islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Lajmet Ditore EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
32 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 32 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Lajmet Ditore Empty96%Lajmet Ditore Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Lajmet Ditore Empty1%Lajmet Ditore Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Lajmet Ditore Empty2%Lajmet Ditore Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Lajmet Ditore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore EmptyTue 19 Oct 2010 - 13:59

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Ivanov___Strazburg_170393271Ivanov: Askush nuk mundet ta kontestojë identitetin tonë


Nuk ka asnjë shtet, asnjë qeveri dhe asnjë fuqi, e cila mundet t'ua kontestojë të drejtën qytetarëve të Maqedonisë që të kenë identitetin e tyre sepse të drejtat e njeriut janë më të fuqishme dhe më të qëndrueshme nga ndërrimet e qeverive ose politikanëve të caktuar, tha presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në fjalimin me rastin e shënimit të 60-vjetorit të miratimit të Konventës evropiane për të drejta të njeriut.
Ai në emër të kryesimit maqedonas me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës, theksoi se në Maqedoni përmes Marrëveshjes së Ohrit jo vetëm që respektohen, por edhe sendërtohen standardet e vendosura të Konventës.
Ivanov, njofton raportuesi i MIA-s nga Strasburgu, theksoi se një pjesë e këtyre parimeve në disa institucione evropiane nuk zbatohen ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë para se gjithash për shkak të presionit politik nga një vend-anëtar.
"Sot jam krenar edhe si presidenti i Republikës së Maqedonisë, edhe si qytetar i saj që në emër të të gjitha vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës mund t'i dërgoj mesazhe fisnike për promovimin e të drejtave të njeriut në Evropë pikërisht në gjuhën time maqedonase", theksoi Ivanov.
Që Gjykata evropiane për të drejta të njeriut të funksionojë, theksoi ai, për plotësimin e qëllimit të saj, është e domosdoshme vendimet e saj të jenë tërësisht të respektuara dhe të zbatuara nga të gjitha vendet-anëtare.
"Duhet të përforcohet roli i Gjykatës dhe i Komitetit të ministrave që t'i jepet fund mosrespektimit të Konventës evropiane për të drejta të njeriut nga disa vende-anëtare", shtoi Ivanov.
Në vigjilje të shënimit të sotëm, presidenti Ivanov mbrëmë në shoqëri të ministrit të Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski ishte i pranishëm në darkën solemne që me rastin e jubileut të madh e organizoi nikoqiri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland, ndërsa në të cilin ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i KB-së Bank Ki-mun dhe përfaqësues nga 47 vende-anëtare të KE-së.
Në suaza të shënimit do të mbahet panel diskutim për të ardhmen e të drejtave të njeriut në Evropë, me të cilën do të kryesojë Zhan Pol Kosta, ndërsa do të marrin pjesë edhe njerëzit e parë të trupave kompetente të KE-së për luftën kundër trafikut me njerëz, racizmit dhe mostolerancës, torturës dhe trajtimit jonjerëzor, të drejtave sociale dhe mbrojtjes së pakicave kombëtare dhe gjuhëve minorene.
Konventa evropiane për të drejta të njeriut është miratuar nga Këshilli i sapoformuar i Evropës në Romë më 4 nëntor të vitit 1950, ndërsa ka hyrë në fuqi më 2 shtator të vitit 1953. Konventa bazohet në Deklaratën e përgjithshme për të drejta të njeriut të Kombeve të Bashkuara nga viti 1948. Konventa paraqet kornizë për mbrojtje dhe respektim të të drejtave të njeriut dhe liritë themelore. Me të janë vendosur edhe bazat për Gjykatën evropiane për të drejta të njeriut. Nënshkrues të konventës janë të gjitha 47-të vendet e KE-së. Ata janë obliguar të krijojnë kushte për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe ta respektojnë kompetencën e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut. /MIA/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: ICO: Zgjedhjet të bëhen sipas standardeve   Lajmet Ditore EmptyTue 19 Oct 2010 - 14:01

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Zgjedhje_336136452
Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) i ka kërkuar udhëheqësve kosovarë që t'i organizojnë zgjedhjet e pritshme në vend në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Kjo zyrë që bën mbikëqyrjen e zbatimit të planit të Ahtisaarit për pavarësinë e Kosovës, nuk ka deklaruar nëse mbështetë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme deri në fund të këtij viti apo të atyre të parakohshme të përcaktuara më 13 shkurt.
Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Kai Mueller Berner në një deklaratë dhënë BBC-së ka thënë se u takon partive dhe institucioneve në Kosovë që të vendosin për rrugën përpara.
Ai shprehu besimin se subjektet politike do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për zgjedhje, duke respektuar Kushtetutën.
Zëdhënësi Berner theksoi rëndësinë e funksionimit të shtetit të Kosovës dhe përparimin e vendit drejt përmbushjes së obligimeve rajonale dhe atyre evropiane.
Në këtë rrafsh, ai veçoi miratimin e legjislacionit të nevojshëm në Parlament, dialogun e Prishtinës dhe Beogradin dhe organizimin e zgjedhjeve në harmoni me standardet ndërkombëtare.
Vetë shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë, Pieter Feith që është përfshirë këto ditë në konsultat me drejtuesit e institucioneve dhe partive kryesore politike rreth zgjedhjeve, nuk ka dashur të flasë për këtë çështje. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Takim trepalësh Sarkozy, Merkel dhe Mededev   Lajmet Ditore EmptyTue 19 Oct 2010 - 14:02

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Medvedev__Sarkozi_dhe_merkel_252839305
Pas bisedimeve bilaterale, presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, pritën në Deauville presidentin rus, Dmitri Medvedev në një takim trepalësh.
Merkel theksoi se duhet shtuar baza e besimit me Rusinë, njofton Deutsche Welle.
Në qendër të këshillimeve dyditore do të jetë politika e sigurisë. Në nëntor, NATO-ja pritet të shpalosë një vizion të ri për sigurinë, i cili mund të përfshijë një mburojë anti-raketore evropiane.
Ndryshe, Rusia ka refuzuar deri tani ta mbështesë një mburojë raketore, për shkak të drojës se mund të ketë si objekt qytete ruse. Kohët e fundit, presidenti Medvedev ka folur megjithatë në mbështetje të një kornize të re evropiane të sigurisë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Vriten sulmuesit e Parlamentit çeçen   Lajmet Ditore EmptyTue 19 Oct 2010 - 14:04

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Ceceni_988206443
Tetë persona humbën jetën sot në kryeqytetin çeçen, Grozni pasi disa sulmues me armë dhe një vetëvrasës me bombë, sulmuan Parlamentin kombëtar. Në mesin e viktimave janë edhe të paktën katër pjesëtarë të sigurimit të parlamentit ndërsa pas përleshjeve disa orëshe janë likuiduar edhe katër sulmuesit prej të cilëve dy ishin vetëvrarë. Sipas medieve ruse, sulmuesit kanë pasur cak kryetarin e parlamentit Dukuvaha Abdurahmanov të cilin në kohë të duhur e kishin nxjerr nga parlamenti. Sipas informatave të pakonfirmuara, sulmuesit për të cilët besohet se janë anëtarë të grupeve islamike të cilat luftojnë kundër qeverisë pro ruse të Groznit, fillimisht kanë shpërthyer eksplozivin në kohën kur deputetët kanë ardhur në punë. Më pas kanë filluar të shtinë me armë në drejtim të ndërtesës së parlamentit dhe kanë filluar përleshje të hapur me policinë. Incident i këtillë në Çeçeni nuk ka ndodhur një kohë të gjatë, ku për momentin funksionon qeveria që ka mbështetje të plotë të Moskës, kështu që rebelët tentojnë përmbysjen e saj. Në Çeçeni pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, u zhvilluan dy lufta për shkëputje nga Moska, e para në vitin 1990 kurse e dyta në vitin 2000. Ivan Bllazhevski
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: BDI dhe PDSH përplasen për 'spiunët'   Lajmet Ditore EmptyTue 19 Oct 2010 - 14:05

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Shkelzen_1_505738223
Rriten tensionet mes BDI-së dhe PDSH-së për dosjet e tre funksionarëve të lartë të partisë së Ahmetit, të shënjestruar si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. Pas akuzave të një dite më parë të deputetit të BDI-së Talat Xhaferi se dosjet e tre funksionarëve janë fabrikuar nga Hisen dhe Rexhep Musliu, sot personat e akuzuar u kundërpërgjigjën. Ata i quajtën akuzat e Xhaferit, të pa argumentuara dhe paralajmëruan padi penale ndaj tij.“Në çfarë detyre ai u kyç në UÇK. Tre muaj para se të kyçet në UÇK, me cilën funksion aktual të shërbimit sekret ushtarak të ARM-së i kaloi bashkarisë, çfarë detyra mori ai që të kyçet në UÇK dhe ne UÇK ai u kyç me dy emblema. Një emblemë para pjesëtarëve udhëheqësish së UÇK-së e kishte emblemën e UÇK-së kurse përbrenda e kishte yllin të ish Armatës së Maqedonisë, Jugosllavisë dhe si më vonë po ky Talat Xhaferi u bo komandant i brigadës 116 që përfshinte Gostivarin dhe rrethinën” tha Hisen Musliu ish punonjës policie. Në reagimin e Rexhep Musliut, edhe ai i akuzuar nga BDI, thuhet se ‘me plot përgjegjësi penale dhe materiale pohoj se asnjëherë në jetën time dhe karrierën profesionale nuk kam marrë pjesë në akte kriminale të falsifikimit të dokumenteve, as edhe të dosjeve të shërbimeve sekrete në Republikën e Maqedonisë. E porosis Talat Xhaferin dhe partinë e tij se akuzat e lëshuara në konferencën për shtyp do të kenë mundësi t’i argumentojnë para organeve kompetente të gjyqësisë” thuhet në reagimin e Rexhep Musliut. Në BDI përsëritën edhe një herë se fabrikues të dosjeve të tre funksionarëve të tyre është PDSH-ja. Abdylaqim Ademi tha se BDI-ja prej sot nuk do të komentojë dhe as do t’u përgjigjet akuzave të mëtejshme të PDSH-së lidhur me të ashtuquajturat dosje të fshehta. BDI ka punë shumë më serioze se sa të marrë pjese në tragjikomedinë e quajtur “PDSH-UDB” “Më duhet të them në emër të udhëheqësish së partisë sonë, se BDI-ja nuk e ka më mendjen të humbë kohë me këtë parti politike, e cila për shkak se nuk ka çka ti ofrojë elektoratit, mundohet të përçajë popullin, si gjithmonë që ka vepruar që nga themelimi i saj, dhe atë me intriga nga më të ulëtat dhe me fabrikime sipas instruksioneve të strukturave të cilat që nga formimi i kësaj të ashtuquajtur parti politike janë këshilltarë kryesor të saj, dhe atë jo vetëm për formimin por edhe për mënyrën e veprimit të saj” tha zv/kryeministri Abdylaqim Ademi. Ka reaguar edhe partia e Thaçit. “Duhet ta dini, nëse nuk e dini, atëherë jua përkujtojmë se do të viheni përpara drejtësisë gjermane, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë. Kurse këtu në Maqedoni pas rrëzimit nga qeveria, ju spiunë serbë do të keni telashe serioze me gjyqet në Maqedoni. Jeni shastisur krejt dhe nuk dini çfarë bëni. Adresa ku duhet të drejtoheni janë; Beogradi, Komisioni për Lustrim, Gjyqësori qoftë në Maqedoni qoftë jashtë dhe llogarinë përfundimtarë do ta jepni para shqiptarëve, si këtu ashtu edhe para atyre në Kosovë dhe Shqipëri” thuhet në reagimin e PDSH-së. Akuzat e ndërsjella mes PDSH-së dhe BDI-së filluan pasi Shpend Lushi nga Tetova në Komisionin për Lustrim dorëzoi tre dosje të funksionarëve të lartë të BDI-së si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete serbe. Shkëlzen Aqifi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Gruevski: 'Ndihma për lustrimin nuk mungon'   Lajmet Ditore EmptyTue 19 Oct 2010 - 14:07

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Gruevski_647216129
Kryeministri Nikolla Gruevski duke komentuar zhvillimet e fundit rreth procesit të lustrimit dhe dosjeve të funksionarëve të partnerit të koalicionit – BDI, tha se duhet të pritet qëndrimi i institucioneve. I pyetur se a do ta mbështesë qeveria Komisionin për lustrim që të kërkojë dokumente nga Beogradi, Gruevski tha se ndihma nuk do të mungojë.“Sa më përket mua, institucionet i kanë tërësisht duart e lira që të bëjnë atë, bile edhe kanë inkurajim për të bërë atë. Komisioni për lustrim është më kompetent dhe ai duhet të japë orientimin kush dhe si duhet të punojë në atë drejtim. Duhet ato punë ti lëmë ti kryejnë institucionet. Siç mësova, BDI ka lajmëruar se do të kërkojë pastrimin në rrugë institucionale të punëve që u paraqitën periudhën e fundit” tha kryeministri Nikolla Gruevski
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Sponsored content





Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet Ditore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: