Gazeta angleze Daily Telegraph ka kërkuar falje prej Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan.
Gazeta në një artikull të datës 14 shtator 2010 kishte hedhur pretendimin se qeveria turke ka marrë prej Iranit 25 milionë dollarë dhuratë.
Daily Telegraph e cila pranoi se ky lajm është i gënjeshtërt, kërkoi falje prej Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan.
Në deklaratën e bërë në faqen e internetit të kësaj gazete shkruhej:
” Pranojmë se është i gënjeshtërt lajmi me titull “Irani i dhuroi partisë turke në pozitë 25 milionë dollarë” të datës 14 shtator 2010, ku shkruhej se Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan pati takime jo të përshtatshme me autoritetet iraniane dhe pranoi si dhuratë 25 milionë dollarë për ti përdorur në fushatën e zgjedhjeve të ardhshme në Turqi”.
Ne pranojmë se kemi pasur referate të gabuara dhe se ky pretendim është i gënjeshtërt. As Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan dhe as partia e tij nuk kanë pasur një takim të tillë dhe dhurata në fjalë nuk është dhënë prej Iranit. Ne kërkojmë falje prej Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan”.
(TRT)