Disa nga fjalimet e Kryeministrit të Turqisë me një takim me kryebashkiakët e tij:
"Dëshiroj që të marrin mësime edhe kryetarët tonë të komunave edhe udhëheqësit partiak."
Disa nga fjalimet le ti hedhim një sy më poshtë :
- Braktisni vilat tuaja luksoze!
-Kryebashkiaku i vërtetë nuk duhet të rrijë larg popullit, qytetit dhe problemeve të tyre, por është gjithmonë mes popullit, përzihet me ta dhe i përjeton problemet e tyre.
-Dua që valiu të ndjejë dhimbje kur shikon fëmijën, tek del në mëngjesin e ftohtë, me këpucë të grisura që nuk e mbrojnë nga i ftohti i rrugës.
- Erdoani u ka bërë thirrje kryebashkiakëve të tij: “Banoni në ato lagje që i keni nën administrim tuaj dhe jetoni në mesin e njerëzve që të njiheni me problemet e tyre, qofshin këto të hasura në rrugë, dyqane, arsimim etj.
-Dua që të kontrollojë shtëpitë e të moshuarve dhe të hyjë në to për të marrë bereqetin e duasë së tyre dhe të vizitojë shtëpitë e të varfërve e t’ju çojë sheqerin, çajin e lëndë të tjera ushqimore për të përballuar vështirësitë e jetës.
-E nëse nuk ka mundësi t’ua përgatisë çajin me duart e veta, le të shkojë me gruan e tij tek këta fukarenj për t’ua përgatitur çajin me duart e saj dhe më pas ta pinë një gotë çaj së bashku. Ne duhet t’i thyejmë dyert e mbyllura mes popullit dhe burokratëve.”
By: Bujamin Salija