Të gjithë mundohen të korrin sukses në disa punë....Vallë a menduat se çfarë është suksesi dhe kush identifikohet si i suksesshëm në praninë e Zotit?
Si fillim, nuk është shumë e rëndësishme se a je shumë i zgjuar apo jo, e rëndësishme është fakti se me atë mendje që e posedon, kujt je duke i shërbyer?Ekzistojnë mendje të tilla që e mashtrojnë edhe një shtet të tërë.Ekzistojnë edhe njerëz të tillë, të cilët mendjet e tyre i përdorin në bixhoz,duke fituar me miliona.Ekzistojnë edhe mendje të tilla, të cilat e rrotullojnë botën me një gisht.Mendja është sikur uji;ngjyrën dhe formën e merr sipas pjatës që është i vendosur.Sikur që thika kur është në duart e një mjeku kryen funksionin e mjekimit, kurse në duart e një krimineli bën krim, në të njëjtën mënyrë edhe mendja mund të përdoret në të mirë dhe në të keqe.
Janë duke u shkruar libra të tëra me tituj, "Sekretet e suksesit".Këto libra në vete përmbajnë tema të tilla sikur që janë: sekretet e një oratorie të mirë,rrugët për të qenë të pasur,diplomimi dhe shëndrimi në një funksionar të lartë dhe mënyra se si të bëhesh udhëheqës.
Nëse mendojmë se të jesh i suksesshëm do të thotë të jesh i pasur, atëherë edhe Karuni ishte i pasur, mirëpo me pasurinë e tij ai u shëndrua në një faraon.Mao dhe Stalini ndonëse arritën në poste shumë të larta, çka ndodhi me ta?Ndërruan jetë dhe shkuan....Nëse ia shohim jetën e njerëzve sikur që janë ata,vallë a mund të themi se kanë qenë të suksesshëm?
Hazreti Beduizzamani ka urdhëruar kështu: "Nëse nuk posedon ndonjë vepër që do të të shpëtojë në ahiret(ditën e gjykimit), mos i jep shumë vlerë veprave që i le në këtë botë, e cila një ditë do të marr fund!..."
Me këtë nënkuptojmë se librat,shkollat,arsimtarët,sistemet e kështu me radhë,që i sqarojnë sekretet e suksesit,tregojnë vetëm sekretet e civilizimit materialist.Kurse njerëzit e suksesshëm në praninë e Allahut xh.sh janë Pejgamberët,evlijatë,asfijatë(njerëzit e devotshëm) dhe dijetarët Islam.Muslimanët janë sikur një ushtri;nëse ushtria del fitues në një betejë,në atë fitim kanë hisen e tyre edhe mareshali,por edhe ushtarët.Sipas kësaj të vërtete,njeri i suksesshëm është ai person i cili kap çdo punë që bëhet për hir të fitimit të pëlqimit të Allahut xh.sh.
Ishte një person që e njihja nga afër dhe i cili gjithmonë bëhej i pasur, duke i përdorur rrugët e haramit.Një ditë,nipi i tij kishte thënë kështu: "Dajë,je duke u marrë me punë harram,është gjynah,në këtë mënyrë po e humb edhe nderin".Njeriu i paska bërtitur nipit të tij në këtë mënyrë: "Ti je akoma i vogël!Nuk mundesh t`i kuptosh këto gjëra.Paraja e mbulon çdo gjë". Ai muhabet është mbyllur në atë mënyrë.Shoku nuk e dinte se çdo fjalë dhe vepër që është definuar si "gjynah", ajo vepër është sikur një bombë që iu është hequr teli.Kur të shpërthejë,njeriun e bën copa-copa...
Vitet e ndjekin njëri-tjetrin dhe shoku një ditë po smuret.Për mjekim e kanë dërguar në spitalet më të mirë.Mjekët janë munduar deri në maksimum që ta shpëtojnë,mirëpo sëmundja e personit është përkeqësuar çdo ditë e më shumë.Ka ardhur në një gjendje të tillë që asnjë kafshatë buke nuk ka mundur të hajë.Nipi i ka thënë kështu. "Dajë, a the ti se paraja është zgjedhje për gjithçka?" Njeriu, i cili ka qenë pranë vdekjes ia kthen një përgjigje me befasi....duke thënë: "Nuk e dija, nuk munda ta kuptoja..."
Një fjalë e një mendimtari thotë kështu: "Të gjitha sukseset dhe zgjuarsia e madhe e njeriut,megjithatë nuk do të mund ta çojnë atë më largë se varreza".
Pra suksesi i vërtetë është që të jetosh Islamin në çdo kusht dhe në çdo moment.Të mos dilet jashtë atij rrethi madje as edhe për një hap.
Sa me fat që janë ata që punojnë dhe harxhojnë në rrugë të Zotit.