Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Egjiptianët duan që shteti të rregullohet sipas Islamit dhe Kur’anit | |
Disa ditë para zgjedhjeve të para e të lira presidenciale në Egjipt, shumica e popullatës duan që Islami të luaj një rol të rëndësishëm në shoqëri, ndërsa Kur’ani i shenjtë të përcaktoj ligjet e këtij shteti, tregojnë rezultatet nga anketa e fundit e realizuar nga Qendra Kërkimore Pew
"Shumica e egjiptianëve ende besojnë se Islami luan një rol pozitiv në politikën e vendit të tyre", thuhet në raportin e Qendrës Kërkimore Pew. Anketa tregon se 66% e egjiptianëve duan që Islami të luajë një rol të rëndësishëm në jetën politike në Egjiptin post-revolucionar. Ndërsa 25% e të anketuarve nuk janë dakord me këtë.
"Egjiptianët padyshim duan që Islami të luajë rol në formësimin e ligjit të këtij kombi", thuhet në raport.
Anketa, në të cilën morën pjesë 1.000 të anketuar, tregon gjithashtu se shumica e egjiptianëve besojnë se Kur'ani fisnik duhet t’i hartoj ligjet e këtij shteti.
60% e egjiptianëve duan që ligjet egjiptiane, në mënyrë rigoroze, të ndjekin Kur'anin. 32% e të anketuarve thonë se duan ligjet e Egjiptit, në përputhje me parimet e Islamit, por jo të ndjekin rreptësisht Kur’anin, ndërsa vetëm 6% thonë se Kur'ani nuk duhet të ketë ndikim.
Anketa tregon se egjiptianët e moshuar (68%) mbështesin idenë që ligjet duhet të jenë në përputhje me Kur'anin, ndërsa kjo përqindje bie pak në mesin e të rinjve egjiptianë (54%). | |
|