Muslimi).
Ibn Haxheri [rahimehull-llah] thotë:
“Ky hadith na tregon madhërimin e Kur'anit, sepse është i veçuar me fillim të zbritjes së Kur'anit në këtë muaj edhe me krahasimin e shpalljes shumë herë nga Xhibrili [alejhis-selam], që domethënë se Xhibrili [alejhis-selam] ka zbritur shpesh, e me zbritjen e Xhibrilit [alejhis-selam] me të kanë ardhur edhe shumë të mira dhe begati që num mundemi ti numërojmë.
Mësojmë edhe këtë: vlera e kohës arrihet me shtim të adhurimeve. Vazhdimësia në lexim të Kur'anit shkakton shtimin e të mirave. Shtimi i adhurimeve në fund të jetës. Përkujtimi i njeriut të vyeshëm dhe të mirë për kah e mira dhe me dije, edhe pse ai këtë e di, për ta shtuar përkujtimin dhe këshillimin. Nata e Ramazanit është më e mirë se dita e Ramazanit. Leximi duhet të jetë i shoqëruar me prani të zemrës dhe kuptim, kjo ndodh natën, sepse është qetë, kurse ditën ka pengese dhe angazhime të kësaj jete. (Fet’hul-Bari, 9/ 45).
Sa lexonin Kur'an të parët tanë të devotshëm
Ibrahim Nehaiu thotë:
"كان الأسود يختم القرآن في رمضان في كل ليلتين، فكان ينام بين المغرب والعشاء، وكان يختم القرآن في غير رمضان في كل ست ليالٍ".
“Esved Duveliu e përfundonte leximin e Kur'anit në çdo dy netë gjatë Ramazanit. Vetëm mes akshamit dhe jacisë flente. E jashta Ramazanit e përfundonte leximin e Kur'anit vetëm për gjashtë netë”. (Sijeru Alamun-Nubela, 4/ 51).
Katadeja e përfundonte leximin e Kur'anit për shtatë ditë, e kur vinte Ramazani, e përfundonte për tre ditë, kurse në dhjetshin e fundit e përfundonte për çdo natë”. (Po aty, 5/276).
Imam Shafiu e përfundonte leximin e Kur'anit gjashtë dhjet herë gjatë Ramazanit.
Musa ibn Muavije thotë:
U largova nga Kajrevani dhe nuk mendosha se ndokush është më i devotshëm se Behlul ibn Rashidi gjersa u takova me Vekiun. Ai lexonte gjatë Ramazanit për çdo natë nga një hatme dhe një të tretën e Kur'anit. I falte 12 rekate namaz duha dhe falej nga dreka deri në iqindi”. (Po aty).
Misbah ibn Seidi thotë:
Muhamed ibn Ismaili, Imam Buhariu gjatë Ramazanit për çdo ditë e përfundonte nga një herë leximin e Kur'anit, kurse pas teravije për tre netë e përfundonte nga një hatme. (po aty).
Namazi i teravisë dhe Ramazani
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((من قام رمضان إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه)).
“Kush e fal namazin e natës gjatë Ramazanit, me besim dhe shpresim i falen mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).
Imam Neveviu [rahimehull-llah] thotë:
“Duke besua dhe duke shpresuar, domethënë duke besuar në vlera e saj është e vërtetë dhe duke shpresuar vetëm All-llahun, e jo shikimin e njerëzve, e as gjërat tjera që bien ndesh me sinqeritetin”. (Sherhu Muslim, 6/ 39).
Disa pamje nga namazi i natës të gjeneratave të para të devotshme
Ali ibn Medini thotë:
"كان سويد بن غفلة يؤمّنا في شهر رمضان في القيام، وقد أتى عليه عشرون ومائة سنة".
“Suvejd ibn Gafle na e falte namazin e natës gjatë Ramazanit, kurse i kishte 120 vjet”. (Sijer, 4/ 72).
5- Ramazani dhe vëllezëria dhe dashuria. Ku jane këto dukuri në jetën tonë?
Shpirtat zakonisht i duan ata që u bëjnë mirë. Dukuria e vëllezërisë dhe dashurisë shfaqet në iftaret kolektive, në dhënien e zekatit, në dhënien e sadakatul-fitrit, etj.
Kjo poashtu del në shesh nëpërmjet vetëdijes se ky adhurim është i përbashkët për mbarë muslimanët, nga lindja deri në perendim.
Ne kemi nevojë të madhe për të ngritur këtë dukuri dhe për ta sjellur në vendin e vet, sidomos në këto kohëra, kur vetjakësia dhe egoizmi kanë kapluar shpirtin e çdo njeriut.
Ky muaj është mundësi e madhe për tu kujdesur për vëllezërit tanë nëvojtar, për ata skamonrë që skanë as kafshatën e gojës, për familjet e dëshmorëvë (inshaAll-llah janë shehida), për invalidët e luftës, për studentët e shkëlqyeshëm, mirëpo që skanë pasuri për të vazhduar studimet e tyre, etj.
6- Ramazani dhe falja e lirimi nga zjari. Mbetemi me shpres se do te fitojme kete dhuratë!
Falja dhe lirimi nga zjari shfaqet nëpërmjet këtyre gjërave:
a) agjërimit të Ramazanit;
b) namazit të natës gjatë Ramazant;
c) ngjalljen e natës së kadrit.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((من صام رمضان إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه، ومن قام ليلة القدر إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه)).
“Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe shpresim i falen mëkatet që i ka bërë më herët dhe ai që e gjallëron natën e Kadrit, me besim dhe shpresim i falen mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).
Edhe thotë:
((من قام رمضان إيماناً واحتساباً غفر له ماتقدم من ذنبه)).
“Kush e fal namazin e natës gjatë Ramazanit me besim dhe shpresim, i falen mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).
E qëllimi i faljes është lirimi nga zjari i xhehenemit.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
{ إذا كان أول ليلة من شهر رمضان صُفِّدَت الشياطين ومَرَدَة الجِن ، وغُلِّقَت أبواب النار فلم يُفتح منها باب ، وفُتِّحت أبواب الجنة فلم يغلق منها باب ، وينادي منادٍ : يا باغي الخير أقبل ، ويا باغي الشر أقصر ، ولله عتقاء من النار وذلك كل ليله } [ رواه الترمذي وابن ماجه بسند حسن ].
“Natën e parë të muajit Ramazan prangosen shejtanat dhe xhinët e inatosur, mbyllen dyert e xhehenemit, dhe nuk hapet asnje derë, happen dyert e xhennetit dhe nuk mbyllet asnje derë. Thërret një thirrës: o kërkues i së mirës urdhëro, kurse ti o kërkues i të keqes nguro. All-llahu në çdo natë ka njerëz që i liron nga zjarri i xhehenemit”. (Tirmidhiu, hasen).
7- Ramazani dhe pendimi dhe devotshmëria. Vallë, kemi arritur devotshmërinë dhe kemi realizuar pendimin?
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((إذا جاء رمضان فتحت أبواب الجنة، وغلّقت أبواب النار، وصفدت الشياطين)).
“Kur të vjen Ramazani, hapen dyert e xhennetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit dhe prangosen djajtë”. (Muslimi).
“Ky hadith ka mundësi të ketë domethënien e hapjes së dyerve të adhurimeve në këtë muaj, adhurime të cilat nuk ndodhin në muajtë tjerë, siç është agjërimi dhe namazi i natës. Poashtu edhe mbyellja e dyerve të xhehenemit domethënë largim dhe ngurrim të njerëvze nga mëkatet”. (Sherhu muslimi, 7/ 188).
Ramazani është shansë për tu penduar mëkatarët
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((رغم أنف رجل ذكرت عنده فلم يصلِّ عليَّ، ورغم أنف رجل دخل عليه رمضان، ثم انسلخ قبل أن يغفر له، ورغم أنف رجلٍ أدرك عنده أبواه الكبر، فلم يدخلاه الجنة)).
“I mposhtur qoftë njeriu që kur përmendem unë nuk dërgon salavate mbi mua. I mposhtur qoftë njeriu, i cili e arrinë Ramazanin dhe shtegton pa iu falur mëkatet. I mposhtur qoftë njeriu që i ka dy prindërit e moshuar, e nuk futet në xhennet”. (Tirmidhiu, sahih).
Ramazani është sezonë e shlyerjes së mëkateve dhe gabimeve
Ebu hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((الصلوات الخمس والجمعة إلى الجمعة ورمضان إلى رمضان مكفرات لما بينهن إذا اجتنب الكبائر)).
“Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma dhe Ramazani deri në Ramazan i shlyejnë mëkatet që janë bërë mes tyre, nëse u largohet mëkateve të mëdha”. (Muslimi).
Ramazani është shkollë që të edukon në devotshmëri
Ky është edhe qëllimi i agjërimit. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
{يٰأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ ٱلصّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ} [البقرة:183].
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare: 183).
Imam Kurtubio thotë:
“Aq sa ma shumë pakësohet ushqimi aq ma shumë dobëshet edhe epshi, e aq sa ma shumë dobësohet epshi, aq ma tepër pakësohen mëkatet. Kjo është një renditje shumë e bukur. Agjërimi është shkak i devotshmërisë sepse e mbyt epshin”. (Tefsiri i Kurtubiut, 2/ 275- 276).
Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë:
“agjërimi është pastrim i trupit dhe ngushtim i kanaleve të shejtanit. Andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((يا معشر الشباب من استطاع منكم الباءة فليتزوج، ومن لم يستطع فعليه بالصوم، فإنه له وجاء)).
“O ju djelmosha, kush ka mundësi prej jush që të martohet le të martohet, e ai që nuk ka mundësi, le të agjëron, sepse kjo për te është mburojë”. (Buhariu)”. (Ibn Kethiri, 1/ 219).
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((من لم يدع قول الزور والعمل به، فليس لله حاجة في أن يدع طعامه وشرابه)).
“Kush nuk i le gënjeshtrat dhe dëshmitë e rrejshme, All-llahu nuk ka nevojë që të lë ushqimin dhe pijen”. (Buhariu).
Ibn Ethiri thotë:
“Domethënë se kjo vepër nuk është e pranuar, ashtu sikurse njeriu i zemëruar, kur ti kthehet kërkesa mbrapsht, thotë: nuk kam nevojë për asgjë prej teje. Qëllimi është i refuzohet agjërimi njeriut që flet gënjeshtra, e e pranon vetëm atë agjërim që është i pastër prej tyre”. (Fet’hul-Bari”, 4/ 117).
8- Ramazan, muaj i sinqeritetit dhe vërtetësisë. Sa jemi të sinqertë dhe të vërtetë?!
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((كل عمل ابن آدم يضاعف، الحسنة بعشر أمثالها إلى سبعمائة ضعف، قال الله عز وجل: إلا الصوم فإنه لي، وأنا أجزي به، يدع شهوته وطعامه من أجلي، للصائم فرحتان: فرحة عند فطره، وفرحة عندلقاء ربه، ولخلوف فيه أطيب عند الله من ريح المسك)).
“Çdo vepër e birit të Ademit i takon atij. Një e mirë shpërblehet sa dhjetë sosh dhe deri në shtatëqind herë shumëfishohet shpërblimi, e Zoti ka thënë: “Përpos agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të, për shkak se njeriu e braktisë ushqimin për Mua, e braktisë pijen për Mua, i braktisë të këndshmet për Mua, e braktisë gruan e tij për Mua. Era e keqe e gojës së agjëruesit është më e mirë tek All-llahu se aroma e miskut. Agjëruesi i ka dy gëzime: njëri gëzim kur të hajë iftar dhe tjetri kur ta takojë Zotin e vet”. (Buhariu dhe Muslimi).
Imam Kurtubiu thotë:
“Pasiqë veprave u futet rijaja- syfaqësia, agjërimin nuk mundet ta sheh askush tjetër përveç All-llahut [subhanehu ve teala], andaj edhe ia ka mveshur Vetvetes e ka thënë: “I lë epshet për hirë Timin”. (Fet’hul-Bari, 4/ 107).
Ibn Xhevziu thotë:
“Të gjitha adhurimet shihen në vepër, andaj është shumë vshtirë të shpëton nga syfaqësia ndonjë vepër që shihet, për dallim nga agjërimi”. (Fet’hul-Bari, 4/ 107).
Një shembull nga sinqeriteti i gjeneratave të devotshmë të muslimanëve
Tregohet se:
"صام داود بن أبي هند أربعين سنة لا يعلم به أهله، كان خزازاً يحمل غداءه فيتصدق به في الطريق".
“Davud ibn Ebi Hindi ka agjëruar dyzet vjet, nuk e dinte këtë gjë gruaja e tij. Ishte tregtar i mëndafshit, ushqimin e merte me vehte dhe e jepte sadaka përgjat rrugës”. (Sijer, 6/ 378).
Përgaditi: Bekir Halimi