PERSHKRIMI I URES SE SIRATIT
Thotë Profeti a.s:"Ajo (ura e Siratit) është më e hollë se qimja e flokut dhe më e mprehtë se shpata."
[ltr]Vallë si do e kalojmë këtë sprovë, ndërkohë që ura është më e hollë se qimja e flokut?[/ltr]
[ltr]Pasi Profeti a.s u lexoi shokëve të tij ajetin[b style="color: rgb(0, 0, 0);"]:"Ata, që do të tubohen me fytyrat përmbys në Xhehenem, do të jenë në vendin më të keq dhe më të larguarit prej rrugës së vërtetë."[/b](Furkan, 34)[/ltr]
[ltr]U tha:"Ditën e Kiametit, njerëzit do të tubohen duke ecur në këmbë, gjunjazi ose me fytyra përtokë."[/ltr]
[ltr]Dikush e pyeti:"E si do të ecin njerëzit me fytyrë o i dërguar i Allahut?!"[/ltr]
[ltr]Profeti a.s u përgjigj:"Ai që i bëri të ecin me këmbë, do i bëjë të ecin dhe me fytyrë."[/ltr]
[ltr]Ai që na bëri të ecim në këmbë në këtë botë, do i bëjë besimtarët dhe njerëzit e ndershëm ta kalojnë urën e Siratit, edhe pse është më e hollë se qimja e flokut dhe më e mprehtë se shpata.[/ltr]
[ltr]Direkt poshtë urës së Siratit, do të jetë xhehenemi, i errët dhe frikshëm. Thotë Zoti në Kuran, duke përshkruar xhehenemin[b style="color: rgb(0, 0, 0);"]:"gati për të shpërthyer me furi."[/b] (Mulk, 7)[/ltr]
[ltr][b style="color: rgb(0, 0, 0);"]"Kur ai t’i vërë re prej së largu, ata do t’ia dëgjojnë vlimin dhe rënkimin."[/b] (Furkan, 12)[/ltr]
[ltr][b style="color: rgb(0, 0, 0);"]"Ajo hedh shkëndija të mëdha sa një kala."[/b] (Murselat, 32) Shkëndijat që ngjiten lart nga zjarri i xhehenemit, janë sa një kala.[/ltr]
[ltr]Secili prej nesh do të kalojë mbi urën e Siratit e cila është e vendosur mbi zjarrin e xhehenemit, të cilin e përshkruajnë ajetet e mësipërme.[/ltr]
[ltr]Jo vetëm që do të kalojmë, por secili do të mbajë mbi supe gjynahet që ka vepruar në këtë botë. Thotë Zoti në Kuran:"[b style="color: rgb(0, 0, 0);"]dhe do të bartin gjynahet e veta mbi shpinat e tyre. Eh, sa e shëmtuar është ajo barrë!"[/b] (En'am, 31)[/ltr]
[ltr]Jo vetëm kaq, por kjo urë është e pajisur me çengelë dhe grepa, të cilat hidhen lart për të kapur çdo kënd që kalon në urë dhe për ta hedhur më pas në zjarr të xhehenemit.[/ltr]
[ltr]Kur Abdullah ibnu Revaha dëgjonte ajetin:[b style="color: rgb(0, 0, 0);"]"Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai[/b](Xhehenemi)[b style="color: rgb(0, 0, 0);"]. Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt."[/b] (Merjem, 71) shpërthente në të qara. Të pranishmit e pyesnin se përse qante dhe ai u përgjigjej:"E si të mos qaj kur Zoti më ka njoftuar se do të kaloj mbi atë urë dhe nuk më ka njoftuar se do e kaloj me sukses?!"[/ltr]
[ltr]Një ditë, Profeti a.s kishte mbështetur kokën në prehrin e Aishes dhe po flinte. Aisheja po meditonte rreth Ditës së Kiametit dhe i shpërthyen lotë, të cilët ranë më faqet e Profetit a.s. Duke ndjerë lotët, Profeti a.s u zgjua dhe e pyteti:"Çfarë ke o Aishe? Përse po qan?"[/ltr]
[ltr]Aisheja u përgjigj:"O i dërguar i Allahut! Më erdhi ndërmend Dita e Kiametit dhe pyesja nëse do i kujtojmë familjarët atë Ditë apo jo. A do e kujtojmë njerëz tonë të dashur Ditën e Kiametit?"[/ltr]
[ltr]Profeti a.s iu përgjigj:"Po o Aishe, do i kujtojmë, përveç tre rasteve: Kur të peshohen veprat, kur të fluturojnë regjistrat e veprave dhe kur të kalojmë urën e Siratit."[/ltr]
[ltr]Gjatë kalimit të urës së Siratit, nuk të intereson gjë tjetër përveçse vetja jote. Mund ta dallosh nënën, babanë, bashkëshorten dhe fëmijët, por nuk tregon asnjë interes për ta. Mund ta dallosh vëllain mbi urë duke ulëritur, ndoshta edhe duke rënë, por nuk të shkon në mëndje t'i vish në ndihmë.[/ltr]
[ltr]Ndërkohë që kalon urën, do të shohësh njerëz që bien në zjarr, por do të shohësh edhe të tjerë që të parakalojnë. Ata të parakalojnë atë ditë, ashtu siç të parakalonin në dynja me adhurimin, namazin, lutjet dhe përkushtimin.[/ltr]
[ltr]Kalimi mbi urën e Siratit, do të bëhet pasi të jetë shkatërruar gjithçka në qiej dhe në tokë. Atë ditë nuk ekzistojnë më shtatë qiejt, as edhe toka. Thotë Zoti në Kuranin famë lartë[b style="color: rgb(0, 0, 0);"]:"Ditën, kur Toka do të ndërrohet me tokë tjetër, por edhe[/b][/ltr]
[ltr][b style="color: rgb(0, 0, 0);"]qiejt, të gjithë do të dalin para të Vetmit dhe Ngadhënjyesit Allah."[/b] (Ibrahim, 48)[/ltr]
[ltr]Kur një nga sahatet e dëgjoi këtë ajet, e pyeti Profetin a.s:"Po ne ku do të ndodhemi atë Ditë o i dërguari i Zotit?!"[/ltr]
[ltr]Profeti a.s u përgjigj:"Mbi urën e Siratit."[/ltr]
[ltr]Atë ditë, njerëzit do të jenë në njërin nga tre vendet: Mbi urën e Siratit, në xhenet ose në zjarr.[/ltr]
[ltr]Kur njerëzit të hyjnë në xhenet ose në zjarr, do të merret vdekja dhe do të theret sipër urës së Siratit. Thotë Profeti a.s:"Do të sillet vdekja në formën e një dashi dhe do të theret mbi Sirat. Më pas do të thërrasë një zë:"O banorë të xhenetit, do të jetoni dhe nuk do të keni vdekje. O banorë të zjarri, do të jetoni dhe nuk do të keni vdekje."[/ltr]
[ltr]Kalimi i urës së Siratit është një realitet të cilin do e përjetojmë të gjithë. Një nga shokët e Profetit a.s, pa një ditë një të ri që ecte i shkujdesur, sikur nuk e bënte gajle për asgjë. Ai e ndaloi dhe e pyeti:"O bir! A e din se do të kalosh mbi urën e Siratit?![/ltr]
[ltr]Djaloshi u përgjigj:"Po, e di."[/ltr]
[ltr]Sahabi e pyeti:"A je i sigurt se do e kalosh urën e Siratit në qoshen tjetër?"[/ltr]
[ltr]Djali u përgjigj:"Jo."[/ltr]
[ltr]Sahabi i tha:"Atëherë përse ndihesh kaq i sigurt?"[/ltr]
[ltr]Një mysliman vajti tek një i ditur dhe i tha:"Kur do të ndihemi të sigurt?"[/ltr]
[ltr]I dituri iu përgjigj:"Nuk do të ndihemi të sigurt, derisa ta lëmë pas Siratin."[/ltr]
[ltr]Ura e Siratit është pika më e rëndësishme e cila të ndan nga vuajtjet dhe nga lumturia e amshuar.[/ltr]
[ltr]Në momentin kur të nisesh për të kaluar Siratin, do të dëgjosh zëra të mbytur që vijnë nga xhehenemi, ulërima dhe vuajtje. Do të shohësh edhe çengelët që fluturojnë në ajër për të kapur ata që kalojnë mbi Sirat. Në fillimin e urës, do të përballesh me dy vlera, besueshmërinë (amanetin) dhe lidhjet e gjakut.[/ltr]
[ltr]Thotë Profeti a.s:"Në dy anët e Siratit do të vendoset amaneti dhe lidhjet e gjakut."[/ltr]
[ltr]Aty do të vendoset trajtimi i keq që i ke bërë gruas, edukata e dobët që u ke dhënë fëmijëve, indiferentizmi për çështjen islame etj... Ashtu siç do të vendosen të afërmit me të cilët nuk je sjellë mirë. Secila prej tyre do i thonë Zotit:"O Zot! Mos e lejo të kalojë derisa të na kthejë të drejtën e mohuar."[/ltr]
[ltr]Profeti Muhamed a.s do të qëndrojë tek ura dhe do të lutet për myslimanët duke thënë:"O Zot! Shpëtoji! O Zot! Shpëtoji!"[/ltr]
[ltr]Provoje t'i imagjinosh çastet kur do të vendosësh këmbën e djathtë mbi urën e Siratit. Imagjino sikur ke vendosur këmbën e djathtë dhe bëhesh gati të hedhësh të majtën. A e ndjen sa e hollë është? A e ndjen mprehtësinë e saj? A i dëgjon zërat e banorëve të zjarrit, të cilët nuk e kaluan dot këtë urë? A e shikon filan shok/shoqe që sapo ra nga ura? A e dëgjon zërin e saj duke kërkuar ndihmë?[/ltr]
[ltr]Umeti mysliman do të jetë umeti i parë që do të kalojë urën e Siratit. Këtë e thotë Profeti a.s në një hadith:"Unë dhe umeti im do të jemi të parët që do të kalojmë urën e Siratit."[/ltr]
[ltr]Në fillim, do të jetë errësirë e madhe, saqë nuk dallon asgjë, por menjëherë do të ndizet një dritë. Kjo dritë, do i ndizet çdokujt që kalon Siratin dhe do të ndriçojë sipas forcës së besimit të tij në dynja. Drita e disave do të jetë e madhe sa një mal. E disa të tjerëve do të jetë sa një pemë, disave sa është hija e tyre, disa të tjerëve sa bastuni, disave sa gishti i madh i këmbës, herë ndizet dhe herë u fiket. Atyre do u thuhet:"Ecni mbi Sirat sipas dritës që keni."[/ltr]
[ltr]Po drita jote o vëlla dhe oj motër sa do të jetë atë Ditë? A e keni menduar ndonjëherë se me çfarë drite do të kaloni Siratin? A ke menduar se mund të të fiket kjo dritë në çastet më kritike, sepse ke pasur besim të dobët në këtë botë?[/ltr]
[ltr]Thotë Profeti a.s:"Ka njerëz që do e kalojnë urën e Siratit sa hap e mbyll sytë. Të tjerë do e kalojnë si era dhe të tjerë si shkreptima."[/ltr]
[ltr]Dikush e pyeti:"E si do e kalojë si shkreptima o i dërguar i Allahut?!"[/ltr]
[ltr]Profeti a.s u përgjigj:"A nuk e keni parë shkreptimën që shfaqet dhe zhduket menjëherë? Ashtu do e kalojnë urën e Siratit këta njerëz."[/ltr]
[ltr]Ka të tjerë që do e kalojnë urën me shpejtësinë e një zogu, të tjerë me shpejtësinë e një kalorësi, të tjerë do e kalojnë këmbadoras, të tjerë do e kalojnë duke u zvarritur, të tjerë do të rrëshqasin dhe do të kapen për Sirati dhe ashtu do të kalojë gjer në fund. Ka të tjerë që do e kalojnë pjesën më të madhe të urës dhe me t'u afruar pranë derës së xhenetit, do të bjerë, sepse kanë qenë hipokritë.[/ltr]
[ltr][b style="color: rgb(0, 0, 0);"]"Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai [/b](Xhehenemi)[b style="color: rgb(0, 0, 0);"]. Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt."[/b] (Merjem, 71)[/ltr]
[ltr]Ata që do kenë fatin ta kalojnë shpejt, menjëherë do të gjendet para derës së xhenetit. Kurse ata që do e kalojnë ngadalë, sepse me avashllëk e patën marrë dhe çështjen e fesë në dynja, do të vuajnë. Herë do të rrëzohen, do të ngrihen, do shpohen nga çengelët, do u merren këmbët, do të kërkojnë ndihmë, do të jenë të frikësuar, mbi supe mbajnë gjynahet etj... Në ato çaste atyre u kalon e gjithë jeta para syve. Gjithë dëshpërim kritikojnë veten dhe thonë: Ah sikur të isha falur, ah sikur ta kisha veshur hixhabin, ah sikur të kisha lexuar Kuran...[/ltr]
[ltr]Thotë Zoti duke përgëzuar besimtarët:[b style="color: rgb(0, 0, 0);"]"Ditën që do të shohësh besimtarët dhe besimtaret, me dritën e tyre që shkëlqen para dhe në të djathtë të tyre[/b] (e do t’u thuhet[b style="color: rgb(0, 0, 0);"]):“Lajm i mirë sot për ju: kopshtet e Xhenetit nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të banoni përgjithmonë. Kjo është fitorja më e madhe!”[/b] (Hadid, 12)[/ltr]
[ltr]Kurse mynafikët dhe hipokritët, duke parë besimtarët që e kalojnë urën në dritë, u thonë:"[/ltr]
[ltr][b style="color: rgb(0, 0, 0);"]"Atë Ditë, hipokritët dhe hipokritet do t’u thonë besimtarëve:“Na prisni edhe ne që të marrim nga drita juaj”! Por atyre do t’u thuhet: “Kthehuni prapa e kërkoni tjetër dritë!”[/b](Hadid, 13)[/ltr]
[ltr]Nëse kërkoni dritë, duhet të ktheheni sërish në dynja, atje është burimi i dritës së besimit.[/ltr]
[ltr]Përse e vonon namazin e sabahut o vëlla? Përse e vonon të pajtuarit me vëllain, kushëririn, dajën etj...? Përse e shtyn adhurimin e Zotit? Përse e shtyn veshjen e shamisë o motër? Përse e shtyn kthimin tek Zoti?[/ltr]
[ltr][b style="color: rgb(0, 0, 0);"]Dhe, ndërmjet tyre, do të vendoset një mur me portë: brenda saj ka mëshirë, kurse jashtë saj ka dënim. “A nuk kemi qenë me ju?” - do të thërrasin ata. - “Po, - do t’u përgjigjen, - por ju e çuat veten në tundim, pritët, dyshuat dhe u mashtruat nga vetë dëshirat tuaja të kota, derisa arriti urdhri i Allahut, e djalli ju mashtroi për Allahun!" [/b](Hadid, 13-14)[/ltr]
[ltr]Një e veçantë është se ajeti gjashtë i sures Fatiha është:"[b style="color: rgb(0, 0, 0);"]Udhëzona në rrugën e drejtë!"[/b] ku në arabisht, rruga e drejtë shprehet me fjalët "Sirat mustekim". Pra, ashtu si ura ku do të kalojmë para se të hyjmë në xhenet quhet Sirat, ashtu dhe rruga që duhet të ndjekë njeriu në këtë botë quhet Sirat. Kjo, pasi është e njëjta rrugë dhe urë. Ajo e botës tjetër, nuk është veçse vazhdim i asaj të kësaj bote. Sikur Zoti na thotë: Nëse ecën ashtu siç dua Unë në Siratin e dynjasë, do të bëj të ecësh si të duash në Siratin e botës tjetër. Gjithçka që do të veprosh gjatë Siratit të dynjasë, do e gjesh të konkretizuar në Siratin e botës tjetër. Që nga dita që lind dhe vjen në këtë botë dhe gjer në ditën kur të hysh në xhenet, ti o njeri ecën mbi një rrugë, Sirat, të vetëm. Në momentin që vdes, ti ke shkelur mbi rrugën e botës tjetër, e cila të çon në xhenet ose në zjarr. Grisja e perdes së turpit mes teje dhe Zotit, është çarje dhe grisje e trupit nga çengelët dhe kanxhat mbi urën e Siratit. A e ndjen sa të ngadaltë janë hapat e tu mbi Sirat? Është e njëjta shpejtësi me të cilën ti nxitoje për të zbatuar urdhrat e Zotit në dynja. Fillimi i Siratit të kësaj bote, është ndjekja e profetit Muhamed a.s. Kurse fillimi i Siratit të botës tjetër, është takimi me Profetin a.s, i cili lutet për të gjithë. Fundi i Siratit të kësaj bote është varri, i cili për besimtarit shndërrohet në një nga kopshtet e xhenetit. Kurse fundi i Siratit të botës tjetër është dera e xhenetit. Të devijosh rrugën nga Sirati i kësaj bote, do të thotë[b style="color: rgb(0, 0, 0);"]:"Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar."[/b] (Taha, 124) Kurse devijimi i Siratit të botës tjetër, është rënia përfundimtare në zjarrin e xhehenemit. Fitnet dhe sprovat e kësaj bote, janë çengelët dhe grepat e botës tjetër. Drita e veprave të mira në këtë botë, do të të ndriçojë udhën dhe në botën tjetër, sidomos gjatë kalimit të Siratit.[/ltr]
[ltr]Je ti o njeri ai që e cakton shpejtësinë me të cilën do të kalosh urën e Siratit. Je ti ai që e zgjedh nëse do e kalosh, apo do të biesh. Je ti ai që e zgjedh nëse do të arrish tek dera e xhenetit, apo do të biesh nga Sirati në zjarr.[/ltr]
[ltr]Sepse sureja Fatiha përmban ajetin:"[b style="color: rgb(0, 0, 0);"]Udhëzona në rrugën e drejtë!"[/b] është përzgjedhur për ta lexuar në çdo namaz dhe në çdo rekat. Boshti i sures Fatiha, është pikërisht ajeti i lartpërmendur.[/ltr]
[ltr]Ajetet e para të sures Fatiha, lëvdojnë, madhërojnë dhe lartësojnë Zotin. Ato shërbejnë si hyrje për t'i kërkuar Zotit më pas, që të na udhëzojë në rrugë të drejtë.[b style="color: rgb(0, 0, 0);"]"Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të GjithëmëshirshmitF, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë."[/b] (Fatiha, 1-5)[/ltr]
[ltr]Kurse ajetet që vijnë më pas, shtjellojnë llojin e rrugës (Siratit) të drejtë.[/ltr]
[ltr][b style="color: rgb(0, 0, 0);"]"Në rrugën [/b](sirat) [b style="color: rgb(0, 0, 0);"]e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!"[/b] (Fatiha, 7)[/ltr]
[ltr]Në këtë rrugë, do të gjesh shoqërinë e mirë dhe besimtarët e devotshëm. Treguesit e kësaj rruge të drejtë, janë ata mbi të cilët Zoti ka derdhur mirësitë e Tij dhe ata janë profetët, shokët e Profetit a.s dhe njerëzit e mirë. Ato që të devijojnë nga kjo rrugë, janë dy gjëra: Epshet dhe dyshimet. Përfaqësuesit e këtyre dy faktorëve devijues, përmenden në fjalët e fundit të Fatihasë. Të parët, janë ata që kanë shkaktuar zemërimin e Zotit dhe të dytët janë të humburit. Ata që shkaktuan zemërimin e Zotit, janë ata që ndoqën epshet e tyre, kurse ata që janë të humbur, janë ata që ndoqën ideologji të gabuara.[/ltr]
[ltr]çengelët që do të fiksohen në dy anët e urës së Siratit, do të jenë sipas gjynaheve të vepruara prej tij në dynja. Një nga këto çengelë do të jetë për gënjeshtrat. Ai do të këtë si objektiv të gjithë gënjeshtarët dhe sipas gënjeshtrave, do të jenë dhe dëmet që u shkaktojnë. Një çengel tjetër, ndoshta edhe i madh dhe i mprehtë, do të jetë për të gjithë ato vajza që kanë tradhtuar besimin e familjes dhe janë shoqëruar me djem, duke u ndotur me gjynahe të rënda. Një çengel i frikshëm dhe që do e hedhë dikë nga ura e Siratit, do të jetë distancimi nga adhurimi i Zotit pas muajit të Ramazanit.[/ltr]