Përmallimi për Ramazan
Si është dashuria ime për ata që janë nisur drejt Meje?!”
Si është gjendja juaj me Allahun?
Si ëshë gjendja e përmallimit në zemrat tuaja?
Shpesh herë ndodh që mauaji Rexheb dhe Shaban të na ikin nga duart dhe papritmas të gjendemi në Ramazan dhe na shkon Ramazani duke u marruar me përgatitje apo gjysma e tij apo më shumë ose më pak.
Ne duhet të kujdesemi për hyrjen në këtë muaj, ngase dijetarët për muajin Rexhep dhe Shaban kanë thënë: “Muaji Rexhep dhe muaji Shaban janë muaj të mbjelljes dhe ujitjes, ndërsa muaji Ramazan është muaj i korrjes. Andaj ai që nuk ka mbjellë dhe nuk ka ujitur në këta dy muaj, atëherë nuk ka çka të korrë në muajin e Ramazanit.
Erdhi momenti! Erdhi koha që t’i lësh mëkatet! Që të pendohesh sinqerisht për atë që e ke bërë! Erdhi koha që t’i nënshtrohesh Allahut subhanehu ve te'ala, Atij i Cili të ka krijuar dhe i Cili t’i ka dhënë begatitë e panumërta.
Dije se çelësi i lumturisë tënde në këtë dhe në botën tjetër është vetëm nënshtrimi ndaj Allahut, Atij të Lartësuarit. „ A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para së Vërtetës?!" (El-Hadid, 16)
Qe sa kohë nuk je përmalluar?
Kur ka qenë hera e fundit që e ke ndier se je përmalluar që ta shikosh fytyrën e Allahut? Të ka kapluar përmallimi dhe ke qarë, kanë lotuar sytë e tu nga përmallimi për Zotin tënd.
Kur ka qenë hera e funit që të ka ndodhur kjo?
Kur ka qenë hera e fundit?
Nuk të kujtohet
Ka thënë ibn Xhevziu: “Qaj për një kohë kur ishe në lehtësi dhe rahati dhe për një zemër që është bërë si gur dhe për një kohë në të cilën lidhjet familjare janë zëvendësuar me ashpërsi dhe për një shtëpi pa vigjilencë dhe falje”
Ështe parë Semnuni një ditë në breg të lumit Tigër në dorën e tij e kishte një shufër, me të cilën po e godiste këmbën e tij derisa u davarit mishi i tij ndërsa ai po thonte: “E kisha një zemër me të cilën jetoja, pastaj më humbi me rrotullimet e saj, o Zot, ma kthe atë mua, sepse më është ngushtuar gjoksi në kërkim të saj”
Ka ardhur në Israilijate, se Allahu i ka shpallur Davudit: “O Davud, sikur ta dinin ata që ma kanë kthyer shpinën si është pritja ime me ta, dhe butësia ime me ta, dhe përmallimi im që ata t’i lënë mëkatet e tyre, do të vdesin nga përmallimi për mua dhe do të këputeshin lidhjet e tyre nga dashuria ime.
O Davud, kjo është dëshira ime për ata që më kanë kthyer shpinën atëherë si është dashuria ime për ata që janë nisur drejt Meje?!”
Ai i cili me përmallim e pret ibadetin i shkruhet që është në atë ibadet derisa të hyn koha e ibadetit.