Dhe nëse pyet për tokën dhe dheun e tij, atëherë është prej miskut dhe safranit.
Dhe nëse pyet për kulmin e tij, atëherë është Froni i më të Mëshirshmit.
Dhe nëse pyet për gurët e tij, atëherë ata janë margaritarët dhe xhevahiret.
Dhe nëse pyet për ndërtesat e tij, atëherë ato janë të ndërtuar me tjegulla të arit dhe argjendit.
Dhe nëse pyet për pemët e tij, atëherë nuk përmban asnjë pemë e cila trungun e saj mos ta ketë të bërë prej arit dhe argjendit.
Dhe nëse pyet për frutat e tij, atëherë ato janë më të buta se sa tëlyeni dhe më të ëmbla se sa mjalti.
Dhe nëse pyet për gjethet e tij, atëherë ato janë më të buta se rrobat më të buta.
Dhe nëse pyet për lumenjtë e tij, atëherë ata janë lumenj prej qumështit shija e të cilit nuk ndryshon, dhe mish të çdo zogu që ata e dëshirojnë.
Dhe nëse pyet për pijen e tyre, atëherë është Tasnim, xhenxhefil, dhe Kafur.
Dhe nëse pyet për gotat e pijes së tyre, atëherë ato janë shumë të pastra dhe të bëra prej arit dhe argjendit.
Dhe nëse pyet për hijen e tij, atëherë një kalorës i shpejt do të kalëron nën hijen e një peme të tij për 100 vjet dhe nuk do ta kalon atë.
Dhe nëse pyet për gjerësinë e tij, atëherë njerëzit e shkallës më të ultë në mbretërinë e tyre do të kenë mure dhe pallate, dhe kopshte prej një distance që duhet të udhëtohet për 1000 vjet.
Dhe nëse pyet për tendat dhe vendbanimet e tij, atëherë një tendë është si një xhevahir i fshehur e cila është e gjatë 60 kutii (90 km) e gjatë.
Dhe nëse pyet për rrokaqiejt e tij, atëherë ato janë dhoma mbi dhoma në një ndërtesë e cila ka lumenj që shkojnë nën ata.
Dhe nëse pyet se sa lartë arrin në qiell, atëherë shiko një yll të shndritshëm dhe që është i dukshëm, gjithashtu edhe ata që janë shumë larg në qiell që shikimet as që kanë mundësi që ti arrijnë.
Dhe nëse pyet për rrobat e banorëve të tij, atëherë ato janë prej arit dhe argjendit.
Dhe nëse pyet për shtretërit e tij, atëherë mbulesat e tyre janë prej argjendit më të mirë dhe janë të vendosur në shkallët më të larta të tyre.
Dhe nëse pyet për fytyrat e banorëve të tij dhe bukurin e tyre, atëherë ata kanë një pamje si të hënës.
Dhe nëse pyet për moshën e tyre, atëherë janë të rinj 33 vjeçar me figurë te Ademit, babait të njerëzimit.
Dhe nëse pyet se çka do të dëgjojnë, atëherë është këndimi i grave të tyre,dhe prej Hyrijave dhe më e mirë se kjo zërat e Engjëjve dhe të Pejgamberëve, dhe më të mirë se kjo është Fjala e Zotit të Botëve.
Dhe nëse pyet për shërbëtorët e tij, atëherë janë djelmosha të ri të një rinie të përhershme të cilët ju ngjajnë xhevahirëve të pagrimcuar.
Dhe nëse pyet për nuset dhe gratë e tyre, atëherë janë të reja dhe lëngu i rinis lundron nëpër gjymtyrët e tyre, dielli vrapon me bukurin e fytyrës së saj nëse ajo e tregon atë, drita shndrit ndërmjet dhëmbëve të saj kur ajo buzëqeshë; nëse e takon dashurin e saj, atëherë thuaj çka të duash në lidhje me takimin e dy dritave, ai e sheh fytyrën e saj të rrumbullakuar përmes faqeve të saja sikurse ta shikon një pasqyrë të lustruar dhe ai e sheh shkëlqimin prapa muskujve dhe eshtrave të saj; po të paraqitej ajo në botë, ajo do ta mbushte çka ka ndërmjet qiellit dhe tokës me një erë të bukur, dhe gojët e krijesave do ta lavdëronin atë, dhe do ti dhuronin madhështi të madhe dhe çdo gjë ndërmjet lindjes dhe perëndimit do të zbukurohej për të dhe çdo sy do të largohet prej çdo gjëje përveç prej saj dhe dritës së diellit do të ia kalon njëlloj sikurse që drita e diellit ia tejkalon dritës së yjeve, dhe çdonjëri në fytyrë të tokës do të besoj në të Gjallin e Përhershëm, Ai i Cili e furnizon dhe e Mbron çdo gjë që ekziston.
Dhe mbulesa në kokën e saj është më e mirë se bota dhe e gjithë ajo që është në të, dhe ajo nuk shton në moshë përveç se në bukuri; e lirë prej ndonjë kërthizë, prej lindjeve dhe hajzeve, dhe e pastër prej mukozës, pështymës, dhe gjërave tjera të papastra, rinia e saj kurrë nuk zbehet, rrobat e saj kurrë nuk vjetrohen, s'mund të krijohet asnjë rrobë e cila është e barabartë me bukurin e saj dhe ai i cili është me të asnjëherë s'mund të ndiej monotoni, vëmendja e saj është e përqendruar në burrin e saj, pra ajo nuk e dëshiron askënd përveç tij, njashtu sikurse që vëmendja e tij është e përqendruar ndaj saj pra ajo është gjëja më e jashtëzakonshme e dëshirës së tij, dhe ai është me të në siguri dhe rehati më të lartë, pasi që atë askush nuk e ka prekur më par qoftë prej njerëzve apo xhinëve.
Dhe nëse pyet për Ditën e Shtimit- Jevmul Mezid (në shpërblim) dhe vizitës të Gjithëfuqishmit, të Gjithëdijshmit, dhe shikimi i Fytyrës së Tij - i lirë prej çdo ngjashmërie sikurse që e sheh diellin në mes të ditës dhe hënën e plot në natën pa re, atëherë dëgjo për ditën që thirrësi do të thërras: O populli i Xhenetit! Zot i Juaj - i Bekuar dhe i Lartë - kërkon që ta vizitoni Atë, pra ejani ta vizitoni Atë! Pra ata do të thonë: Ne dëgjojmë dhe bindemi!
Derisa përfundimisht ata arrijnë në një luginë të gjerë ku të gjithë do të takohen aty - dhe askush nuk do ta refuzon kërkesën e thirrësit - Zoti- i Bekuar dhe i Lartë - do të urdhëroj që të sjellët Froni i Tij atje. Pastaj shtyllat e dritës do të paraqiten, gjithashtu edhe shtylla të margaritarëve, gurë të çmuar, ari dhe argjend.
Më i ulëti prej tyre në shkallë do të ulet në shtresë prej miski, dhe nuk do të sheh se çka u është dhënë atyre të cilët janë të ulur më lartë se ata nëpër karrige. Kur ata të rehatohen aty ku janë ulur dhe janë të sigurt në vendet e tyre dhe një thirrës do të thërras: O Banor të Xhenetit! Ju keni një takim me Allahun në të cilin Ai ka dëshirë që të ju shpërblejë! Pra ata do të thonë: Dhe çka është ai shpërblim? Ai vetëm se na ka shndritur fytyrat tona, na i ka rëndu peshojat tona, na ka futur në Xhenet dhe na ka larguar prej Zjarrit?
Dhe ata duke qenë ashtu, rastësisht një dritë shndrit e cila e përfshin tërë Xhenetin. Pra, ata i ngritin kokat e tyre, dhe çka të vërejnë: Obliguesi - i Lartë është Ai dhe të Shenjtë janë Emrat e Tij - iu ka ardhur atyre prej së larti dhe i nderon ata dhe ju thotë: O banor të Xhenetit! Paqja qoftë mbi ju! Kësaj përshëndetjeje nuk do ti përgjigjen me diç më të mirë se: „O All-llah! Ti je Paqe dhe prej Teje është Paqja! i Bekuar je Ti, O pronar i Lartmadhërisë dhe i Krenarisë“!
Pra Zoti - i Bekuari dhe i Lartësuari - do t'u qesh atyre dhe do t'u thotë: O Banorët e Xhenetit! Ku janë ata që e kanë pas zakon të më binden Mua pa më parë Mua ndonjëherë? Kjo është Dita e Shtimit! (Jevmul Mezid)
Pra, ata të gjithë do të përgjigjen me të njëjtën përgjigje: Ne jemi të kënaqur, pra bëhu i kënaqur me ne! Pra, Ai do të ju thotë: O Banorët e Xhenetit! Po të mos isha i kënaqur me ju, nuk kisha për tu bërë juve banor të Xhenetit Tim!
Pra, kërkoni prej Meje! Pra, ata të gjithë do të përgjigjen me të njëjtën përgjigje: Na trego Fytyrën Tënde në mënyrë që ta shohim Atë! Pra, Zoti - i Gjithëfuqishmi dhe i Lartmadhëruari - do ta heq mbulesën e Tij dhe do ti nderoj ata dhe do ti mbuloj me Dritën e Tij, të cilën, po mos të kishte Dashtë All-llahu - i Lartësuar që të digjen ata, do ti kishte djegur ata.
Dhe nuk do të mbetet asnjë person në atë tubim përveç se Zoti i Tij i Lartësuar do ti flet atij dhe do ti thotë: A të kujtohet dita që e bëre këtë dhe këtë? Dhe Ai do te ia kujtoj disa vepra të këqija të tij në jetën e kësaj bote, pra ai do ti thotë: O Zot! A nuk do të më falesh mua? Pra, Ai do ti thotë: Natyrisht! Ti nuk e ke arritur këtë pozite tuajën (në Xhenet) përveç se me faljen Time.
Pra sa e ëmbël është kjo bisede për veshët dhe sa të qetë janë sytë e devotshëm me shikimin e Fytyrës së Tij Fisnike në Boten tjetër…
{Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara). Që Zotin e tyre e shikojnë...} (El-Kijameh: 22-23)