Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Toka flet!!! Mon 3 Sep 2012 - 14:50 | |
| “Toka flet” është titulli i një artikulli të cilin e hasa në një faqe shkencore të revistës DiscoverMagazine.com. Titulli duket paksa i natyrshëm për këtë kohë kur shkencëtarët kanë zbuluar se, përafërsisht, çdo gjë emiton vibratim (dridhje) zëri.
Nëse kjo tani duket e natyrshme, në kohën e shpalljes së Kur’anit, dukej e çuditshme ngase njeriu atëbotë nuk mund ta imagjinonte dot se toka mund të nxjerr dridhje zëri, edhe pse Kur’ani këtë gjë e trajtoi në disa ajete te tij, komenti i të cilave nga dijetarët qe: Allahu i Madhëruar ia dha tokës mundësinë e të folurit kështu që ajo foli. Thotë Allahu: “Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe të tokës i tha: “Qasuni urdhrit Tim me dëshirë ose me dhunë!” Ato të dyja thanë: “Po i qasemi me dëshirë!”. [1]
Për Faraonin dhe grupin e tij pasi që e fundosi për shkak të pabesimit, tha: “Për ta nuk qanë as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat ”. [2]
Nëse iu kthehemi mendimeve të dijetarëve dhe komentuesve të Kur’anit, do të gjejmë se ata nuk ishin luhatur para kësaj të vërtete shkencore aspak. Përkundrazi, ata besuan në të dhe në çdo gjë që solli Kur’ani. “Toka ka folur me zë të vërtetë, e po kështu edhe qielli. Toka ka qarë me zë të vërtetë e po kështu edhe qielli“- sqaruan ata.
Çudia është edhe më e madhe kur shohim se njëri ndër sajtet (faqet) më të rëndësishme në botë për Astronomi,www.space.com, ka publikuar një artikull me titull: “Qielli flet”. Profesori Mark Wetl nga Universiteti i Virxhinias, ka zbuluar se gjithësia në fillim të krijimit të saj ka lëshuar dridhërime zëri si rezultat i furnizimit të befasishëm me gaz që ekzistonte atëbotë. Për këtë zbulim na ka folur Kur’ani, siç pamë më lartë në ajetin 11 të kaptinës Fussilet.
Tregimi nuk merr fund këtu. Dijetarët kanë zbuluar se këto dridhërime zëri të quajtura “infrasound” janë tepër të rëndësishme dhe se ato kanë një pune – rol të ndjeshëm, e që padyshim se kështu paraqet një dhunti të Allahut të Madhëruar për ne. Toka lëshon kësi dridhërime, të cilat janë në fushën më pak se 20 herc (më pak se 20 dridhje në sekondë) para ndodhjes së tërmeteve dhe lëkundjeve të tokës. Këto dridhërime i lëshon po kështu edhe para shpërthimit të vullkaneve si dhe para ngritjes së valëve të detit -tsunamit.
Kur Tsunami e goditi Indonezinë në vitin 2004, me ç’rast morri qindra mijëra viktima, kishte ndodhur kjo që potencuam sipër. Qentë kishin ikur nga ajo zonë ndërsa elefantët në kopshtin e kafshëve kishin filluar të gërdallin e gërnjarin (lëshojnë zërin e tyre) dhe të frikësohen, dukuri kjo që nga dijetarët u komentua: Kafshët dëgjojnë këto dridhërime zëri dhe kanë frikë prej tyre.
Dijetarët kanë zbuluar se elefanti bën bisedë me këto dridhërime infrasound derisa balenat iu flasin balenave me këto dridhërima që përhapen me mijëra kilometra. Çudia është edhe më e madhe kur mësojmë se elefanti dëgjon dridhërimat e ulëta të zërit, të cilat njeriu nuk i dëgjon dhe të cilat ia paraprijnë erërave (stuhive), kështu që ik prej tyre. Po kështu edhe shembja e madhe e akullit paraprihet me dridhërima zëri të ulëta, gjë që bën dijetarët të shfrytëzojnë rastin dhe t’i lajmërojnë herët tërmetet, vullkanet apo fatkeqësitë tjera natyrore.
Allahu i Madhëruar këto dridhërime të ulëta zëri para ndodhisë së ndonjë vullkani apo fatkeqësie tjetër natyrore, si: tërmetet, etj, i bëri si paralajmërim për kafshët që të ikin prej vendit ku do të shpërthejë vullkani. Allahu i Madhëruar i pajisi kafshët me organe që dëgjojnë këto dridhërime ndërsa njeriu (mendjemadh) edhe sot nuk ka arritur dot të zbulojë ndonjë aparat që do ta lajmëronte më herët ndodhjen e këtyre tërmeteve e dridhjeve të tokës. I Lartëmadhëruar qoftë Allahu!
Shikoni se si Allahu i Madhëruar çdo gjë e nënshtroi në shërbim tonin. Thotë Allahu: ”Dhe për ju nënshtroi gjithë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumente”. [3]
Ty të takon falënderimi për këto begati i Zoti i qiejve dhe tokës. Të lusim që të na bësh dobi me këtë dituri ngase Ti dëgjon, je afër dhe i përgjigjesh lutjeve tona!
www.sinqeriteti.com
Autor : Abdu’d daim el-Kehil Burimi: www.55a.net/ firas/arabic/ ?page=show_ det&id=1446&select_page= 10 Përshtati në shqip : Sedat Islami
[1]Fussilet, 11 [2]ed-Duhan, 29 [3]el-Xhathije, 13 | |
|