Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: [Ramazani nëpër botë] Zbukurimet mbi rrënoja, ja si pritet Ramazani në Gaza (FOTO) Fri 19 Jun 2015 - 2:23 | |
| 18.06.2015
[size=36]Palestinezët e Gazës e mirëpritën edhe sivjet në mënyrën më të veçantë Muajin e Shenjtë të Ramazanit, kësaj radhe duke u lutur për paqe dhe siguri për ta. Të lodhur nga lufta që preku pothuase secilën familje në Gaza, banorët e enklavës më të izoluar në botë falën mbrëmë taravitë e para, ndërsa sot nisën agjërimin, me lutje për paqe dhe siguri. Pavarësisht mundimeve dhe vuajtjeve, ata kanë një pikëvështrim shpresëdhënës për jetënTregjet janë të mbushura, ndërsa banorët nxitojnë të blejnë ushqime për syfyrin dhe iftarin e parë,Sfidat për familjet e shkatërruara nga lufta nuk kanë të ndalur, ndërsa aparati fotografik jep pasqyrën e qartë, se si fëmijët e vegjël duhet të ngopen me pak ushqim, në rastin më të mirë supë, oriz dhe perime.Por për dallim nga Gaza, situata qëndron ndryshe në Ramallah, kryeqytetin e Bregut PerëndimorQendra e Ramallah, ne sheshin qe mban emrin e Jasser Arafat, eshte mbuluar nga zbukurime që kujtojnë Ramazanin, dhe shërbehen ushqime tradicionale dhe këndohen këngë fetare që kujtojnë profetin Muhamed a.s. Por më e bukura e pritjes së Muajit të Shenjtë qëndron tek vullneti dhe shpresa, me sa duket ato lundrojnë në brigjet e Gazës, dhjetëra herë të rrënuar. /MESAZHI/ [/size] | |
|