:o
-Falënderimi i takon vetëm Allahut subhanehu ue te'ala, paqja mëshira dhe Lavdimi qoftë mbi të Dërguarin tonë Muhamedin sal-laAllahu alejhi ue selem mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata të cilët pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit dhe më pas.
-Dije se gënjeshtra është prej sëmundjeve më të rënda që i kaplon shoqëritë, është ves me dëme të mëdha sepse nuk mund të paramendohet një shoqëri e mirëfilltë ku bazë e mardhënieve ndërnjerzore është gënjeshtra.
Abdullah ibën Amër ibën Asi [radijall-llahu anhu] trasnmeton se Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ue sel-lem] ka thënë: "Katër cilësi kush i ka është hipokrit i pastër, e kush e ka vetëm një cilësi ai ka një cilësi të hipokrizisë derisa të braktisë atë: kur t’i lihet një gjë në besë e tradhton, kur flet gënjen, kur premton mashtron dhe kur kacafytet pëlcet."
[Transmeton; Buhariu dhe Muslimi]
-Gënjeshtra është nëna e të gjitha të këqijave, dhe origjina e çdo poshtërimi për shkak të përfundimit të keq të saj si dhe rezultat negativ të saj, sepse nga ajo lind shpifja, ndërsa nga shpifja lind urrejtja, ndërsa urrejtja të çon drejt armiqësisë dhe pas kësaj nuk ka më as siguri dhe as qetësi.
Dhe për këtë është thënë:kujt i pakësohet çiltërsia i pakësohet shoqëria.
Ka paralajmëruar Pejgamberi yne Muhamedi sal-laAllahu alejhi ue sel-lem [ paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të ] për gënjeshtrën dhe e ka qartësuar përfunidimin e saj ku ka thënë : " … genjeshtra të çon drejt shthurjes ndërsa shthurja të çon drejt zjarrit dhe njeriu do të vazhdojë të gënjej derisa të shkruhet tek All-llahu gënjeshtar ".
[Transmeton; Buhariu dhe Muslimi]
Gënjeshtra më e madhe është gënjeshtra mbi Allahun "e kush është më i padrejtë se ai që gënjen mbi Allahun apo thotë: mua më shpallet (fjala e Zotit) e atij në realitet nuk i shpallet asgjë "
[En’am; 93]
"e kush është më mizor se ai që trillon gënjeshtër për Allahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: këta ishin që gënjyen ndaj zotit të tyre, pra mallkimi i Zotit qoftë kundër mizorëve."
[Hudë; 18]
Prej shpifjes llogaritet edhe gënjeshtra mbi Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ue sel-lem] i cili thotë: "ai i cili gënjen mbi mua qëllimisht le të përgatit karrigen prej zjarri".
[Transmeton; Muslimi]
Gënjeshtra është cilësi e hipokritëve siç u përmend në hadithin e lartpërmendur, gënjeshtari gënjen për shkak moralit të tij të cekët për këtë ai është shumë larg nga morali islam. "është pyetur Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ue sel-lem] : a mund që besimtari të jetë frikacak? Ka thënë: po. Pastaj është pyetur: e koprrac? Përsëri ka thënë po. Më pas është pyetur: a mund të jetë besimtari gënjeshtar? Ka thënë: jo".
[Muvetta e Imam Malikut]
Cilësia më e urrejtur për Pejgamberin [sal-laAllahu alejhi ue sel-lem] ka qenë gënjeshtra. Aishja [radijall-llahu anha] ka thënë: "Nuk ka patur ndonjë sjellje më të urrejtur për Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ue sel-lem] se gënjeshtra. Nëse ndonjë njeri gënjente në praninë e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] vazhdimisht mendonte për të derisa të pendohej ai njeri."
[Transmeton; Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen]
Nëse njerëzit ikin prej gënjeshtrës për shkak të qenurit të saj ves i neveritur gjithashtu ikin edhe melekët prej këtij vesi siç ka thënë i Dërguari i Allahut sal-laAllahu lejhi ue sel-lem: "Kur njeriu gënjen, largohet prej tij meleku një milje nga fëlliqësira që bën ky njeri."
[Transmeton; Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen]
-Jo vetëm kaq por gënjeshtra është haram edhe n.q.s është ndaj fëmisë së vogël, dhe shumë nga baballarët dhe nënat e neglizhojnë këtë.
Ka thënë Pejgamberi sal-laAllahu alejhi ue sel-lem: " Kush i thotë fëmiut hajde, merre pastaj nuk ia jep atij, ajo është gënjeshtare ".
[Transmeton; Imam Ahmedi]
Dhe në fund lusim Allahun e Lartmadhëruar që t'na ruan nga ky ves i keq dhe të na bëj prej atyre që te Allahu të jemi të pastër dhe me fytyrë të bardh, dhe gjithashtu Allahu na ruajt, që të mos të na vulosë me vulën gënjeshtar, siç ka ardhur edhe në hadithet e tjera të Pejgamberit sal-laAllahu alejhi ue sel-lem.
Salatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin,
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, familjen e tij dhe mbi gjith ata që përcjellin rrugën e tij deri ditën e gjykimit.
E thirrja jonë e fundit është Falenderimi i takon vetëm Allahut subhanehu ue te'ala