islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
    NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
71 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 71 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
    NË TAKIM ME RAMAZANIN Empty96%    NË TAKIM ME RAMAZANIN Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
    NË TAKIM ME RAMAZANIN Empty0%    NË TAKIM ME RAMAZANIN Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
    NË TAKIM ME RAMAZANIN Empty0%    NË TAKIM ME RAMAZANIN Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
    NË TAKIM ME RAMAZANIN Empty0%    NË TAKIM ME RAMAZANIN Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
    NË TAKIM ME RAMAZANIN Empty1%    NË TAKIM ME RAMAZANIN Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
    NË TAKIM ME RAMAZANIN Empty2%    NË TAKIM ME RAMAZANIN Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

  NË TAKIM ME RAMAZANIN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
REJHANA-ENSAR
Moderator
Moderator
REJHANA-ENSAR


Numri i postimeve : 811
Data e regjistrimit : 07/07/2010
Mosha : 37
Nacionaliteti-Sheti : stuttgart

    NË TAKIM ME RAMAZANIN Empty
MesazhTitulli: NË TAKIM ME RAMAZANIN       NË TAKIM ME RAMAZANIN EmptyMon 23 Aug 2010 - 18:14

Në takim me ramazanin


NË TAKIM ME RAMAZANIN

ا شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِيَ أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَ
Muaji i Ramazanit është muaji i mikpritjes Hyjnore, ai është muaji në të cilin i zbriti Kur’ani i nderuar Pejgamberit të Islamit (a. s.). Muaji i Ramazanit është një sofër e hapur që është shtruar për të gjithë besimtarët. Përfitimi ynë nga begatitë e këtij muaji varet nga shkalla e fisnikërisë së shpirtrave tanë dhe fuqisë shpirtërore që zotërojmë.
Po na vjen edhe një Ramazan. Tani është koha që insani të mendojë për veten e tij. Edhe një vit na u shtua në moshën tonë dhe tani për një vit jemi më të vjetër. Jemi më afër udhëtimit, të cilin nuk mund të shtyjmë as nuk mund ta shlyejmë (anulojmë). A po përgatitemi për këtë udhëtim?! Ai është i gjatë, i mundimshëm dhe i pasigurt. Prandaj, All-llahu (xh. sh.) e ka dhënë tërë dynjallëkun që të përgatitemi për këtë udhëtim. A nuk është absurde dhe për t’u qeshur të ndërtosh shtëpinë në të cilën do të qëndrosh shkurtë si një kalimtar rasti, apo si një musafir?! “Puno për dynjallëkun aq sa do të banosh në të, e për ahiretin aq sa do të qëndrosh atje!” (hadith). Në qoftë se dëshirosh ta dish se çfarë të pret te All-llahu, mendo çfarë do t’i çosh ti Atij”! Ky është edhe një rast tjetër. E Islami vazhdimisht ofron raste, sepse xhehenemi është vendbanim i tmerrshëm. A po mendon ti o vëlla për këtë?! Çfarë ke planifikuar të bësh për këtë Ramazan?
Mirësitë e muajit të Ramazanit
Ramazani gjithnjë ka sjell me vete të mira të mëdha për ummetin mysliman. Në Ramazan është shpallur Kur’ani: “Dhe Ne ua shpallem Librin i cili flet për ju”! A e kemi gjt veten në Librin tonë?! Ta kërkojmë atje? Ç’do të thotë për ne Kur’ani?! Në Ramazan është bërë obligim agjërimi si mjet, e jo si qëllim. As namazi nuk është qëllim, por mjet. As zekati nuk qëllim, as haxhi nuk është qëllim. Këto janë mënyrat e arritjes së qëllimit. Këto janë ibadetet me të cilat arrihet kënaqësia e All-llahut. U bëhet obligim agjërimi: “Leal’lekum tettekun”! Që të jeni të ndershëm. Që të mbroheni nga ajo që shkakton urrejtjen e All-llahut. Që të mbroheni nga zjarri i xhehenemit. Që të mbroheni nga sëmundja. Organike dhe shpirtërore. Sëmundjet e individit dhe të ummetit. Që të mbroheni nga njeri- tjetri. Që ta mbroni shoqërinë, familjen. Të riun, vajzën, djalin. Që të mbroheni nga instinkti dhe epshi. Nga shfrenimi dhe fesadi. “Sumu tesihu”! “Agjëroni, do të jeni të shëndetshëm”! Kështu thotë Pejgamberi ynë Muhammedi (s). “Agjërimi është mbrojtje”! Mendim shumë i shkurtër, por me shumë përmbajtje i Pejgamberit (s). Të mendojmë për të gjitha ato gjëra prej të cilave mbrohemi me agjërim.
Të nderuar besimtarë, po fillon muaji i ditëve të bekuara dhe netëve të mëdha, muaji i zgjimit të muslimanëve dhe ndërgjegjësimit të rinisë muslimane, muaji i përparimit, ngritjes shpirtërore dhe afrimit të muslimanëve nga Burimi i udhëzimit, fuqisë dhe mirësisë.
Që në fillim të këtij muaji, të nderuar besimtarë, po japim mesazhin e All-llahut xh.sh. për këtë Ramazan:
“ O ju që keni besuar, agjërimi është bërë obligim për ju sikurse ishte obligim edhe për ata para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm. Jeni të obliguar ditët e caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëron), atëherë ai (le të agjërojë aq ditë më vonë). E ata që i rëndon (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim ditor i një të varfëri e ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është më mirë për të. Mirëpo, po që se e dini, agjërimi është më mirë për ju. (Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit, që në të filloi të shpallet Kur’ani, i cili është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë si dhe dallues (i së vërtetës nga e pavërteta). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë në ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim e jo ngarkim për ju. T’i agjëroni ditët e lëshuara, që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun dhe për atë që ju udhëzoi ta falenderoni.” (El-Bekare: 183-185).

Të nderuar vëllezër, thonë që brenda vitit më shumë njerëz vdesin nga vetëvrasjet se në luftëra për një përgjigje të vetme në pyetjen përse jetoj. Ai që ka zemër dhe që dëgjon me vëmendje e di përgjigjen – unë jetoj që të njoh dhe të takojë të Vërtetën Absolute dhe t’i shërbej Krijuesit të çdo gjëje që ekziston, i cili është i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdijshmi, i Gjithëmëshirshmi, i Gjithëmiri dhe i Gjithëurti All-llah, i cili e mëson njeriun që në shehadet është fati dhe lumturia, që në namaz është shpëtimi, që në agjërim është urtësia, që në zekat është ndihma dhe në haxhxh është falja. Po, pikërisht ashtu, në agjërim është urtësia, e cila e lidh dynjanë me ahiretin. E lidh zemrën dhe mendjen. Në agjërim është urtësia që butësisht e edukon trupin dhe shpirtin e njeriut. Trupi nuk mundet pa shpirt, por edhe shpirti nuk mundet pa trup. Këto janë dy anë të jetës së tërësishme të njeriut. Në trupin e fuqishëm mund të jetë shpirti i fuqishëm, por në shpirtin e dobët nuk mund të ketë trup të fuqishëm. Në këtë aspekt, Ramazani është koha më e mirë kur mund ta mësojmë trupin që ta dëgjojë shpirtin e shëndosh dhe fisnik, në të cilin është fuqia e trupit të njeriut.
Agjërimi është mënyra më e mirë, e ramazani është koha më e mirë që të njihemi me shpirtin tonë individualisht dhe kolektivisht. Agjërimi është mënyra më e mirë që shpirti të pushojë nga barra e trupit që e mbart. Shpirti ka sy dhe vesh. Shpirti ka shije, aromë dhe prekje (kontakt). Edhe më shumë se kjo – shpirti e ka atë lidhjen e padukshme të jetës të cilën e frymëzon Zoti i Lartësuar dhe të cilën e kultivon deri në exhelin e caktuar. All-llahu, pra, e përcakton agjërimin, siç ua ka përcaktuar atyre para nesh, që njeriu ta heq cipën (pëlhurën) nga sytë me të cilët shpirti e shikon botën, t’i pastrojë veshët me të cilët shpirti dëgjon, që shpirti ta mpreh aromën e vet dhe shijen e vet, që shpirti të përjetojë kontaktin e dy botëve – dynjasë dhe ahiretit.
Njeriu në jetë ka dy cipa të holla të cilat njërën duhet ta shqyejë në këtë botë e tjetrën në atë botë. Kështu në Ramazan njeriu ka mundësinë që ta heq atë cipë nga syri tij që shpirti ta shikojë botën...
Periudha e Ramazanit është koha më e mirë për përparimin shpirtëror. A ka kënaqësi më të madhe se të bësh një hap përpara në botën tënde shpirtërore. Çfarë kënaqësie njeriu përjeton kur bën një hap përpara në botën tij materiale...
Ramazani është një periudhë në të cilën shpirti zgjohet dhe e pastron veten nga papastërtitë e kohës dhe vetëdijesohet në shkallën sa të jetë në gjendje të dallojë të mirën nga e keqja dhe të ngritët në mbrojtje të së vërtetës dhe drejtësisë.
Ramazani është koha e takimit më të dashur të Qiellit dhe Tokës, sepse aty rrodhi lumi i urtësisë nga Burimi qiellor dhe duke rrjedhur arriti të derdhet në zemrën tokësore. Në këtë muaj melaqet zbresin në Tokë si asnjëherë më parë dhe bashkë me ne e presin atë natën e madhe që është më e mirë se një mijë muaj.
Çdo musliman kudo në botë i gëzohet muajit të Ramazanit dhe e pret me padurim ardhjen e tij. Muslimanët e presin me padurim Ramazanin, sepse në të qëndron fuqia e besimtarit, forca pushtuese e atyre që i janë dorëzuar All-llahut (xh.sh.), qetësia e të devotshmëve, shpresa e gjynahqarëve, çlirimi i të nënshtruarve.
Kur afrohej muaji i Ramazanit Pejgamberi (a. s.) thoshte:
“O njerëz, u afrua muaji i Ramazanit, muaji i bekimeve e i bereqetit, muaji i lumturisë e përparimit, muaji në të cilin gjendet nata e Kadrit, që është më e mirë dhe më e vlefshme se një mijë muaj! All-llahu ju ka urdhëruar të agjëroni çdo ditë të Ramazanit, kurse netët e tij t’i kaloni në ibadete vullnetare (nafile). Kush fal nafile në Ramazan, është sikur të falë farz në ndonjë muaj tjetër, ndërsa kush fal një farz në Ramazan është sikur t’i falë 70 farze jashtë Ramazanit. Ramazani është muaji i durimit, e shpërblimi për durim është xhenneti. Ky është muaji i ndihmës së ndërsjellë të muslimanëve, muaji në të cilin besimtarit i shtohet furnizimi (rrizku), kush e ushqen (jep iftar) një njeriu që është agjërueshëm, kjo për të është falje e gjynaheve të tij dhe shpëtim nga dënimi me zjarr të xhehennemit.” (Ibni Huzejme)
Ramazani, të nderuar besimtarë, është rasti më i mirë për ne që ta pastrojmë zemrën dhe ta përtërijmë shpirtin, të forcojmë trupin dhe t’i bëjmë më të mprehta kualitet tona. Ky muaj është i mirëseardhur për ata që janë të sëmurë fizikisht dhe në shpirt. Agjërimi, gjatë një muaji të tërë, i mjekon ata duke u shëruar edhe trupin edhe shpirtin e tyre. Ai bën kurban kënaqësitë e trupit për t’ia bërë dhuratë shpirtit. Për ata që e kanë harruar Zotin, Ramazani do t’ua përkujtojë kontratën që shpirtrat e tyre e kanë lidhur në Ezel me Krijuesin e tyre. Kush e ka humbur durimin, do ta gjejë në këtë muaj, të forcuar e të shumëfishuar. Ata që kanë filluar të tërhiqen nga rruga e drejtësisë, Ramazani do t’ua kthejë qëndrueshmërinë. Në qoftë se në shoqëri është futur virusi i përçarjes, në Ramazan do të fitojë rëndësia e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, solidaritetit dhe ndihmës reciproke të njerëzve, pavarësisht nga dallimet dhe diversiteti i tyre.
Në kopshtin e All-llahut nuk ka asnjë pemë tjetër që i afrohet, që mund të krahasohet me pemën e jetës ramaznore, sepse, ndonëse është një pemë, frytet e saja nuk janë të njëllojta, por pafundësisht të ndryshme dhe të shumëllojshme.
Ramazani është epiqendër për forcimin e fuqisë shpirtërore, psikike e morale në jetën e popullit e të individit... Ky na rikujton të vërtetën e qiejve dhe të tokës, na armatos me fuqi ngadhënjyese, na nxit ta duam lirinë, prej së cilës varet nderi dhe dinjiteti i njerëzimit. Ramazani, pra, na dhuron “të vërtetën”, “fuqinë” dhe “lirinë” gjatë ditëve të urisë dhe etjes... Kushdo që e kupton urtësinë dhe filozofinë e agjërimit, lufton me bindje të plotë për të vërtetën, ngadhënjen dhe arrin qëllimin më fisnik të lirisë, përkatësisht refuzon nënshtrimin dhe robërinë.
Vetëm në pranverën e Ramazanit shpirti musliman kalitet dhe mpreh shkëlqimin e fisnikërisë vetjake në dritën e pastër të Fjalës së All-llahut, të asaj Fjale që kaloi nëpër të gjitha periudhat e historisë së shenjtë dhe erdhi te i Dërguari i fundit tek Muhammedi (s) në Ramazan, në natën e Kadrit.
Vetëm në natën e Ramazanit është nata e 27. Nata e dritës mbi dritat. Nata më e shndritshme se çdo ditë, më e vlefshme se një mijë muaj, më e gjatë se çdo jetë njerëzore. Nata që bëri pajtimin e Qiellit me tokën, Nata e fatit të botës dhe Nata e shkëlqimit të diturisë.
Vetëm në Ramazan ndodh Bedri. Bedri i shpirtit tonë dhe trupit tonë, Bedri i së mirës dhe i së keqes, Bedri i së vërtetës dhe gënjeshtrës, Bedri i jetës dhe vdekjes, Bedri i lirisë dhe robërisë.
Muaji Ramazanit, krijon një atmosferë shpirtërore kolektive. Të gjithë agjëruesit e ndiejnë se në këtë muaj po lind një jetë e re, një mënyrë tjetërndryshe e jetës, një frymë e re ripërtëritëse ramazanore, botëkuptim dhe botë e re e pa parë më herët. Ai është kriteri më i mirë i kohës në vitin ku shpirti mund të disiplinojë trupin që të pushojë nga lakmia e tij keqe. Këtë padyshim e mundëson elementi i parë dhe më i rëndësishëm i Ramazanit, e ai është agjërimi. Agjërimi është faktor i pazëvendësueshëm në edukimin e brezit të ri dhe në formimin e personalitetit të njeriut.
Pejgamberi (a.s.) thotë:
“Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e Xhehennemit dhe pengohen shejtanët”.
Ramazani është edhe muaji i zekatit e zekatu’l fitrit, muaji i flijimit të pasurisë në rrugën e All-llahut për të mirën e përgjithshme.
“Ata të cilët pasurinë e vet e shpenzojnë në rrugë të All-llahut i ngjajnë shembullit të një kokrre prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, e në secilin kalli nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumfishon kujt do Ai. All-llahu ka horizont të gjerë të dijes.” (El-Bekare, 261).
Ramazani është muaji i teravi namazeve, ligjëratave e vazeve, qëndrueshmërisë, gatishmërisë e forcës. Muaji i dashurisë, vëllazërimit, unitetit e solidaritetit: “O agjërues, mos e shuaj vetëm urinë dhe etjen tënde, por shuajë urinë dhe etjen edhe të tjerëve!” Ai është muaji i ibadeteve të shumta, muaji i Kur’anit, Lejletu’l-Bedrit e Lejletu’l-Kadrit. Muaji i ngjarjeve të rëndësishme nga historia islame, datave të shënuara e përkujtimeve të paharruara.

Ramazani është muaji i ndryshimeve
Imani i dobët bëhet më i fuqishëm. Atje ku nuk ka, ramazani është rast që e bën të lind. Flaket negativja, aplikohet e mira. Ngritët niveli i dijes. Përtacinë dhe neglizhencën e zëvendëson kujdesi për veten, për ummetin e vet. Çdo ditë gjak i derdhur musliman, eshtra dhe kafka të nxjerra, persekutime, varfëri, mjerim, uri, sëmundje, lëmoshë. A nuk është kjo arsye e mjaftueshme për të mosfjetur.?! Vëlla dhe motër a mendoni për këtë? A mund të flini të qetë?
Ramazani është muaj i aksionit, veprës, planit dhe dëshirës për “përpjetë”
- Prandaj, ta zgjojmë imanin në vete. Mu’mini është çelës i çdo të mire, ai duhet të pengojë çdo të keqe. Nuk duhet të jetë indiferent apo pjesëmarrës.

- Qëllimi ynë është me ibadet të arrijmë kënaqësinë e All-llahut. Prandaj, çdo gjë shndërrojë në ibadet.
- Syno gjithmonë nga qëllimi më i lartë. Firdevsi është i lartë! Xhenneti është së tepërmi i pastër. Huritë janë tepër të bukura. Pemët tepër të ëmbla.
- Lexo për historinë tënde, mbi Pejgamberet, as’habët, njerëzit me ambicie, lexo për gjeneratën e Salahudin Ejjubit, Muahmmed fatihut.
- Shfrytëzojë çdo minutë për imanin. All-llahu me të betohet.
- Shiko me kë je në shoqëri. “Njeriu e merr fenë e atij me të cilin shoqërohet, le të shikojë ,pra me kë po shoqërohet”! Shtëpinë e viziton vetëm i ndershmi dhe ushqimin e ha vetëm i ndershmi!
- Mos e harro namazin e natës, lutjen, dhikrin. Kujtojë namazin e natës të Pejgamberit.
- Çdo ditë lexim (vird) Kur’ani. Studimi i secilës fjalë, kërkimi i vetes në Kur’an.
- Da’weja. A ke vëlla, motër, babë,nënë, djalë, vajzë. Aman sa janë!
- Vëllezër e motra: All-llahu do të na pyet për jetën, për rininë, për shëndetin, për pasurinë, për diturinë, për çdo gjë që është dashur ta ruajmë dhe të vëmë në shërbim të islamit. E gëzofshi Ramazanin!
O All-llahu Gjithëdijshëm, e dëgjuam urdhrin Tënd të agjërimit në muajin e Ramazanit. Ne i përgjigjemi me sinqeritet dhe modesti dhe të lutemi që t’u ndihmosh të paaftëve, t’ua falësh gjynahet gabimtarëve dhe t’ua pranosh pendimin të penduarve.
O All-llahu i Gjithëmëshirshëm, afroi zemrat tona në ibadet dhe na ndihmo të jemi mirënjohës ndaj begative hallall dhe të largohemi nga rreziku i haramit. Amin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wwww.islami-eshte-drit.albanianforum.net
 
NË TAKIM ME RAMAZANIN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHEJTANI NE TAKIM ME EBU HUREJRËN
» SHEJTANI NE TAKIM ME EBU HUREJRËN
» Lajmet Ditore
» Përsëri një takim me Hoxhë Mazllam Mazllami
» Fjalimet e Kryeministrit të Turqisë me një takim me kryebashkiakët e tij:

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Ramazani-
Kërce tek: