A konsiderohet jetim një fëmijë i cili prindërit i ka të gjallë,
por janë të shkurorëzuar, dhe mallkimi i këtij jetimi, të cilit mund
t’i bëhet padrejtësi, a është i rrezikshëm?
Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
I nderuar, sipas parimeve islame jetim konsiderohet fëmija i cili ka
humbur babanë para moshës së pubertetit, e nuk konsiderohet jetim
fëmija i cili ka të gjallë nënën dhe babanë. Në rast se prindërit janë
të ndarë, as njëri e as tjetri nuk kanë të drejtë t’ia ndalojë tjetrit
kontaktin me fëmijën e tij. Sa i përket mallkimit, fillimisht të themi
se mallkimi është i ndaluar islamikisht e veçanërisht kur bëhet fjalë
mallkimi ndaj prindërve, pavarësisht nga vepra që kanë bërë. Nw lidhje
me mallkimin Pejgamberi a.s. në hadithin e transmetuar nga Ibni Abasi
r.a. ka thënë:”Ruaju (frikohu) nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi, sepse, vërtetë, mes lutjes së tij dhe Allahut nuk ka pengesë!” (Buhariu dhe Muslimi) Pra,
duhet të ruhemi që mos t’i bëjmë padrejtësi dikujt sepse lutjet e tij
janë të pranuara te Allahu xh.sh., e njeriu në momentin e hidhërimit
nga padrejtësia mund të bëjë edhe lutje – apo të mallkojë dikë. Allahu
na ruajt nga padrejtësia. Amin