islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Thirrja në vendet perëndimore. EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Thirrja në vendet perëndimore. EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
448 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 448 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Thirrja në vendet perëndimore. Empty96%Thirrja në vendet perëndimore. Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Thirrja në vendet perëndimore. Empty0%Thirrja në vendet perëndimore. Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Thirrja në vendet perëndimore. Empty0%Thirrja në vendet perëndimore. Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Thirrja në vendet perëndimore. Empty0%Thirrja në vendet perëndimore. Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Thirrja në vendet perëndimore. Empty1%Thirrja në vendet perëndimore. Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Thirrja në vendet perëndimore. Empty2%Thirrja në vendet perëndimore. Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Thirrja në vendet perëndimore.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Thirrja në vendet perëndimore. Empty
MesazhTitulli: Thirrja në vendet perëndimore.   Thirrja në vendet perëndimore. EmptyFri 25 Jun 2010 - 1:34

Thirrja në vendet perëndimore. Prof._Xhasim_El-mutava Ide të mençura rreth ftesës islame

Prof. Xhasim El-mutava

Thirrja në vendet perëndimore.

Pyetja mbi metodat më efikase të thirrjes islame në perëndim, është një ndër pyetjet që shqetësojnë të gjithë personat e angazhuar në këtë fushë. Vallë si t'ua përcjell perëndimorëve islamin e pastër dhe larg ideve fanatike, ekstremiste apo larg asaj tabloje të ideuar nga mediat?

Gjithkush që përqafon islamin dhe lexon literaturën islame, befasohet me ato që lexon dhe mrekullohet me parimet dhe moralet islame.
Atëherë pyetja që shtrohet është: Si t'ua përcjellim të tjerëve këto parime dhe këtë të vërtetë?

Një musliman i ri nga një vend perëndimor tregon:"Ka njëmbëdhjetë vite që komshiu im më i afërt është një musliman. Megjithatë, unë me islamin jam prezantuar nëpërmjet internetit dhe jo nëpërmjet komshiut tim musliman."

Vallë sa të shumtë janë ata njerëz të cilët e kërkojnë të vërtetën dhe nuk gjejnë burimin e duhur për të? Vallë sa të shumtë janë ata muslimanë, të cilët e ndjejnë veten të tillë, por që nuk dinë asgjë rreth fesë së tyre?

Vizitën e fundit që bëra në Australi, u njoha me një sërë familjesh musimane, të cilët kishin një aktivitet të admirueshëm në fushën e thirrjes islame.

Ata përdornin metoda shumë efektive dhe të tërthorta në përçimin e mesazhit islam, tek popullata vendase.
Australianët kishin një pemë, të cilën e quanin "Pema e çimçakizit". Në fakt, ajo nuk kishte ndonjë gjë të përbashkët me çimçakizin, përveç një lënde ngjitëse si ajo e çimçakizit.

Ajo ishte një pemë e rallë në llojin e vet dhe nuk gjendej asgjëkundi tjetër përveçse në Australi. Australianët e donin shumë dhe krenoheshin me këtë pemë.

Siç ishte e rrallë kjo pemë në Australi, ashtu është edhe islami për ne muslimanët.

Prandaj, Profeti alejhisselam thotë:"Shembulli i juaj mes morisë së popujve të tjerë, është si shembulli i një qimeje të bardhë në lëkurën e një demi të zi."

Kjo na bën ummet të veçantë dhe ajo që na dallon është pikërisht islami dhe parimet e tij të mrekullueshëm.

Rruga e thirrjes islame, kërkon metoda efektive, të pranueshme dhe të reja. Kjo, me qëllim që të fitojmë zemrat dhe simpatinë e njerëzve.

Nëse australianët krenohen dhe mburren me pemën e tyre që është e vetme në llojin e saj, ne krenohemi dhe mburremi me islamin tonë që edhe ai është i vetëm në llojin e tij.

Thirrja dhe ftesa islame në perëndim, kërkon metoda specifike të cilat i përshtaten realitetit perëndimor. Që të kesh sukses në thirrjen islame në perëndim, patjetër që duhet të njohësh mirë ligjet dhe sistemin në fuqi.

Që të depërtosh në të gjithë institucionet e një shteti, patjetër që duhet të posedosh çelësin dhe çelësi në këtë rast është njohja e ligjeve dhe sistemit qeverisës.

Në Australi, fëmijët gëzonin shumë të drejta dhe kushdo që i nëpërkëmb të drejtat e fëmijëve do të përballet me forcën e ligjit dhe masa ndëshkimore të rrepta. Nëse ndonjë organizatë që merret me përkujdesjen e fëmijëve, i trajton keq ose qoftë dhe nuk i ushqen në kohë, ajo do të përballet me masa ndëshkimore nga shteti dhe institucionet përkatëse.

Kështu, njohja e mirë e ligjeve dhe kodit civil, është pjesë e suksesit të fushën e thirrjes islame.
Gjatë qëndrimit tonë në Australi, u njohëm me një familje muslimane, ku burri ishte me origjinë egjiptiane, ndërkohë që e shoqja ishte me origjinë nga Nju Zelanda. Ajo kishte pranuar islamin dhe tashmë quhej Faize. Ndërkohë që emri i saj para islamit ishte Viktori.

Ky çift, kishte tre vite që ishin martuar dhe Zoti u kishte falur një vajzë të cilës i kishin vënë emrin Rahma.

Duke qenë se shteti i ndëshkonte familjet që i trajtojnë keq fëmijët, ky çift kishin vendosur t'a shfrytëzojnë për mirë një fakt të tillë. Nëse një familje i keqtrajtonte fëmijët e saj, shteti ua hiqte të drejtën e kujdestarisë dhe fëmijët ua dorëzonte një familjeje tjetër të cilët kujdeseshin siç duhet për fëmijët.

Kështu, ky çift kishin vendosur të merrnin në kujdestarinë e tyre fëmijë të keqtrajtuar nga prindërit.

Tregon kryefamiljari:"Kjo ide na lindi nga një ngjarje e dhimbshme në Nju Zelandë. Një nga vëllezërit muslimanë, kishte katër fëmijë dhe kushtet e tyre të jetesës ishin të rënda. Duke qenë se shteti i kushton një rëndësi të veçantë përkujdesit të fëmijëve, ndërhyri në këtë rast dhe vendosi që kujdestarinë e këtyre fëmijëve t'ia dorëzojë një familjeje tjetër. Kjo do të zgjaste për disa vite dhe më e keqja ishte se fëmijët do i dorëzoheshin një familjeje jomuslimane. Padyshim që kjo e preku jashtë mase babain dhe nënën e fëmijëve. Atëherë, ne na lindi ideja e krijimit të familjeve muslimane, të cilat përkujdesen për fëmijë që i përkasin kësaj kategorie."

Unë e pyeta vëlla Hamdiun:"Çdo projekt e ka një qëllim. Atëherë çfarë fshihet pas përkujdesjes tuaj për fëmijë që nuk janë tuajit?"

Hamdi:"Nëse na jepet rasti të marrim fëmijë muslimanë, të cilët padyshim do të edukohen me edukatë islame, kjo është më e mira. Por nëse kjo nuk është e mundur, ne pranojmë dhe fëmijë jomuslimanë. Në një rast të tillë, ne nuk u flasim mbi islamin, por u mësojmë normat dhe moralet islame të pasqyruara në jetën tonë. Kështu, duke na parë si ushqehemi, si komunikojmë me komshinjtë dhe me njerëzit që na rrethojnë, ata mësojnë shumë nga islami. Kur të rriten, padyshim që do të mendojnë rreth këtyre sjelljeve dhe moraleve dhe do zbulojnë se ato janë të fesë islame."

Xhasim El-mutava:"Padyshim që kjo është një ide shumë e zgjuar, por ne jemi mësuar të shohim diçka konkrete për sa i përket thirrjes në ftesën islame."

Hamdiu:"Ne si muslimanë, përballemi me një fushatë mediatike shumë të egër kundër islamit dhe vetë neve si muslimanë. Islami është fe madhështore dhe njëkohësisht e fortifikuar. Është vetë Zoti i madhëruar ai që ka dhënë garanci se do e mbrojë. Thotë Zoti në Kuran:"Ne e kemi shpallur Kuranin dhe ne do e mbrojmë atë."

Është obligimi ynë që t'i ftojmë të tjerët në islam kudo që të ndodhemi. Duke qenë se ndodhemi në Australi, ne e kemi detyrë që t'i ftojmë njerëzit në islam, edhe pse rezultatet mund të jenë modeste. Është mirësi dhe begati e Zotit që shumë jomuslimanë, madje familje të tëra kanë përqafuar islamin. Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:"Ajo është feja e shtrenjtë, por që shumica e njerëzve nuk e dinë."

Xhasim El-mutava:"Cilat janë konditat që qeveria australiane ka përcaktuar, me qëllim që të fitoni statusin e një familjeje të përshtatshme për t'u kujdesur për fëmijët?"

Faize:"Me qëllim që të fitojmë statusin e një familjeje kujdestare, duhet të plotësojmë një sërë kriteresh dhe shpesh herë duhet të presësh një vit pas aplikimit.

Fillimisht duhet t'i drejtohesh komisionit për mbrojtjen e fëmijëve. Pastaj duhet të marrësh pjesë në ligjëratat që mbahen për edukimin e fëmijëve, ku pjesëmarrja është shumë e madhe. Pas kësaj, ti ke të drejtë të vazhdosh ose t'a ndërpresësh kërkesën për kujdestari.

Nëse vazhdon, vjen një anëtar i komisionit për të vëzhguar ecurinë e procesit në shtëpi. Gjatë kësaj kohe të duhet të ndjekësh një sërë procedurash. Gjithashtu, duhet të marrësh pjesë dhe në një trajnim prej katër ditësh ku trajnohesh mbi format dhe metodat më efektive për sa i përket kujdestarisë së fëmijëve.

Në fund, vjen një anëtar i komisionit në shtëpi, ku kontrollon kushtet dhe mënyrën e jetesës dhe na pyet mbi arsyet që na shtynë për të marrë fëmijë në kujdestari."

Xhasim El-mutava:"Duke qenë se trajnime të tilla qenkan të detyrueshme për familjarët që do të marrin fëmijë në kujdestari, çfarë keni përfituar ju personalisht nga këto trajnime? Sa zgjasnin këto trajnime dhe çfarë metodash ndiqnin trajnuesit?"

Hamdi:"Ata na mësojnë gjithçka që lidhet dhe ka të bëjë me edukimin e fëmijëve. Shteti ku jetojmë i kushton shumë vëmendje edukimit të fëmijëve. Ata të mbikëqyrin si e trajton fëmijën, si komunikon me të, a e respekton mendimin e tij, si i zgjidh hallet dhe problemet që e shqetësojnë, si ndërhyn në problemet që ka me shokët, nëse interesohesh ose jo për shëndetin e tij, për mbarëvajtjen e tij në shkollë etj... Shkurtimisht, një trajnim i tillë katër ditor, ishte shumë dobiprurës për ne që do të merremi me fëmijët."

Kjo familje, është një ndër familjet muslimane më të suksesshme. Vëlla Hamdiu ka mbi katërmbëdhjetë vite që jeton në Australi, larg vatanit dhe vendlindjes. Ai bashkë me bashkëshorten e tij, tashmë muslimane, vendosën që t'i shërbenin islamit duke u përkujdesur për fëmijët e muslimanëve dhe jomuslimanëve. Kjo ishte një ndër idetë e mençura në rrugën e thirrjes islame.

Kur isha për një vizitë në Hollandë, u njoha me një person musliman. Në Hollandë, nëse një çift i martuar kanë probleme, ndërhyn gjykata duke caktuar një trajnues dhe specialist i marrëdhënieve dhe jetës bashkëshortore. Ky specialist i kësaj fushe, i vëzhgon dhe i viziton çiftin që ka nën kujdestari, dy herë në jave, gjatë një viti. Ai lidh shoqëri si me burrin ashtu dhe me grua, merr pjesë në konfliktet e tyre, zënkat dhe çfarëdo lloj problemi tjetër. Herë ai këshillon bashkëshorten dhe herë të tjera ndërhyn dhe këshillon burrin, sipas rastit. Kjo vazhdon për një vit, derisa marrëdhëniet e tyre të jenë konsoliduar.

Në fund të vitit, ai shkruan një raport të cilin e dorëzon në gjykatë, ku jep dhe mendimin e tij nëse kjo lidhje duhet të vazhdojë ose të ndërpritet.

Personi me të cilin u njoha në Hollandë, kishte marrë liçensë nga institucionet kompetente në Hollandë, që të jetë trajnues i çifteve me probleme. Kështu, gjatë një viti, ai qëndronte me ta, i këshillonte dhe u fliste dhe mbi islamin.

Shohim që idetë dhe mënyrat e përhapjes së mesazhit islam tek perëndimorët dhe të tjerët janë të shumta. Mjafton që njeriu të ketë dëshirën dhe pasionin e nevojshëm për këtë.

Ne në vendet arabe dhe muslimane, përdorim rrugët dhe metodat e drejtpërdrejta për të ftuar njerëzit në islam. Ne përdorim hytbet, ligjëratat, kasetat dhe librat. Kurse në vendet perëndimore thirrja në islam ka nevojë për metoda më efikase, art, aftësi, maturi dhe urtësi.

Ne duhe të kemi parasysh edhe ligjet dhe normat e vendit ku ndodhemi. Për Zotin, perëndimorët kanë nevojë të njohin islamin dhe t’a mbushin boshllëkun që ndjejnë me dashurinë për Zotin dhe fenë.

Njoh një të ri në Amerikë, i cili pranoi islamin që në moshë të vogël, që katërmbëdhjetë vjeç. Për të ftuar njerëzit në islam, ai shpiku një metodë të çuditshme. Ai bleu një bluzë, mbi të cilën shkroi:”Ask me about islam!” (Më pyet mua rreth islamit!) dhe pasi e veshi, doli në treg të takohej me njerëzit. Njerëzit e ndalonin dhe i drejtonin pyetje të ndryshme rreth islamit. Nëse e dinte përgjigjen, u përgjigjej në çast, në të kundërt u merrte email-in dhe pasi të kishte kërkuar në internet për përgjigjen, ia dërgonte me email.

Në disa krahina të Kinës, është e ndaluar hapja e medreseve. Një i ri musliman, me qëllim që të hapë një shkollë ku do të ftonte kinezët në islam, kërkoi leje për hapjen e një instituti për mësimin e gjuhës arabe, gjë e cila lejohej. Një njeri që do të shkojë të mësojë gjuhën arabe, patjetër që do të dëgjojë mbi Kuranin dhe do të lexojë ajetet e tij në arabisht. Kështu, atij i krijohet mundësia të mësojë edhe islamin.

Kështu, në udhën e ftesës islame, ne duhet të kemi parasysh thënien e urtë:”Sipas vendit, bëhet kuvendi.”

Thotë Zoti në Kuran mbi vlerën e ftesës në islam:”E kush është më fjalë ëmbël, se ai që fton në rrugë të Zotit, vepron punë të mira dhe thotë unë jam nga muslimanët!”

Çdo shoqëri dhe çdo komb, kërkon një ligjërim të caktuar, gjë të cilën duhet t’a ketë parasysh ftuesi në islam. Ai duhet t’ju flasë me gjuhën që e kuptojnë dhe t’i përshtatet mentalitetit dhe traditave të vendit.

Zoti i madhëruar, i dërgonte profetët nga gjiri i popullit të tyre dhe që fliste të njëjtën gjuhë me ta.

Një motër muslimane në Australi, shpiku një mënyrë shumë të zgjuar për të ftuar gratë në islam. Ajo caktoi një ditë, të cilën e quajti “One day for call” (Një ditë për të ftuar). Ajo publikoi në disa media të shkruara dhe vizive mbi takimin që do të zhvillohej vetëm për gratë në një sallë të njohur në qytet. Gjatë takimit me gra, u shpërndanë shumë libra dhe broshura, ashtu siç shpërndaheshin ëmbëlsira dhe ushqime të gatshme. Atë ditë u mbajtën katër ligjërata, ku njëra nga gratë foli rreth Zotit, një tjetër rreth dijes në islam, një tjetër mbi profetët dhe e katërta mbi shtyllat e islamit.

Nga kjo përvojë, motra jonë nga Australia u njoh me një murgeshë dhe të dy ranë dakord që të zhvillojnë një takim të përbashkët me gra, ku secila do u fliste mbi mënyrën se si janë njohur me Zotin dhe fenë.

Ne duhet të gjejmë metodat më efikase të thirrjes islame në vendet perëndimore, duke respektuar ligjet. Ne duhet t’i shfrytëzojmë hapësirat që na krijohen në perëndim, për t’u treguar rreth madhështisë së islamit dhe drejtësisë së tij. E veçantë është se jam takuar me shumë perëndimorë që kanë pranuar islamin dhe të gjithë janë krenarë për fenë që kanë zgjedhur.

Burimi:
http://www.ikratv-alb.net/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Thirrja në vendet perëndimore.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Termet ne Gjermanine perendimore
» Siria dëbon ambasadorët perëndimorë
» Xhamia me e madhe ne Evropën perendimore
» Londra - qendër perëndimore për financa islame
» Thirrja vehabiste në selefizëm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tema-
Kërce tek: