Djaloshi
i suksesshem!!!Gjatë një bajrami shkova të vizitoj mikun tim. Djali i
tij i vetëm erdhi dhe më përshëndeti. Babai duke e parë me krenari
filloi ta lavdëroj.
- Aliu studion në kolegj. Është shumë mirë me
mësime, anglishten e ka mësuar në mënyrë të përkryer.- Sa mirë!- Merret
edhe me sport dhe është shumë i suksesshëm!- I lumtë!...- Ka
mësuar pianon dhe është bërë profesionist!
Këtu ia ndërpreva fjalën
dhe iu drejtova djalit:
- Shumë mirë djalosh, të lumtë... Tani a mund
të sjellësh (thuash) Kelimei Shehadetin?
Djali doli jashtë, u kthye
pas pak dhe me shikimin e tij të habitshëm tha:
- Zotëri më falni që
nuk ua solla dot atë që më kërkuat. E kërkova në gjithë shtëpinë, por
nuk gjeta një gjë të tillë.
Sa keq që kjo është një histori e
vërtetë. Djaloshi megjithëse ishte shumë i suksesshëm në mësimet e
shkollës, nuk e dinte se çka është Kelimei Shehadeti.
Na ruajt Allahu
që një histori e tillë mos të përsëritet. Prandaj duhet të jemi të
kujdesshëm, t’ua mësojmë fëmijëve tanë, të paktën, dituritë themelore të
fesë.