Tregohet se Ebu Hurejre ka thënë: “I dërguari i Allahut s.a.v.s. më ka ngarkuar për ta ruajtur në muajin Ramazan zekatin. Erdhi një njeri, i cili kërkonte ushqim dhe mori pa pyetur fare. I thashë: “Do të të padis te i Dërguari Allahut s.a.v.s. E ai më tha: “Unë kam nevojë dhe familja ime ka nevojë të madhe”.
Kështu që e lirova. Të nesërmen i Dërguari i Allahut s.a.v.s më tha: “O Ebu Hurejrete, si veproi dje i zënuri duke marr ushqim?”. I thash: “O i dërguari i Allahut s.a.v.s., më tha unë dhe familja ime jemi në gjendje shumë të vështirë dhe kemi nevojë për këtë ushqim dhe e lirova.”
Më tha: “Ai ka gënjyer, e do të kthehet prapë”. E kuptova se ai prapë do të kthehet, në bazë të fjalës së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. E ai erdhi dhe kërkonte ushqim (merrte ushqim). I thashë se do të padis te i Dërguari i Allahut, e ai më tha: “Më liro vetëm sot, se nuk do të kthehem më, se kam nevojë unë dhe familja ime për së tepërmi”. E mëshirova dhe e lirova.
Të nesërmen në mëngjes i Dërguari i Allahut s.a.v.s. më tha: “O Ebu Hurejre çka veprove dje me të zenurin duke marrë ushqim”. I thotë: “O i Dërguari i Allahut u ankua se ka shumë nevojë ai dhe familja e tij, e u tregova i mëshirshëm dhe e lirova”. I dërguari i Allahut s.a.v.s. i thotë: “Të ka gënjyer dhe gjithsesi ai prapë do të kthehet”. E prita prapë, dhe ai të nesërmen erdhi për të tretën herë. Mori ushqim pa pyetur.
E unë i thash: “Do të të padis te i Dërguari i Allahut s.a.v.s., se kjo është hera e tretë që thua se nuk do të kthehem, ndërsa prapë je kthyer. Ai më tha: “Më lejo të t’i mësoj disa lutje, që kur t’i thuash, Allahu do të të bëjë dobi”. I thash: “Cilat janë ato?” - Kur të shtrihesh në shtrat lexoje Ajetul Kursijen, se Allahu do të të ruajë dhe shejtani nuk mund të të afrohet deri në mëngjes”. E lirova. Të nesërmen në mëngjes i Dërguari i Allahut s.a.v.s. më tha: “Ç’veproi i zënuri duke marrë ushqim pa pyetur dje?”
I thash: “O i Dërguari i Allahut, më tha se do të m’i mësojë disa lutje, të cilat nëse i them më ndihmon Allahu, dhe e lirova. “Cilat janë ato?” – më pyeti. I thash: Më tha: “Kur të biesh në shtrat lexoje Ajetul Kursijen, prej fillimit e deri në fund të ajetit - “E Allahu La i lahe il-la huvel-Hajul Kajum”.
E më tha: “Nëse e thua këtë do të jetë Allahu mbrojtës i yti, ndërsa shejtani nuk mund të të afrohet deri në mëngjes”. i Dërguari i Allahut s.a.v.s. më tha: “E ka thënë të vërtetën edhe pse është rrenacak”. Pastaj më tha: “O Ebu Hurejre, po a e di kush ka qenë në ato tri herë?” I thash: “Po kush o i Dërguari i Allahut?” Më tha: “Ai ka qenë vet shejtani”.