ZOTI E PYET AZRAILIN SE KUSH I DHIMBSET MË SHUMË KUR UA MERR SHPIRTRAT NJERËZVE ;
Azraili i Përgjigjet ZOTIT .....
- Zoti i tha Azrailit : O engjëll i lartë, kur merr Shpirtrat, kush të prek më shumë ndër të mjerë ?
- Azraili iu përgjigj : Më dhimbset çdonjë , Po urdhri i Zotit është mbi çdo gjë ....
- Madje, më dhimbset i riu që duhet t'ia marr, Shpirtin, dhe them : t'i isha bërë unë kurban....
- Zoti i tha se kush i dhimbsej më shumë, Për cilin rob i përvëlohej zemra më shumë...
- Azraili i tha : Një ditë e bëra copë - copë Një gjemi që përpiqej mes dallgëve më kot...
- Më the që t'ua marr shpirtrat të gjithëve, Përveç një gruaje dhe një fëmije ...
- Të dy mbeten mbi një copë dërrase mbi ujë... Dallgët nisë t'i hidhnin sa andej - këtej ....
- Pastaj më urdhërove që t'ia marr shpirtin, Nënes duke e lënë të vetëm dajlin ...
- Unë e ndava fëmijen nga e ëma, por edhe ti E di se sa e dhimbshme më erdhi kjo gjë...
- Kam parë tymrat e shumë zive, Por kurrë s'më doli dhimbja e asaj fëmije....
- Zoti i tha : E rrethova fëmijen me favor, Trëndafila dhe pemë frutore të këndshme...
- E rrita fëmijen me begati e përkëdhelje, në burime ujërash të kthejllëta, të ëmbla...
- Atje, në ato kopshte, me mijëra zogj këngëtarë, Me zë të bukur ia thoshin këngës paprerë...
- I shtrova shtrat fëmijes atje prej trëndafilash, E mbrojtja prej fatkeqësish e ngatërresash...
- Diellit i thashë të mos bënte shumë nxehtë: Flladin e urdhërova të frynte lehtë e lehtë ....
- Retë i urdhërova të mos lëshonte shi mbi të, Rrufenë e urdhërova të mos ia merrte sytë....
- O dimër, i thashë, mos e prish këtë blerim:
O verë, i thashë, mos e thaj kopshtin tim...
Shkruan : Bujamin SALIJA
-------------------------------------
Literatura e shfrytëzuar :
1. Mevlana Xhelaleddin - RUMI - ( MESNEVI ) .