Ky është dëgjimi të cilin e lavdëron Allahu i Lartësuar në Librin e Tij. Ka urdhëruar dëgjimin e tij, i ka lavdëruar të gjithë që e praktikojnë këtë, ndërsa i ka qortuar dhe i ka mallkuar ata të cilë nuk e praktikojnë këtë. I ka bërë më të humbur se kafshët. Ata na zjarr (xhehenem) do të thonë:
“Dhe thonë: “Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim prej banorëve të zjarrit.” [1]
Kjo ka të bëjë me dëgjimin e ajeteve të Tij të cilat lexohen dhe të cilat i ka shpallur nëpërmjet Pejgamberit të Tij. Ky dëgjim është themel i imanit në të cilën qëndron ndërtesa e tij. Kjo ndahet në tri pjesë: dëgjimi me anë të vëzhgimit, ndërsa arrihet me shqisën e të dëgjuarit; dëgjimi me kuptim dhe me marrje vesh; dëgjimi që nxit kuptimin dhe pranimin e saj si dhe praktikimin me vepër. Të gjitha këto tre lloje janë përmendur në Kur’an.
Dëgjimin me anë të vëzhgimit e gjejmë në fjalët e Allahut të Lartësuar që kanë të bëjnë me rastin e xhinëve besimtarë, kur thonë: “Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit, që udhëzon në të vërtetën, prandaj ne i besuam atij...” [2]
Këtë e gjejmë edhe në fjalët e Allahut: “O populli ynë, ne dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën e drejtë!” [3]
Ky është dëgjimi me vëzhgim për të cilin direkt është i lidhur imani dhe thirrja e atij me të cilën thirret.
Dëgjimi me kuptim dhe me marrje vesh u është mohuar atyre të cilët i kthejnë kokat e tyre dhe të cilët janë të pakujdesshëm. Allahu i Lartësuar thotë: “Në të vërtetë, ti (Muhamed) nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit e as nuk mund ta bësh të shudhërin të dëgjojnë thirrjen, kur ata kthejnë shpinën.” [4]
Dëgjimi me kuptim dhe pranimin dhe pasimin e asaj në vepër e gjejmë në fjalët e Allahut të Lartësuar kur i përshkruan robërit e Tij mu’minët se kanë thënë: “Dëgjuam dhe respektuam.” [5]
Ky është dëgjim nëpërmjet pranimit dhe përgjigjes që jep fryt të nënshtrimit ndaj Allahu të Lartësuar.
*
[1] El Mulk:10
[2] El-Xhin: 1-2
[3] El-Ahkaf:30
[4] Er-Rum:52
[5] En-Nur:51