islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
473 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 473 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? Empty96%Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? Empty0%Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? Empty0%Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? Empty0%Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? Empty1%Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? Empty2%Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
REJHANA-ENSAR
Moderator
Moderator
REJHANA-ENSAR


Numri i postimeve : 811
Data e regjistrimit : 07/07/2010
Mosha : 37
Nacionaliteti-Sheti : stuttgart

Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? Empty
MesazhTitulli: Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin?   Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin? EmptyMon 23 Aug 2010 - 18:22

Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin?


All-llahu i madhëruar në Kur’anin e Shenjtë thotë: “O ju që besuat, agjërimi (saum) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Kaptina El Bekare, Ajeti 183)
“Thuaj: Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve“ (Kaptina el-En`amë, Ajeti 162)
Hutbeja e Profetit tone të dashur mbi Ramazanin: Ibën Kuzaimah (radiallahu anhu) transmetoi nga Selaman el Farisi (radiallahu anhu) se i Dërguari Muhammed (paqja qoftë mbi të) në hutben e ditës së fundit të muajit Shaban ka thënë: “O njerëz, ju po hyni nën hijen e një muaji të madh të bekuar. Një natë në të është më e mire se njëmij muaj. All-llahu (i Madhëruar) bëri obligim agjërimin gjatë këtij muaji dhe inkurajoi njerëzit për adhurim shtesë gjatë netëve të tij. Duke kërkuar afërsi tek All-llahu përmes veprave të mira do të llogaritet sikur realizim i një akti të obligueshëm të adhurimit. Në anën tjetër, të realizuarit e një akti të obligueshëm të adhurimit gjatë këtij muaji do të shpërblehet shtatëdhjetë herë më shumë se sa gjatë muajve tjerë. Është muaji i përpjekjeve dhe shpërblimi për përpjekjet është Xheneti. Është muaji i inkurajimit të të tjerëve dhe muaj gjatë të cilit besimtarët do të kënaqen në begati”. I dërguari vazhdoi dhe tha: “Sigurohuni që vazhdimisht veproni katër gjëra, dy nga të cilat do të kënaqin Zotin tuaj dhe dy të tjerat janë të domosdoshme për shpëtimin tuaj në botën tjetër. Sa për dy gjërat që do të kënaqin Zotin, janë: dëshmimi i njëshmërisë së All-llahut dhe pendimi. Dhe dy të tjerat janë: kërkimi nga All-llahu i të mirave të hyrjes në Xhenet dhe kërkimi nga Ai për largim nga zjarri i Xhehennemit.”
Ja edhe një hadith i cili është me vlerë për tu mbajtur mend, inshallah. Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dërguari i dashur i All-llahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kush nuk heq dorë nga deklarata të rreme (d.m.th gënjeshtra) dhe veprat e këqija, dhe thënia e fjalëve të këqija ndaj të tjerëve, All-llahu nuk ka nevojë që ai të heq dorë nga haja dhe pija (d.m.th. të agjërojë).” (Sahihu i Buhariut: Libri 3, Vëllimi 31, Hadithi 127)
Kur meditojmë mbi natyrën e këtij muaji, duhet të jemi të mahnitur, zemrat tona duhet të mbushen me kënaqësi, pasi që kemi jetuar që edhe një here të përjetojmë këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.
Veprat tona të mira shlyejnë veprat tona të këqija
(mëshirë nga All-llahu – Më Mëshiruesi)
Në emër të All-llahut, Më Mëshiruesit, Më Mëshirëbërësit. Falënderimi i takon vetëm All-llahut. Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Profetin e dashur Muhammed, familjen e tij dhe shokët e tij!
“ … “Ti je i pa të meta, ne kemi dije tjetër përveç atë që na mësove Ti. Vërtetë, Ti je i gjithëdijshmi, i urti!” “ (Kaptina el Bekare, Ajeti 32)
Së pari, le të jetë e njohur se është fakt se jeta pas vdekjes është e sigurtë dhe e caktuar ku secili do të komplensohet për veprat e veta. Veprat tona, të mira dhe të këqia, shkojnë para neve tek All-llahu. All-llahu (i Madhëruar) thotë: “Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (lehvi mahfudh).” (Kaptina Jasin, Ajeti 12) Çdo vepër , e mirë ose e keqe, regjistrohet. Kuptohet do të jenë në llogarinë tone, por llogaria jonë gjithashtu do të rritet me shembullin e lënë pas neve dhe pasojat nga veprat tona, ato do të hyjë në lojë ose do të vazhdojnë të veprojnë pa pushuar edhe pas jetës sonë në këtë botë. Për këtë arsye përgjegjësia jonë morale dhe shpirtërore është më e gjerë se sa ndikon në veten tonë.
Veprat e mira ose të këqija që ata kanë përcjellë dhe efektet ose gjurmët e mira dhe të këqija të disa veprave që ata kanë lënë pas psh. ndonjë libër që ata kanë shkruar, ndonjë dituri që ata kanë mësuar, apo kanë ndërtuar ndonjë xhami, ose kanë lënë ndonjë porosi, të mirë ose të keqe, të gjitha janë të përfshira në të. Dhe përgjithësimi i fjalës “Aathaaruhum” gjithashtu mund të përfshijë ato gjurmë këmbës të cilat janë formuar në tokë duke ecur në ndonjë shërbim (për All-llahun).
All-llahu (i Madhëruar) thotë: “(përkujto) Ditën kur do të thërrasim secilin njeri me prijësin (librin, pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtë asnjë fije.“ (Kaptina el Israë, Ajeti 71). Këtu fjala “Imam” i referohet librit të veprave që do të dëshmojë sipas veprave, qofshin të mira ose të këqija. Ngjashëm, në një ajet tjetër All-llahu (i Madhëruar) thotë: “Dhe vihet libri (i veprave),e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?” dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme – prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejtë askujt.” (Kaptina el Kehf, Ajeti 49).
Prandaj, është fakt se të gjitha veprat tona të mira ose të këqija janë të regjistruara.
Le të pasqyrojmë dhe mendojmë mbi dy pika në lidhje me shpërblimin dhe dënimin:
Pika e pare është se All-llahu (i Madhëruar) nuk bëri të ligjshme dënimet vetëm për të torturuar robërit e vet. Në fakt, Ai e bëri atë me qëllim paralajmërimi dhe mbrojtjeje të robërve të Tij, në rend të pare nga mëkatet. Megjtihatë, në rast të bindjes dhe largimit nga mëkatet, all-llahu thotë: “çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk i shton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm.” (Kaptina en Nisaë, Ajeti 147)
Pika e dytë është se All-llahu (i Madhëruar) na krijoi neve si njerëz, e jo engjëj. Njerëzishmëria jonë na lajthit dhe ne bëjmë gabime. Nëse All-llahu nuk na paracaktoi që të lajthiteshim dhe të bënim mëkate, atëherë Ai do të na krijonte si engjëj. Engjëjt janë krijesa që asnjëherë s’mund të bëjnë gabime ose të mos i binden All-llahut. I Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të ) transmetohet nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se ka thënë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është jeta ime, nëse ju nuk do të bënit mëkate, All-llahu do tu shkatërronte dhe Ai do tu zëvendësonte me ata njerëz që do të bënin mëkate dhe do të kërkonin falje nga All-llahu, dhe ai do t’i falte ata.” (Sahihu i Muslimit, Libri 37, Hadithi 6622)
Megjithatë, kjo NUK do të thotë që muslimani duhet të jetë i udhëhequr nga mëkatet e tij dhe të jet i rrethuar nga trillimet dhe dëshirat e tij. Kjo vetëm do të thotë se nëse muslimani bën mëkat, ai/ajo duhet të ndjejë dëshpërim më pas. Kështu dënimi asnjëherë nuk është aty për të torturuar robin, por për të mbrojtur atë nga mundësia për të bërë mëkat.
Pas të kuptuarit të këtyre dy pikave, ne duhet të dimë se All-llahu (i Madhëruar) mbanë derën e Tij të pendimit hapur për të gjithë ne. Është derë që All-llahu asnjëherë nuk do ta mbyllë derisa muslimani të jetë gjallë.
All-llahu, i Pastër dhe i Madhëruar është Ai, thotë: “Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se vepra e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.” (Kaptina Hudë, Ajeti 114)
Elhamdu lil-lah! Ne të gjithë e dimë se ky është një fakt se All-llahu, nga mirësia dhe mëshira e Tij e pa fund – na falë neve të gjitha mëkatet, sepse All-llahu (i Madhëruar) thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”” (Kaptina ez Zumer, Ajeti 53)
Shumica e mëkateve të vogla (saghaa’ir) shlyhen duke bërë akte adhurimi dhe duke iu shmangur mëkateve të mëdha (kabaa’ir) dhe dëshmi (daleel) për këtë fakt është nga Kur’ani Kerim ky All-llahu (i Madhëruar) thotë: “Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vnd të ndershëm.“ (Kaptina en Nisaë, Ajeti 31)
Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se i Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Pesë namazet prej njërit deri te tjetri, namazi i xhumasë prej njërit deri te tjetri dhe prej një ramazani gjer në ramazanin tjetër, janë pastrues të mëkateve në mes tyre, nëse ruheni prej mëkateve të mëdha.“ (Sahihu i Muslimit, Libri 2, hadithi 450).
Ka shumë vepra të mira të cilat shlyejnë mëkatet e vogla, siç është agjërimi, namazi, abdesi etj. Por, mëkatet e mëdha kërkojnë akte specifike për shlyerje, siç është pendimi i sinqertë, vuajtja e dënimit islam (hadd) mbi atë i cili ka bërë ato mëkate, etj., siç mund të shohim në tekstet në vijim:
Ubade bin el Samit (radiallahu anhu) thotë: “Ishim me Të Dërguarin në një takim dhe ai (Profeti) tha, “Ma jepni besën se nuk do të adhuroni tjetër Zot pos Allahut, nuk do të vidhni, nuk do të bëni zina e as të pini alkool.”. Pastaj (Profeti) ajetin në vijim në të cilin All-llahu thotë: “O Pejgamber, kur të vijnë besimtaret që të japin besën se: nuk do t’i shoqërojnë asnjë send All-llahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri; se nuk do t’i mbysin fëmijët e tyre; se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për (fëmijën e huaj që kanë marrë) se është i tyre; dhe se nuk do të të kundërshtojnë në atë që i urdhëron, atëherë, prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falë ato, se All-llahu është mëkatfalës dhe mëshirues.“ (Kaptina el Mumtehine, Ajeti 12) Profeti shtoi, ‘Dhe kush nga ju i qëndron besnik kësaj (bese) atëherë shpërblimi i tij është me Allahun, e kushdo që bie në ndonjë nga këto mëkate (të mëdha) dhe merr ndëshkimin ligjor për to, atëherë do llogaritet shpagim (falje) për atë mëkat, e kushdo që bën mëkat të tillë (të madh) e Allahu ia mbulon, atëherë çështja e tij është me Allahun. Nëse do e dënon e nëse do e falë atë.” (Sahihu i Buhariut, Libri 8, Vëllimi 81, Hadithi 775). Fraza “merr ndëshkimin ligjor për to” i referohet dënimit të përshkruar sipas islamit (hadd).
Ubade ibën el Samit (radiallahu anhu) transmeton: Apostulli i Allahut gjersa ishim një grup shokësh rrethi tij tha: “Ma jepni besën për: 1. Të mos i bashkoni në adhurim asgjë All-llahut (dmth të mos bëni shirk). 2. Të mos vidhni. 3. Të mos bëni zina. 4. Të mos i vrisni fëmijët tuaj. 5. Të mos akuzoni ndonjë person të pa fajshëm (të shpërndani akuza të tilla mes njerëzve). 6. Të mos refuzoni të bërit vepra të mira (kur u urdhërohet)”. Pastaj Profeti shtoi: “Kushdo që përbush premtimin e tij, do të shpërblehet nga All-llahu. Dhe kushdo që nuk përmbush në cilëndo nga këto dhe dënohet në këtë botë, ai dënim do të jetë shpagim për atë mëkat. Dhe nëse ndonjëri nuk përmbush asnjë nga këto dhe All-llahu fsheh mëkatin e tij, i takon All-llahut të i falë ose të e dënoj atë (në botën tjetër).” ‘Ubade ibën el Samit shtoi: “Kështu ne i dhamë besën për këto”. (Sahihu i Buhariut, Libri 1, Vëllimi 2, Hadithi 17)
Megjithatë, nëse mëkatari vdes në gjendje mëkati që përfshin kufër ose shirk, atëherë All-llahu nuk do t’ia falë në botën tjetër. Nëse mëkatet e tija janë tjera nga këto, atëherë ai person është subjekt i Vullnetit dhe Mëshirës së All-llahut – nëse Ai do Ai do ta dënojë atë, dhe nëse Ai do Ai do ta falë atë. Dëshmi për këtë është në thëniet e All-llahut: “Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).“ (Kaptina en Nisaë, Ajeti 116)
Abdullah Ibën Umer (radiallahu anhu) transmeton: Kam dëgjuar të Dërguarin (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “All-llahu do të sjellë besimtarin aftër Tij dhe do ta strehojë atë me Perden e Tij dhe do ta pyes: A ke bërë këtë dhe këtë mëkat? Ai do të thotë: Po, Zoti im. All-llahu do të vazhdojë të e pyes atë derisa ai do të pranojë të gjitha mëkatet e tij dhe do të mendojë se është i shkatërruar. All-llahu do të thotë: ‘Unë t’i kam mbuluar mëkatet tua në dunja dhe Unë t’i fali ato sot’, dhe atëherë atij do ti jepet libri i veprave të tij të mira. Sa i përket jobesimtarëve dhe hipokritëve (aktet e tyre të këqia do të shfaqen haptazi) dhe dëshmitarët do të thonë: Këta janë njerëzit që gënjyen mbi Zotin e tyre. Ja! Mallkimi i All-llahut është mbi kriminelët.” – shih kaptinën Hudë, ajeti 18. (Sahihu i Buhariut, Libri 3, Vëllimi 43, Hadithi 621)
Ne muslimanët nuk duhet të humbim shpresën në mëshirën e All-llahut pasi që kjo nuk është e lejuar për shkak të fakteve në vijim (dalil):
All-llahu thotë: Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Kaptina ez Zumer, ajeti 53) Dhe All-llahu gjithashtu thotë: “ … “Dënimi im është ai me të cilin e godas cilin dua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë.” (Kaptina El A`rafë, Ajeti 156)
Ebu Mua (radiallahu anhu) transmeton se ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut (paqja qoftë mbi të) duke thënë se All-llahu i Plotfuqishëm dhe i Lavdëruar, shtrin Dorën e Tij gjatë natës në mënyrë që njerëzit të pendohen për gabimet e bëra nga agimi deri në muzg dhe Ai shtrin Dorën e Tij gjatë ditës në mënyrë që njerëzit të pendohen për gabimet e bëra nga muzgu deri në agim. (Ai do të pranojë pendimin) Derisa (koha kur) dielli dielli do të lind nga perëndimi (para ditës së Kiametit). (Sahihu i Muslimit, Libri 37, Hadithi 6644)
Ne gjithashtu duhet të kujdesshëm të mos flasim haptas rreth mëkateve tona dhe të mos lavdërohemi me to në mesin e mive dhe të afërmve tone. Kjo është e ndaluar (haram) dhe është mëkat i MADH. Është një nga rrugët e shpërndarjes së imoralitetit përbrenda shoqërisë, inkurajim i së keqes dhe joshje që të tjerët të bëjnë të këqija të ngjashme. Kjo gjithashtu do të thotë se ne nuk e marrim mëkatin me seriozitet dhe e shohim si të parëndësishëm. Islami na e ndalon nga të bërit gjëra të tilla në termet më të ashpra të mundshme, sikur në hadithin në vijim:
Ebu Hurejra transmeton: E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:”Të gjitha mëkatet e pasueve të mi do të falen përveç të atyre që bëjnë mëkat haptas ose shpalosin mëkatet e tyre para njerëzve. Shembull i një zbulimi të till është kur një person bën mëkat natën ndonëse All-llahu ia mbulon nga njerëzit, dhe ai vije në mëngjes dhe thotë, ‘ O ti dhe ti, unë kam bërë vepër (të keqe) të tillë e të tillë dje,’ ndonëse ai kaloi natën të mbuluar nga Zoti i tij (duke mos ditur askush mbi mëkatin e tij) dhe në mëngjes ai largon mbulesën e All-llahut nga vetja e tij.” (Sahihu i Buhariut, Libri 8, Vëllimi 73, Hadithi 95)
Në bazë të kësaj më sipër, le të pendohemi vazhdimisht sinqerisht për mëkatet tona. Nëse jemi sprovuar me çfarëdo lloj mëkati, të mos flasim haptas mbi të ose të mburremi me të. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për madhështinë e Atij të Cilit i bëjmë mëkat, le të kërkojmë falje nga Ai për mëkatet tona, le të qajmë për mënyrën e gabuar të të jetuarit dhe të tentojmë t’i përmbahemi në mënyrë rigoroze rrugës së All-llahut. Le të jemi të kujdesshëm të mos humbim mëshirën e All-llahut. Nëse ne përmbahemi siç duhet në fenë e All-llahut, ne do të kemi më të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër. Ne e lusim All-llahun të na ndihmojë të e bëjmë atë çka Ai dëshiron dhe me çka është I kënaqur. Amin!
Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se I Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “All-llahu thotë:”Nëse robi Im synon të bëj vepër të keqe atëherë (O Engjëj) mos ia shkruani atë derisa nuk e bën atë; nëse e bën atë, atëherë shkruani siç është, por nëse përmbahet nga të bërit atë për Hirë Time, atëherë shkruani atë si vepër të mire (në llogarinë e tij). (Në anën tjetër) Nëse ai synon të bëj vepër të mire, por nuk e bën atë, atëherë shkruani si vepër të mire (në llogarinë e tij), dhe nëse e bën atë, atëherë shkruani atë për të (në llogarinë e tij) si dhjetë vepra të mira deri në shtatëqind herë’” (Sahihu i Buhariut, Libri 9, Vëllimi 93, Hadithi 592)
Më poshtë janë disa hadithe autentike ku i Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) përcakton disa vepra të mira që janë nga ato të cilat na i fshijnë veprat tona të këqija Le t’i përmendim disa nga ato:
1. Pendimi nga mëkatet. Ebu Musa (radiallahu anhu) transmeton se i Dërguari ka thënë: “Nëse dikush pendohet para se të lindë dielli nga perëndimi, All-llahu do t’ia falë” (Sahihu i Muslimit, Libri 37, Hadithi 6644)
Gjithashtu transmeton Abdullah ibën Umeri (radiallahu anhu) se i Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “All-llahu, Zoti i Nderit dhe Lavdisë, do të pranojë pendimin e robit të Tij deri sa të fillojë koha e tronditjes së vdekjes së tijë.” (d.m.th. Para se shpirti i personit që vdes arrin fytin) (Suneni i Trimidhiut, Hadithi 18)
2. Falja e dy rekatëve namaz dhe kërkim falje pas veprimit të veprës së keqe. Humrani, robi i liruar i Uthamnit transmeton :« Utham ibën Affani (radiallahu anhu) kërkoi ujë për të marrë abdes dhe ja si mori. Lau duart tri herë. Pastaj shpërlau gojën dhe pastroi hundën me ujë (tri herë). Pastaj pastroi fytyrën tri herë, pastaj lau krahun deri në bërryl tri herë, pastaj lau krahun e majtë njëjtë, pastaj fshiu kokën; pastaj lau këmbën e djathtë deri tek nyja tri herë, pastaj lau këmbën e majtë ashtu, pastaj tha: Kam parë të Dërguarin e All-llahut (paqja qoftë mbi të) duke marr abdes kështu si unë. Pastaj i Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) tha: ”Ai që merr abdes kështu si unë dhe pastaj ngrihet (për namaz) dhe fal dy rekate pa lejuar që mendimet e tij të hutohen, gjitha mëkatet e tij janë shlyer ». (Muslimi, Libri 2, Hadithi 436)
3. Këmbëngulja e besimtarit gjatë vështirësive dhe krizave. Ebu Sa’id dhe Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmetojnë se kanë dëgjuar të Dërguarin e All-llahut (paqja qoftë mbi të) duke thënë: “Besimtari asnjëherë nuk preket nga shqetësimet, vështirësitë ose sëmundjet, hidhërimet ose qoftë edhe nga shqetësimet mendore e të mos i shlyhen mëkatet.” (Sahihu i Muslimit, Libri 32, Hadithi 6242)
4. Lutja në fund të çdo takimi. Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Nëse ndokush është në një takim ku bëhen bisedime të pa dobishme dhe thotë para se të çohet të shkojë, (Subhaneke All-llahume vebihamdike esh-hedu en la-ilahe-ila ante, estagfiruke ve etubu ilejke) “I Lartësuar je o All-llah dhe unë filloj me lavdërimin Tënd; dëshmoj se nuk ka zot veç Teje; kërkoj Të më falësh dhe të kthehem i penduar tek Ti”, ai do të falet për atë që mori pjesë në atë takim”. (Suneni i Trimidhiut, Hadithi 2423)
5. Marrja perfekte e abdesit. Utham ibën Affani (radiallahu anhu) transmeton: I Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Ai që ka ma mire abdes, mëkatet do të dalin nga trupi i tij, do të dalin bile edhe nga nën thonjtë e tij.” (Sahihu i Muslimit, Libri 2, Hadithi 476)
6. Realizimi i pesë namazeve mire dhe më përulje. Uthman ibën Affani (radiallahu anhu) ka thënë: i Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) dha vërejtje: “Ai i cili kompletoi abdesin ashtu siç ka urdhëruar All-llahu, i Gjithëfuqishmi, namazet e tij të obligueshme (farzet) do të jenë shlyerje (për mëkatet e tij të vogla të cilat ai do t’i bëjë) gjatë (intervali) mes tyre.” (Sahihu i Muslimit, Libri 2, Hadithi 445)
7. Marrja pjesë në namazin e xhumasë dhe dëgjimi i hutbes pa thënë asnjë fjalë. Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Nëse ndonjëri merr abdes siç duhet, pastaj vije në namazin e xhumasë, dëgjon hutben hutben me vëmendje dhe rri i qetë, mëkatet e tij (të vogla) mes asaj të premte dhe të premtes së kaluar do të falen, duke iu shtuar edhe tri ditë më shumë.” (Sahihu i Muslimit, Libri 4, Hadithi 1868)
8. Agjërimi i muajit të Ramazanit dhe namazi gjatë netëve të tij duke besuar në All-llahun dhe duke kërkuar shpërblim nga All-llahu (i Lartësuar dhe i Madhëruar). Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kushdo që agjëron gjatë muajit të Ramazanit nga besimi i sinqertë dhe shpreson në shpërblimin e All-llahut, atëherë gjithë mëkatet e tij të mëparshme do t’i falen.” (Buhariu, Libri 3, Vëllimi 31, Hadithi 125)
Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: ”Ai i cili fal lutje shtesë (teravi) gjatë gjithë Ramazanit, nga sinqeriteti i tij në besim dhe në shpresë për të fituar shpërblim, mëkatet e tij të kaluara do t’i falen.”(Sahihu i Muslimit, Libri 4, Hadithi 1662)
Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton: “I Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) nxiste (shokët e Tij) të falin namaz (natën) gjatë Ramazanit, duke mos i urdhëruar ata që ta marrin atë si akt të obligueshëm dhe thoshte: Ai i cili fal namaz nate në Ramazan për shkak të besimit dhe duke kërkuar shpërblimin e tij (nga All-llahu), të gjithë mëkatet e tij të mëparshme do t’i falen. Kur i Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) vdiq, kështu praktikohej dhe vazhdoi gjatë kalifatit të Ebu Bekrit deri në pjesën e parë të kalifatit të Omerit”. (Sahihu i Muslimit, Libri 4, Hadithi 1663)
9. Falja e namazit gjatë natë së Kadrit. Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: „Kushdo që ka agjëruar muajin e Ramazanit nga besimi i sinqertë dhe duke shpresuar në shpërblimin e All-llahut, atëherë të gjithë mëkatet e kaluara do t’i falen dhe kushdo që është ngritur për namaz natën e Kadrit nga besimi i sinqertë dhe duke shpresuar në shpërblimin e All-llahut, atëherë të gjitha mëkatet e kaluara do t’i falen“. (Sahihu i Buhariut, Libri 3, Vëllimi, 32, Hadithi 231 dhe Sahihu i Muslimit, Libri 4, Hadithi 1664)
10. Agjërimi i ditë së Arafatit. Ebu katade el Ensari (All-llahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) u pyet rreth agjërimit në ditën e Arafatit (9 Dhulhixh-xhe), ku ai ka thënë: “Shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit që vjen.” (Muslimi, Libri 6, Hadithi 2603).
11. Agjërimi i ditës së Ashures. Ebu Katade el ensari (All-llahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) u pyet rreth agjërimit gjatë ditës së Ashures (10 Muharrem), ku ai ka thënë: Shlyen mëkatet e vitit të kaluar.” (Muslimi, Libri 6, Hadithi 2603).
12 – Kryerja e Haxhxhit dhe Umres. Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kushdo që kryen Haxhin për hirë të All-llahut dhe nuk bën marrëdhënie seksuale me gruan e tij dhe nuk bën keq ose mëkat ai do të kthehet (pas Haxhit i pastër nga mëkatet) ashtu sikur të ket lindur përsëri.” (Buhariu, Libri 2, Vëllimi 26, Hadithi 596).
Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “(Realizimi i Umres) Umreja është shlyerje për mëkatet e bëra (midis atij dhe një më parë). Dhe shpërblimi i Haxhit Mebrur (Haxhit të pranuar nga All-llahu) nuk është asgjë tjetër veç Xhenetit”. (Buhariu, Libri 3, Vëllimi 27, Hadithi 1)
13. Bamirësia. Muadh ibën Xhebeli (radiallahu anhu) transmeton se i Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë : »… A nuk duhet të ju drejtoj drejt portave të së mirës ? Më dëgjoni : Agjërimi është mburojë kundër së keqes, bamirësia shuan (zjarrin e mëkateve) njëjtë sikur që uji shuan zjarrin ». (Suneni i Trimidhiut, Hadithi 29)
14. Dhikër All-llahut – Të përkujtuarit e All-llahut (të Lartësuar e të Lavdëruar). Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dërguari i All-llahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë : « Ai i cili i ka shqiptuar këto fjalë : La ilahe il-lallahu, vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kul-li shej’in kadir (Nuk ka zot veç All-llahut, Një, i cili nuk ka Shok. Pushteti i takon Atij dhe gjithë lavdi është për shkak të Tij dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.) njëqind herë çdo ditë, ka shpërblim për të sikur të kishte edukuar dhjet robër dhe janë regjistruar njëqind virtyte në të mirë të tijë dhe njëqind vese janë fshirë nga lista e tijë. » (Muslimi, Libri 35, Hadithi 6508)
I Dërguari gjithashtu ka thënë : « Dhe ai i cili shqipton ‘Subhan All-llahi ve bihamdihi’ (I Lartësuar qoftë All-llahu, Atij të Cilit i takon Lavdërimi) njëqind herë në ditë, mëkatet e tij do të zhduken edhe nëse janë sa shkuma e oqeanit » . (Muslimi, Libri 35, Hadithi 6508)
Pas leximit të haditheve të mësipërm, ne duhet përkujtojmë se sa i madh është bekimi në veprat e mira dhe nga bekimet është se All-llahu fshin mëkatet dhe i ngrit besimtarët në nivele më të larta. Prandaj, ne të gjithë duhet të përpiqemi që të realizojmë këto vepra të mira dhe ti shtojmë ato ashtu që të ofrohemi më afër All-llahut dhe të fshihen mëkatet tona nga Mirësia dhe Mëshira e All-llahut.
E lusim All-llahun ( e Lartësuar e të Madhëruar) që të pranojë veprat tona të mira, të na largoj nga veprat e këqija dhe të na ndihmojë të përkryejmë dhe forcojë adhurimin tonë për Të.
Paqja dhe Bekimi i All-llahut qofshin mbi të Dërguarin tonë të dashur, Muhammed, mbi familjen e tij dhe gjithë shokët e tij. Amin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wwww.islami-eshte-drit.albanianforum.net
 
Ç’flet Pejgamberi ynë mbi Ramazanin?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Toka flet
» Toka flet!!!
» Gruaja që flet me Kuran
» Erdogani flet për dënimin me vdekje
» Shejh Kardavi flet për revolucionin sirian

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Ramazani-
Kërce tek: