--------------------------------------------------------------------------------
Ju drejtohem edhe njëherë juve që kontribuoni për ndalimin e mbulesës. Ua bëj të qartë se nuk trembem aspak nga vendime të tilla. Nuk trembem nga njerëz. Edhe po të jeni aq të fuqishëm që ta arrini këtë qëllim dhe ta bini në fuqi këtë vendim, prapë do të jem ajo që do t’i mirëpres sprovat e tilla, dhe do të ballafaqohem me to deri në atë ditë kur do të vijë një ditë e bardhë për ne.
Këtë shkrim e shkruaj për t’i thënë disa fjalë ty.
Në dorën time kam lapsin me të cilin shkruaj fjalët që u dedikohen juve, që po ashtu edhe ju me laps shkruani vendime që tejkalojnë kufijtë, po me laps të njëjtë që nga fëmijëria punuat me të për të arritur në pozitën që jeni. Po me këtë laps po nënshkruani diçka për të cilën nuk kemi njohuri rreth vlerës dhe rëndësisë së saj.
ALLAHU xh.sh që në ajetin e parë na ka urdhëruar për të mësuar. E ka përmendur lapsin për të treguar çelësin e suksesit për të arritur deri tek dituria.
Prandaj mua këto fjalë më kanë shtyrë që t’ju drejtohem juve të cilët sot jeni aty ku jeni. Jeni aty, me votat e atyre njerëzve të pafajshëm që sot u shkelet e drejta fetare dhe njerëzore, nga personat të cilët i votuan dhe të cilëve u besuan.
A kaq mirënjohës duhet te jeni për te arritur deri në atë pozitë që të keqpërdoresh mirësinë dhe mirëbesimin e tyre?
A deri këtu arritët që të ndërhyni dhe përziheni në çështjet personale?
E pabesueshme por e vërtetë. E vërtetë por e hidhur që të lëndon aq shumë kur para vetes sheh njerëz të cilët luftojnë për ekzistencë. Sepse ekzistojnë mu në atë vend ku ekzistoni edhe ju, por ata ekzistojnë veç në numër, si popull. Derisa luftojnë me shpirt për të siguruar në mënyra të ndryshme kafshatën e bukës për fëmijët e tyre, ju qëndroni aty ku jeni duke mos tregu aspak interes, duke mos ju brejtur ndërgjegjja për personat që janë të nevojshëm për gjerat elementare të jetës.
Ju nuk gjeni dot kohë për t’ju përkushtuar rasteve të tilla sepse jeni orientuar për të marr vendime të pabaza e të pakuptimta.
Kush jeni ju?
Kush jeni ju që mohoni fjalën e ALLAHUT xh,sh?
Me thuani, sipas jush dituria a është në mendje apo trup?
Me thuani, sipas jush meritojnë të shkollohen vetëm ata të cilët kanë kushte të mira materiale e që janë të pajisur me veshje moderne?
Me thuani, sipas jush vetëm mbulesa qenka pengesë në uniform ndërsa miniqi jo a?
Me thuani a praktikohen ne Evropë gjëra të tilla pasi veç e keni si katalog për model?
Padyshim që jo, sepse unë mendoj që aspak nuk i përmbushni kriteret për të shkuar drejt Evropës edhe pse synoni atë qëllim. Nuk e përmbushni përshkak se në Evropë respektohet çdo e drejt e individit, para së gjithash përparësi kanë të drejtat njerëzore, respektohet kombi, raca dhe feja e tyre.
Andaj ju të cilët keni marr këtë iniciativë ju këshilloj, sepse myslimani duhet t’ia dojë vëllait të vetë atë që ia donë vetes. Për këtë shkak ju këshilloj të pendoheni.
Me dhimbseni sepse do te dështoni në këtë aspekt sepse nuk e shihni dot veten se në çfarë humbje jeni ka shkoni dhe çfarë dëmi po shkaktoni. Se afati i qëndrimit tuaj në atë pozitë ka mandat që edhe nëse bie fjala keni 80 vite jetë edhe tërë këto vite i kalon në atë pozitë, një ditë fuqia juaj do te pakësohet e do te jetë e paaftë për të vazhduar më tutje.
Një ditë do të ktheheni te i PLOTFUQISHMI, tek Ai që sundon botën, tek Ai që ta dhuroi mendjen e shëndosh për ta shfrytëzuar si duhet.
Nëse mendojmë që jeni të ditur gaboni sepse dija juaj dhe e jona kanë kufij. Aq dimë sa që po të troket dikush në derë nuk do të kemi mundësi të dimë se kush qëndron prapa derës, përderisa nuk e dëgjojmë zërin, apo nuk e hapim derën të shikojmë. Aq dimë sepse jemi robër të Allahut e kur themi robër nënkuptojmë që jemi të kufizuar në gjithçka.
Prandaj mos pretendoni të miratoni ligje të cilat nuk kërkohen nga ju, sepse ato ligje shumë mirë i ka vendosur ALLAHU dhe pejgamberi i Tij. Si takon askujt të ndërhyjë edhe s’do të mundet të ndryshoj asgjë sepse ajo veç mbetet çështje e përfunduar.
Na mjafton një siguri e plot nga ALLAHU xh.sh sepse Ai e mban premtimin.
Nëse jetojmë për para që i fitoni, qoftë me djersë apo pa djersë, mjafton shembulli i të afërmeve tuaj të cilët kanë vdekur edhe të cilët nuk kanë marrë me vete në varr asgjë. Përveç veprave të tyre që i kanë vepruar në jetë. Ndërsa nëse jeton për respekt, dijeni se respekti fitohet më vetdëshirë dhe vetëbesim e jo me dhunë.
Ju drejtohem edhe njëherë juve që kontribuoni për ndalimin e mbulesës. Ua bëj të qartë se nuk trembem aspak nga vendime të tilla. Nuk trembem nga njerëz. Edhe po të jeni aq të fuqishëm që ta arrini këtë qëllim dhe ta bini në fuqi këtë vendim, prapë do të jem ajo që do t’i mirëpres sprovat e tilla, dhe do të ballafaqohem me to deri në atë ditë kur do të vijë një ditë e bardhë për ne.
KËRKO DITURI NGA DJEPI DERI NË VARR fjala e Pejgamberit a.s. Njeriut i cili nuk diti as shkrim e as lexim, por që arriti qe të korr sukses duke nxjerr njerëzit nga injoranca, duke na nxjerr nga errësirat në dritë. Njeriu më i lavdëruar në rruzullin tokësorë. Njeriu që punoi në mënyrë të drejtë, njeriu që vendosi baza të shëndosha të normave morale e njerëzore. Ndërsa ju sot, bëheni shkaktarë për të penguar arsimimin dhe kthimin e injorancës.
Allahu xh.sh na ka tregu se përderisa një popull nuk e ndryshon gjendjen e vet Ai nuk e ndryshon. Atëherë ju të cilët tregoheni të gatshëm për të ndryshuar shumë gjëra, vraponi e ndryshojeni vetveten, sepse këto ligje ku dëshironi të ndryshoni nuk do t’ia arrini dot edhe nëse fitoni me gjykata. Sepse një ditë do të shkatërrohet gjithçka. Një ditë trupi juaj nga dheu, posa t’ua merr Allahu shpirtin, do të jetë pengesë për të tjerët sa që menjëherë do të varrosin sepse era e të vdekurit kundërmon aq rënde saqë nuk durohet. Andaj mos u bëhuni shumë kryelartë, se u pa se sa vlen njeriu. Se nga toka u krijuam, mbi tokë po jetojmë dhe në tokë do të kthehemi dhe të gjithë do të dalim para Gjykatësit Absolut, Allahut xh.sh.
Atëherë do të përgjigjesh se si e kalove jetën tënde, se si harxhove pasurinë tënde, çka mësove, dhe si e shpërndave atë dituri që e ke nxënë.
Mendo mirë, sepse kalendari po shkon duke u pakësuar. Vitet duke u shtuar e ditët duke u numëruar.
Mendo mirë para se të arrish atje ky s’ka kthim mbrapa.
Ti kushtova këto fjalë ty që ke harruar se ekziston krijuesi i gjithësisë Ai, në duart e të cilit ndodhet shpirti yt. Ai që ta dha mendjen të mendosh e ti nuk shfrytëzon si duhet.
Kujdes!
Kujdes o njeri që bëhesh shkaktarë i zullumit.
Kujdes para se të jetë vonë.
Te ALLAHUT jemi dhe te Ai do te kthehemi.
_