Eh … Përmallimi për Ramazanin
Falenderimi i takon vetëm All-llahut, paqja dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin e Tij salall-llahu alejhi ve selem, dhe më pas;
Me të vërtetë muaji I Ramazanit është pranvera e vitit, dhe muaji më I zgjedhur, dhe ditët më me vlerë, ah sa mysafirë I ndershëm që është ai, mungon tek ne njëmbëdhjetë muaj, kurse qëndron me ne ditë të pakta dhe të numëruara.
Eh përmallimi ... Për të parë hënën e fillimit të tij !
Eh përmallimi ... Për agjërimin gjatë ditës së tij !
Eh përmallimi ... Për namazin e natës në të !
Eh përmallimi ... Për Xhennetet e hapura gjatë tij !
Eh përmallimi ... Për të mirat që dyfyshohen në të !
Eh përmallimi ... Për natën gjatë të cilës ngriten lutjet dhe shëndriten dhikret!
Eh përmallimi ... Për namazet e taravisë !
Eh përmallimi ... Për natën e Kadrit !
Eh përmallimi ... Eh përmallimi ... Eh përmallimi ...
Pra o ti I përmalluarë lute All-llahun që të ta mundëson që ta arrish këtë muaj, atij të cilit All-llahu Subhanehu ve Teala ia ka mundësuar këtë muaj vetëm se i ka dhuruar atij një dhunti shumë të madhe.
Tregon Talha bin Ubejdull-llah : Dy persona nga fisi Beli kishin vizituar Muhammedin salall-llahu alejhi ve selem. Pasi pranuan islamin ishin kthyer te fisi i tyre. Unë i njihja mirë këta dy persona. Pas një kohe njëri prej tyre ra dëshmor në rrugë të All-llahut Fuqiplotë, ndërsa tjetri pas një viti vdiq në shtëpinë e tij. Pasi që me të dy isha i preokupuar shumë një natë që të dy i pashë në ëndërr. Pashë se isha para dyerve të Xhennetit. Me mua ishin edhe ata dy.Duke qëndruar ashtu para dyerve të Xhennetit doli një njeri dhe e morri brenda atë që kishte vdekur më pas. Pas pak kohe i njejti person doli përsëri dhe e morri edhe të dytin, ndërsa mua më tha të kthehem për arsye se ende nuk më kishte ardhur koha. Në mëngjes këtë ëndërr ia tregova shokëve të mi, atyre u thashë se unë mendoja që i pari duheshte të ftohet, ai që kishte vdekur si dëshmor e pastaj ai tjetri, i cili vdiq në shtëpinë e vet, edhe atë pas një viti. Këto fjalë shkuan deri te Muhammedi alejhis-selam. Pas ca ditëve këtë ëndërr vendosa t'ia tregoj edhe vet unë atij të cilit ia përcolla edhe habinë time.
I Dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve selem këtë gjë ma sqaroi kështu:
"A thua vallë, ai që vdiq më pas nuk bëri më tepër ibadet dhe punë të mira, a nuk agjëroi më tepër, a nuk ka shërbyer më shumë sesa ai tjetri i cili vdiq më herët?" (Transmeton Imam Ahmedi dhe sheikh Albani e klasifikon si hasen, sahih)
Pra o ti I përmalluarë, ngrihu dhe përgatitu për pranimin e këtij mysafiri dhe ditët që kanë mbetur nuk të mjaftojnë, dhe ishin selefët tanë (të parët tanë të mire) që përgatiteshin për pranimin e tij gjashtë muaj më herët, lusnin All-llahun që tua mundëson arritjen e tij.
E çka mbeti të themi për kohën e sodit, si shembulli im dhe I yti? Tek të cilët u zgjat neglizhenca, dhe i kanë mundur epshet, dhe i ka mashturar shejtani I tyre, dhe i ka lodhur jeta e kësaj bote !
Para duarëve të tua do t’I vendos disa hapa dhe metoda praktike ashtuqë do ta mundësojnë ty të arrish qëllimin dhe do të shpiejnë ty në gradën më të mirë dhe më me vlerë …
1. Pastro zemrën tënde me lotët e pendimit, dhe ftohe frikën, dhe freskoje pishmanllëkun dhe pendimin, dhe pastroje nga gjurmët e mëkateve ashtu siç e largon papastërtinë nga rrobat tua.
Çudi çështja ime dhe e ytja shohim pluhurinë në rrobat tona, shpejtojmë për t’I pastruar ato, kurse bëhemi të verbër në njollat dhe pluhurinë në zemrat tona.
2. Përkujto mëkatet tua që I ke bërë pas Ramazanit të kaluarë, dhe për çdo mëkatë mblidhe nga një gurralec, e tash grumbulloi gurrlecat e tu, dhe mbaji ato …. Vallë a do të mundesh?!!!
“Ata pa tjetër do të bartin barrën e vet, e me atë veten edhe barrë tjera,...” (El Ankebut 13)
Largoji mëkatet tua me lotin e pishmanllëkut, keqardhejes dhe fundosi ata në detin: Thuaj:“O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është Mëshirues!” (Ez zumer 53)
3. Nëse janë këto ditë të mbjelljes, atëherë pastroje dheun e zemrës tënde nga shirku dhe nifaku (dyftyrësia), nga syefaqësia, vetëpëlqimi, mendjemadhësia, hasedi (xhelozia), urrejta, nga ndikimi I mëkateve … pra nga të shpresohet për korrje dhe frute të mira kurse dheu është I mbushur përplotë me mëkate shkatërruese.
“Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (En Nur 31)
4.Thuaji vetëvetes tënde: “Sikur të ma mundësonë All-llahu që ta arrijë këtë muaj, do të agjëroj me një agjërim lamturisë”
A të kujtohen vëllezërit tu, të cilët vitin e kaluar agjëruan së bashku me ty ?!!
Vetëm se I befasoi vdekja, dhe fytyrat e tyre në mungesë, dhe vendet e tyre në xhami të zbrazura, dhe do të vjen Ramazani e ata nuk do t’I gjenë, e as për ty nuk ka garancion, bëhu I sinqert në dinjitetin dhe vendoshmërinë tënde.
“ … E kur çështja (me rëndësi) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnik ndaj All-llahut.”(Muhammed 21)
“Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.” (El Ahzab 23)
Këto ajete zbritën atëherë kur Enes bin Nadër tha: “Sikur të ma mundësonte All-llahu që edhe njëherë të dëshmoj, do të më sheh All-llahu se çfarë do të veproja !”
5. Ngrite qëllimin, synimin tënd në vepra të mira, kujdesu për farzet (obligativet), shtoji nafilet (fakultativet), dhe zgjohu natën për adhurim, dhe lexo Kur’anin, ndihmo dhe jep sadaka (lëmoshë), mëso për vete dhe mësoji të tjerët, këshillo dhe përkujto.
Ishte Ebu Muslim Khavlani që e vjerrte një shkop në faltoren e shtëpisë së tij, kur neglizhonte dhe përtonte këmba e tij për namaz të natës e rrihte atë me shkop, dhe ai I thoshte : “ Ngrihu … Se pasha All-llahu do të zvarritem së bashku me ty ,derisa që të jet çdo gjë prej teje dhe jo prej meje”! Dhe zgjohej duke thënë: “A menduan as’habët e Muhammedit se vetëm ata do ta shfytëzojnë këtë mundësi dhe do të ndikohen me të (namazin e natës) pa neve?! Asessi … pasha Madhërinë e All-llahut do të garojmë me ata derisa të kuptojnë se pas tyre kanë lënë burra !!
6. Përgatiti ndjenjat tua në respekt dhe adhurim ndaj All-llahut Subhanehu ve Teala, ushtroji sytë e tu me shikim në Librin e shfaqur që shihet: “Gjithësia” dhe në librin që lexohet: “Kur’anin.” Orvate ndëgjimin tënd ndaj dëgjimit të hakkut të vërtetës, stërviti duart tua në dhënien e mundit dhe sakrificës, dhe mësoje gjuhën tënde me dhikër, dhe ndali gjymtyrët tua nga mëkatet.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi. “ ( El Isra 36)
7. Ndërpreji angazhimet në zemrën tënde gjatë Ramazanit, duke I shërbyer nevojave të vetvetes dhe familjes, ashtu që të mos humb koha yte e vlefshhme nëpër rrugë dhe nëpër mjetet e udhëtimit të cilat janë të panevojshme.
8. Ulu para duarve të librit apo para gjunjëve te një edukatori, që t’i mëson kushtet e agjërimit dhe rregullat e tij. Dije All-llahu të mëshiroftë se atij që I është obliguar një çështje I është obliguar edhe të mësuarit e tij se si duhet bërë, po edhe nëse nuk ka mundësi të arrin në grade të lartë të diturisë për shkak të obligimeve, angazhimeve të ndryshme, mirëpo sot ekzistojn mundësi të ndryshme si p.sh. nëpërmjet faqeve të ndryshme të internetit, librave, … etj.
9. Përcaktoji synimet tua gjatë Ramazanit, dhe ai I cili përcakton synimet e tij dhe I planifikon ato si dhe mundohet që t’I realizonë ata, ... shpresohet që ai t’I realizonë të gjitha ata apo një pjesë të madhe prej tyre.
Andaj cilat janë synimet tua gjatë Ramazanit?
Merre lapsin tënd, dhe shkruaji të gjitha synimet dhe caqet, dhe pyete veten: Si t’I realizojë të gjitha këto? Dhe cilat janë mjetet të cilat më shpiejn drej tyre?
10. Ti je në muajin në të cilën ngriten veprat tua tek All-llahu Azze ve Xhel-le, shpeshtoje agjërimin si parapërgatitje për vetveten, le të jetë agjërimi yt para Ramazanit, si dëshmi e dashurisë tënde ndaj Ramazanit, dhe mallëngjimi për të.
Usame ibën Zejdi, radijall-llahu anhu, thotë: I thashë Pejgamberit, salall-llahu alejhi ve sel-lem: Të shoh që më së shumti je duke e agjëruar muajin e Sha’banit? Mu përgjigj: “Ky është muaji që njerëzit e neglizhojnë, sepse gjendet mes Rexhebit dhe Ramazanit. Ky është muaji që ngriten veprat te Zoti i botëve, kurse unë dëshiroj që të më ngriten veprat duke qenë agjërueshëm". (Transmeton Imam Ahmedi dhe Nesaiu. Shejh Albani e ka klasifikuarë hasen (të mire)).
O ti I përmalluarë … Nëse arrinë sytë e tua për të parë henën e re të Ramazanit, atëherë vetëm se të është bërë obligim agjërimi sipas asaj që permendëm më lart, dhe rezultati, fundi, fryti, shpërblimi I gjithë kësaj është “Në Xhennet ka një derë që quhet Rejan. Në ditën e gjykimt ajo do të thotë: Ku janë agjëruesit? Pasi të ketë hyrë dhe agjëruesi i fundit ajo do të mbyllet”. (Buhariu dhe Muslimi.)
A thua vallë cilët njerëz do të hynë të parët në këtë derë, dhe cilëve do të ju mbyllet kjo derë ?!
O Zot na e mundëso që ta arrim muajin Ramazan, dhe na fut në Xhennet permes derës Rejan.